Të bukurat e fshehura nga Marubët

Publikuar: 03.07.2013 - 10:17

Shkodėr, 3 korrik -  Femrat qė frymėzuan Marubėt. Nga ēingijet e Elbasanit, te shkodranet e heshtura qė u zhveshėn nė studion e fotografėve… Historia e nudos sė parė shqiptare dhe sekretet qė i morėn me vete pėrgjithmonė, pėrbėjnė shkrimin e gazetės ‘Shqip’ pėr njė segment tė frymėzimit tė Marubėve.

Pjetėr Marubi linte shpesh Shkodrėn pėr tė udhėtuar drejt Elbasanit pėr tė parė ēingijet. Nė “Hamamin e Shabanajve” nė qendėr tė qytetit, me syrin e njė artisti ai shijonte vallėzimin, veshjet e bukura dhe ledhatimet qė vajzat e bukura tė qytetit ua bėnin burrave qė shkonin aty. Kostumet popullore plot shkėlqim dhe inxhi, zbukurimet me fije ari i bėnin kėto femra joshėse pėr sytė qė i vėshtronin…

Nė qytet tė moshuarit vazhdojnė tė tregojnė histori mbi jetėt e kėtyre vajzave tė bukura, qė dikur kanė jetuar nė qytet. Ashtu si geishat ato nuk martoheshin, por mund tė lidhnin dashuri me njė tė dashur qė nuk i lėshonte deri nė vdekje, edhe pse mund tė ishte i martuar. Kėto femra, qė fshinin pėrtej buzėqeshjes njė jetė plot tė fshehta, ishin interesante dhe pėr aparatin fotografik tė Pjetrit, i cili kujtimet me imazhe femrash tė lira, i kishte thellė nė adoleshencėn e tij nė Itali.

Ai i frekuentonte shpesh kėto hamame, ku nuk e dimė nė gjente “paqen” e njė burri, por subjektet e mrekullueshme pėr fotografitė e tij. E veshur me njė palė ēitjane tė gjata plot lule, njė kėmishė me jaka, flokėt e hedhur pas kokės, dhe me duart e vendosura plot delikatesė mbi gju, ēingija nė foton e realizuar nga Marubi flet me sytė e saj tė mėdhenj. Kjo foto ėshtė realizuar pas njė mbrėmjeje tė gjatė argėtimi, qė duket se nuk e ka lodhur kėtė grua.

Ajo duket e gatshme ta vazhdojė vallėzimin edhe pas kėsaj fotoje. Pėrtej morisė sė fotove tė realizuara pėr ngjarjet mė tė njohura tė kohės qė jetoi, Pjetėr Marubi ėshtė i pari qė i dha formė imazhit femėror nė foto. Nė kohėn e njė shoqėrie patriarkale pėr sa i pėrket rolit tė femrės nė jetėn aktive, Pjetri u pėrpoq tė vendoste nė fotot e realizuara prej tij, shenjat e para qė vinin nė pah sensualitetin dhe elegancėn femėrore.

Ai kėrkonte tė fokusonte ecjen e natyrshme dhe kaq femėrore qė ato bėnin nė rrugicat qė i ēonin pėr nė shtėpi, apo vėshtrimet e ndrojtura kur bėnin pazar. I tėrhequr si ēdo artist nga trupi femėror, studiues tė fotografisė mendojnė se nga aparati i Pjetėr Marubit zė fill dhe nudoja e parė shqiptare, megjithėse mjeshtri ka ditur t’i fshehė me kujdes ato. Si piktor, skulptor, apo arkitekt Pjetėr Marubi nuk kishte si tė mos depėrtonte thellė qenies femėrore, pėr tė plotėsuar kutinė magjike tė fotografive tė tij.

Njė foto e gjetur vetėm pak kohė mė parė, e vėrteton kėtė. Portreti i malėsores e cila ka zbėrthyer kėmishėn duke nxjerrė gjoksin jashtė, realizuar nė vitin 1878, ėshtė vetėm njė prej morisė sė fotove qė janė fshehur thellė nga artisti. Nė tiparet e egra tė vėshtrimit tė gruas qė nga veshja duket se ėshtė malėsore, Pjetri ka nxjerrė nė pah anėn e saj femėrore, nė njė mėnyrė erotike. Femrat qė kanė pozuar duhet tė kenė qenė tė besuara tė artistit duke pasur parasysh kohėn. Mrika ėshtė njė tjetėr femėr shkodrane e cila ka shėrbyer si modele pėr pasardhėsin e Pjetrit, Kel Marubin.

Ajo duket qė s’i ka kaluar tė 20-at,  e veshur me fustanin tradicional tė kohės, duket e trishtuar, teksa pozon jashtė nė murin e shtėpisė. Krejt ndryshe shfaqet nė studion e fotografit, ku me duart e vendosur mbrapa kokės mundohet tė bėhet lozonjare. Portretet e grave tė realizuara nga Kel Marubi janė pothuajse tė njėjta. Pėr tė dalė nė fotografi, ato pėrgatiteshin gjatė. Vishnin kostumet mė tė shtrenjta, rregullonin flokėt duke i zbukuruar me kapėse e karfica tė mira, dhe vendosnin nė fytyrė njė buzėqeshje.

Rasti i femrave pėr tė bėrė njė foto mund tė ishte ndoshta dhe vetėm njėherė gjatė gjithė jetės sė tyre. Ndaj nė foto ato duhet tė ishin tė lumtura dhe duhet tė shfaqnin anėt e tyre mė pozitive. Ato pozonin vetėm, por dhe me familjarė ose shoqet. Fotot e grave myslimane janė tė shumta nė koleksionin e madh tė fotove tė Marubit. Gegė Marubi, njeriu qė mbylli dhe ciklin e artė tė njė dinastie e cila ėshtė dhe shkolla e vėrtetė e fotografisė shqiptare, do t’i shihte femrat me njė tjetėr vėshtrim.

I shkolluar nė Paris dhe i rritur pranė njė babai si Kel Marubi, Gega erdhi nė Shqipėri me tė vetmen dėshirė tė vazhdonte traditėn e Marubėve. Ai u bė njė nga dėshmitarėt kryesorė me fotot e tij i Luftės sė Dytė Botėrore, por dhe i momenteve tė tjera tė rėndėsishme tė kohės kur jetoi. Dhe pse jetoi nė kohėn e komunizmit, fotografitė e femrave tė realizuara prej Gegės, mbartin shumė jetė brenda.

E ulur nė njė divan klasik dhe e veshur me njė fustan tė gjatė, me njė sėrė rruazash tė rėnda nė qafė, Princesha Faėzia bint Fuad, e bija e sulltanit tė Egjiptit, Fuad, dhe gruaja e parė e Shahut tė Persisė, e quajtura nga mediat si “venusi i Azisė” ruan prej Gegė Marubit njė prej fotove mė tė bukura tė saj. Plot dritė ėshtė dhe fotoja e Pina Palokė Pjetrit, realizuar mė 1943, me flokėt me onde dhe njė kryq qė i dallohet mbi fustanin e zi. Lola Gjoka shfaqet e qeshur me fustanin me pika teksa pozon nė studion e Gegė Marubit.

E veshur me kostum popullor, me portretin e saj tė njohur, kėngėtarja Tefta Tashko Koēo, ėshtė fotografuar nga Gega. Nė objektivin e fotografit femrat kanė ardhur bashkė me kohėn nė tė cilėn kanė jetuar. Ėshtė e vėshtirė tė gjesh njė femėr krejtėsisht tė ēlirėt teksa pozon jashtė studios sė fotografit. Tė vetmet foto ku shfaqen elementė artistikė, ku femrat shfaqen dhe nė rolin e modeles janė ato brenda studios. Negativat e ruajtura prej vitesh nga Marubi janė dhe njė dėshmi e rėndėsishme historike, e mėnyrės sesi femra shqiptare ka ecur ndėr vite.

Nga fotot e Pjetėr Marubit, ku me fustanet e mbyllura deri nė grykė nė vitet 1856 ato te gratė myslimane tė mbuluara nė fotot e Kel Marubit, te fytyrat e qeshura dhe me mendime nė fotot e Gegė Marubit. Historia e kėtyre fotove ėshtė dhe njė histori e njė emancipimi, qė ka ecur nė mėnyrė tė ngadaltė dhe pėrmes vėshtirėsish, pėr tė mbėrritur te fotot e personazheve tė njohura tė kohės si Lola Gjoka, tė cilat e sjellin femrėn shqiptare nė njė tjetėr nivel.

Nė fonotekėn Marubi ruhen me kujdes dhe fotot e nudove qė Gegė Marubi ia dorėzoi arkivistes sė tij para ndarjes nga jeta. Fotot janė realizuar nė periudhėn para komunizmit nė Shqipėri nė vitet 1926-1942. Modelet qė kanė pozuar janė vajza tė Shkodrės dhe ato shfaqen krejt tė lira para artistit, duke ndjekur kėshillat e tij.

I ardhur nga Franca ai ishte i njohur me foto tė tilla nga artistė tė mėdhenj tė fotografisė. Vajzat e fotografuara nga Gega shfaqen nė mėnyra tė ndryshme. Lakuriq njėra prej tyre qėndron e shtrirė nė qilimat karakteristike tė qytetit, njė tjetėr shfaqet nudo nė njė jorgan duke pirė cigare. Njė tjetėr ėshtė ulur nė karrige kėmbė mbi kėmbė e veshur me njė kėmishė tė lehtė dhe njėrin gjoks jashtė. Kėto foto nuk janė bėrė ende publike nga fonoteka, ku ende ruhen si sekretet e bukura tė mjeshtrit.