Burgu i grave zhvendoset në Teatrin Kombëtar

Publikuar: 07.06.2013 - 14:30

Tiranė, 7 qershor - Duket si njė burg i trefishtė. Burgu qė tė gjithė kemi brenda vetes e censuron shumė veprime qė do tė donim t’i bėnim e s’i bėjmė dot, burgu, ai i rrethuari me hekura dhe jeta-burg, muret e sė cilės duhet t’i respektojmė. E megjithatė tė burgosurat e Dauglas M. Larsonit janė nga ato qė nuk e vrasin mendjen shumė pėr filozofime. Ato janė tė mbyllura nė qeli e duhet tė dalin prej aty.

E pikėrisht mes tyre ėshtė “Dikush e famshme”. Pikėrisht kėshtu titullohet komedia qė do tė ngjitet sot nė skenėn e Teatrit Kombėtar, shkruar nga dramaturgu Douglas Larson dhe me regji tė Rozi Kostanit. Njė projekt i financuar pas shumė mundimesh, nga Qendra Kombėtare e Artit dhe Kulturės, qė bėn bashkė aktorė si Ema Andrea, Albana Sancolli, Marsela Lena, Arjeta Dhima, Marko Bitraku e Pjerin Vlashi. Kėtij kasti i shtohet edhe aktorja kosovare Valina Muēolli.

Edhe pse bėhet fjalė pėr njė pjesė tė njė dramaturgu jo fort tė njohur nė Shqipėri, regjisorja Kostani thotė se ėshtė grishur prej saj pėr faktin se “tė gjitha kėto personazhe duan tė arratisen prej burgut qė gjendet brenda vetvetes, burgut qė i bėjmė dhe na bėjnė tė tjerėt dhe burgut tė madh nė tė cilin ne jetojmė”. Sipas saj, pjesa ofron pėrplasje karakteresh, situata plot humor, por nė tė njėjtėn kohė do t’i bėjė shikuesit tė reflektojnė mbi atė burgun qė kanė brenda vetes.

Nė konceptin e Kostanit, komedia ėshtė shumė interaktive mes aktorėve dhe publikut. Shfaqja zhvillohet si nė skenė, ashtu edhe nė sallė, sepse siē thotė Kostani, perceptimi qė “tė burgosurat” kanė pėr skenėn ėshtė i ndryshėm nga ai i publikut. E megjithatė, qėllimi ėshtė qė tė gjithė nė sallė tė ndihen tė burgosur e nė fund tė shpėtuar bashkė me “heroinat” e komedisė. Komedia Ato janė pesė femra qė vuajnė dėnimin me burg pėr arsye tė ndryshme.

Njėra ėshtė kleptomane, njėra hacker, njėra falsifikatore, njėrės nuk i dihet se pėrse ėshtė dėnuar e asaj duhet t’ia kesh mė shumė frikėn. Mes tri femrave tė ngjallura, qė pėrpiqen tė korruptojnė rojėn e burgut pėr t’u blerė nga njė picė (Albana Sancolli, Arjeta Dhima, Valina Muēolli) dhe njė kleptomaneje (Marsela Lena) qė dridhet si nė ethe nga ideja se mund tė prekė njė unazė me gur tė ēmuar, ėshtė edhe njėra.

Njė “femme fatale”, interpretuar nga Ema Andrea. Ajo luan rolin e njė aktoreje tė famshme, qė nė fund tė shfaqjes vret tė gjitha aktoret. Sigurisht njė burg nuk mund tė kuptohet pa njė roje tė dashuruar me njė nga tė dėnuarat dhe njė drejtor pervers qė gjithė ditėn sheh revista pornografike…