Sot fillon punën kanali i dytë i RTK-së

Publikuar: 03.06.2013 - 13:38

Prishtinė, 3 qershor - Sot fillon punėn kanali i dytė televiziv i Radio Televizionit tė Kosovės. Fillimisht, do tė transmetohen 6 orė program, ndėrsa pritet zgjerimi i tij deri nė vjeshtėn qė vjen, thotė drejtori i pėrgjithshėm i RTK-sė, Mentor Shala. RTK, nė kuadėr tė planit tė tij zhvillimor, qė ka edhe obligim kushtetues, sot nė orėn 18.00 fillon me transmetimin e kanalit tė dytė televiziv, kryesisht nė gjuhėn serbe, qė ėshtė edhe njė hap drejtė krijimit tė njė platforme tė RTK-sė, edhe mė kanale tė reja.Drejtori i Pėrgjithshėm i RTK-sė, Mentor Shala, tha se fillimisht, do tė transmetohen 6 orė program ndėrsa pritet zgjerimi i tij deri nė vjeshtėn qė vjen.

“Programi i cili do tė transmetohet nė kėtė kanal, do tė jetė program i cili do t’i pėrmbledh ose do tė jetė komplet nė shėrbim tė komunitetit serb. Fillimisht, kryesisht tė komunitetit serb. Njė program i cili do tė mundohemi nė maksimum qė tė jetė program apolitik”, tha Shala.

Shala, ka shtuar se kanali i dytė e ka njė rėndėsi tė veēantė pėr shkak se ėshtė kanal i transmetuesit publik, audienca e tė cilit ėshtė kryesisht e komunitetit serb dhe se ėshtė i sigurt se RTK, do tė ketė sukses edhe me kanalin e dytė sikurse me tė parin, i cili do ta ketė njė shikueshmėri tė jashtėzakonshme nė territorin e Kosovės.



Ndėrkaq, drejtori i Televizionit pėr programin e dytė nė gjuhėn serbe tha se pėr shkak tė rrethanave tė ndryshme ėshtė dashur qė ta pėrshpejtojmė fillimin e programit.



“Do tė kemi debate, programe dokumentare dhe emisione nga terreni. Kjo ėshtė e tėra qė ėshtė planifikuar pėr muajin e parė. Ndėrsa, nė muajin e dytė do tė fillojmė seriozisht me realizimin e tė gjitha segmenteve tė cilat i kemi paraparė, ndėrkaq nga shtatori kur tė gjithė fillojnė tė kthehen nė shtėpitė e tyre dhe pranė televizorit do tė fillojmė me disa seriale serioze hulumtuese, programe dokumentare me tema tė ndryshme dhe me atė qė ligji na obligon”, tha Zharko Joksimoviq.



Nė fillim programi nė gjuhėn serbe, kanali i dytė televiziv ne RTK, do tė ketė 6 orė pėrmbajtje duke filluar nga ora 18.00, ndėrsa emisioni qendror do tė fillojė nė orėn 19.00.

 

sokoli raveni03.06.2013/14:07

KETU DERI DJE KA QEN NJE PENGES. ME U HAP SE ME U HAP PO, POR , NEN JURIDIKCIONIN E KUJT DO JETE APO KRYEREDAKTOR , APO SELIA KU DOJET E KETI PROGRAMI NE GJUHEN SERBE ?. Tash eshte evidente. ska me as propozim as prejudikim. sepse tash GRAQANICA U KTHYE NE SOVRANITETIN DHE INTERGRITETIN E SERBIS. R.T.K. , KA ME MBET FILIAL E GRAQANICES. URIME JUVE QE PO BENI GREVE