Kontributi i Nënës Terezë për shenjtërimin e At Damianit

Publikuar: 31.05.2013 - 14:28

Nė Shtetet e Bashkuara botohen vazhdimisht vepra tė ndryshme pėr Nėnėn Terezė. Dy vjet mė parė prelati austriak  Msgr Leo Maasburg botoi librin: “Nėna Terezė e Kalkutės”, qė ėshtė njė portret personal. Veprėn nė fjale e  botoi “Ignatius Press” nė San Francisko. Autori ishte kėshilltar shpirtėror dhe shumė i dashur me Nėnėn Terezė, pėrveē tjerash ishte edhe pėrkthyes e rrėfyes i saj.

Ai kishte udhėtuar me Nėnėn Terezė nė Indi, nė Romė, nė Kubė, nė Moskė dhe nė New York. Kėtė vėllim relativisht voluminoz e pėrbėjnė 23 kapituj dhe shumė fotografi. Por kapitulli 3 ka disa tė dhėna jo shumė tė njohura. Kėtu Nėna Terezė flet pėr procedurėn e shenjtėrimit: “Adhurimin dhe respektin reciprok tė Papės Gjon Palit tė Dytė dhe Nėnės Terezė e pash me sytė e mi nė meshėn qė tha Papa nė kapelėn e tij private nė Kishėn e Shen Pjetrit, thotė Msgr Maasbur. 

Mėnyra si u pėrshėndetėn me njėri tjetrin pasqyronte stilin e tyre individual. Nėna Terezė i vuri duart nė gjoks, ndėrsa Papa Gjon Pali e pėrqafoi me njė dashuri tė pashoqe. U pėrshėndeten dhe u pėrqafuan disa herė, por u habita pse shkėmbyen pak fjalė. Nuk humbėn kohė me fjalė tė kota dhe gjėra tė parėndėsishme. Menjėherė sa pėrfunduan pėrshėndetjet, Nėna Terezė iu drejtua Papės me kėto fjalė: “At. i Shenjtė.  Kem nevojė pėr njė shenjt pėr tė gėrbulurit tonė!”.

Kur e pyeti Papa nėse  kishte ndonjė person pėr kėtė “punė”, ajo e pėrmendi misionarin belg At. Damian de Veuster, i lindur nė vitin 1840, qė  kishte jetuar dhe punuar pėr tė gėrbulurit nė Ishujt Hawai,deri atė ditė qė dha shpirt edhe ky vetė nga kjo sėmundje. Ai kishte studiuar teologjinė nė Louvain tė Belgjikės. Nėna Terezė e pyeti Papėn nėse kishte dijeni pėr kėtė njeri. Papa lėvizi kokėn dhe Nėnė Tereza fitoi bindjen se ia arriti qėllimit.

Ajo tha pse tė presim? Kur do ta shpallni tė shenjtė? Por para se ta kanonizonin ishte njė problem tjetėr, sepse nuk kishin ndonjė mrekulli tė vėrtetuar qė kėrkohet nga ligji kishtar pėr beatifikim ose kanonizim. Papa nuk hyri nė bisede tė gjatė me Nėnėn Terezė, por e udhėzoi tė bisedonte personalisht me Kardinalin Pietro Palazzini, prefekt i Kongregacionit pėr Ēėshtjen e Shenjtėrimit.

Shenjtėria e kishte njoftuar Kardinal Palazzinin. Njė ditė me vonė nė ora 5 e 45 tė mėngjesit Kardinal Palazzini trokiti nė derėn e San Gregorios nė shtėpinė kryesore tė Misionareve tė Bamirėsisė, ku jetonte Nėna Terezė, kur shkonte nė Romė . Edhe ky ishte i thatė dhe i vogėl nė trup si NėnaTerezė. Nė sytė e tij mund tė lexohej inteligjenca dhe ndjenja e humorit. Ky ishte shumė i njohur nė kėtė fushė dhe ishte njė prej kėshilltarėve kryesor tė Papės. Ai tha: “Nėnė Terezė, Papa mė dėrgoi tek ju. Ēka mund tė bėj pėr ju?

 -Shkelqėsi kemi nevojė pėr njė shenjt pėr tė gėrbulurit.

 Kardinali pyeti kush mund tė ishte ai. Nėna Terezė u pėrgjigj: At. Damian de Veuster  dhe e pyeti kardinalin mos kishte dėgjuar pėr tė?. “Po Nėnė, kam dėgjuar, por ėshtė njė problem i vogėl, sepse ai ende nuk ka bėrė ndonjė mrekulli dhe pėr kanonizim duhet njė gjė e tillė”. Ndoshta ashtu ėshtė, tha Nėna Terezė, por “Shkrimi i Shenjtė thotė…..”ajo mbante nė dore Ungjillin dhe hapi kapitullin 15 radha 13 nė Ungjillin e Shėn Gjonit dhe e lexoi nė sytė e Kardinalit si tė trembur:  “ Nuk ka dashuri mė tė madhe se tė japėsh jetėn pėr tė tjerėt”. Kėtė punė ka bere At Damiani. Sipas Ungjillit ky ėshtė i shenjtėruar, ēka prisni tani?. Ajo parashtroi argumente tė forta dhe priste “shpėrblimin”. Megjithatė plani i saj nuk u realizua aq kollaj.

Nėna Terezė keni tė drejtė, tha Kardinal Palazzini, por mund ta dini se ne kemi disa rregulla dhe tradita dhe mrekullitė janė tė domosdoshme pėr shenjtėrim. Pėr At Damianin nuk ėshtė vėrtetuar akoma ndonjė mrekulli.

Nėnė Tereza iu pėrgjigj shume e lumtur. Tani ėshtė njė mundėsi e madhe pėr ta ndryshuar kėtė traditė! Ajo tha se Ungjilli ėshtė mbi ligjin kishtar, dhe nguli kėmbė t’i jepet fund kėtij diskutimi.

Kardinali buzėqeshi dhe e pyeti me shumė butėsi dhe menēuri.

 Nėna Terezė, ju keni tė drejtė, por ndoshta do tė ishte mė mirė sikur t’i luteshi  Zotit pėr kėto mrekulli qė ne tė mos ndryshojmė ligjin dhe traditėn tonė 400-vjeēare. Ky ėshtė i vetmi rast tregon Msrg Leo Maasburg qė mund ta kem parė Nėnėn Terezė tė shtangur dhe pa pėrgjigje. Pas njė heshtjeje tė shkurtėr mė nė fund tha. “Atėherė tė lutemi”. Pėr tė mos e lėnė Nėnėn Terezė nė dyshime, dhe pėr t’i treguar punėn pėr kanonizim, Kardinali e ftoi tė shohė arkivat e Kongregacionit. Atje Nėna Terezė pa male dokumentesh qė ishin grumbulluar pėr lumnimin e At. Damianit.  Cili vėllim ėshtė mė i rėndėsishmi pėr beatifikimin e tij? - pyeti Nėna Terezė pėr tė tretėn herė,duke parė qindra volume dokumentesh. Tė gjithė anėtarėt e personelit tė kongregacioni u mblodhėn kur dėgjuan se Nėnė Tereza ishte aty. Kardinali foli gjerėsisht pėr kėtė procedure dhe Nėnė Tereza e dėgjonte me vėmendje. Pėrsėri Nėna Terezė e pyeti:  Cili ishte vėllimi me i rėndėsishėm pėr beatifikim? Kardinali kėrkoi nga njė anėtar i personelit tė merrte njė shkalle dhe tė kėrkonte atje lart nė njė raft njė dosje tė vjetėr qė e kishte mbuluar pluhuri pėr dekada tė tėra. Kur e uli nė tryeze u ngrit njė pluhur i madh dhe kjo tregonte rėndėsinė e kėtij vėllimi.

Ky, tha Kardinali, ėshtė vėllimi mė i rėndėsishėm. Nėna Terezė hapi njė valixhe tė saj dhe nxori njė Medalje tė vogėl tė Mrekullisė. Duke ndėrprerė shpjegimet e Kardinalit, nė kemi bėrė punėn mė tė rėndėsishme. Tani mund tė shkojmė. Mė nė fund kush fitoi? Fitoi Zoti qė ua beri tė mundur kėtė fitore. Mrekullia e lutjeve tė Nėnės Terezė u realizua pas njė kohe tė shkurtėr. Kėshtu u riorganizua edhe procedura e beatifikimit, duke ulur numrin e mrekullive nga tre nė njė.

At Damian de Veuster, heroi i Molokait, i cili vdiq nga sėmundja e tė gėrbulurit pas 4 vjet vuajtjesh tė mėdha, u beatifikua nga Papa Gjon Pali i Dytė  mė 4 qershor 1995 nė praninė e Nėnės Terezė. Ajo u gėzua shumė qė tė gėrbulurit kishin shenjtin e tyre dhe atij mund t’i luteshin me njė besim tė plotė gjatė vuajtjeve nga kjo sėmundje. Mė 11 tetor tė vitit 2009 Papa Benedikt i XVI e shenjtėroi misionarin belg At Damianin nė Sheshin e Shen  Pjetrit nė Romė .

Ėshtė lehte pėr ta kuptuar kėrkesėn e Nėnės Terezė pėr kanonizimin e tij. Qysh nė kohėrat antike tė gėrbulurit ishin pėrjashtuar nga shoqėria, bile edhe nga tė afėrmit e tyre, sepse kishin frikė nga kjo sėmundje ngjitėse. Nėna Terezė dhe Shėn Francesku kishin treguar dhimbje e kujdes pėr tė gėrbulurit mė shumė se kushdo tjetėr. Shumica e tė gėrbulurve jetojnė nė Indi. Nė vitin 1957 ajo mori nė mbrojtje tė gėrbulurin e parė. Nė tė gėrbulurit ajo pa  “fėmijėt shumė tė dashur tė Zotit dhe “Mėshirėn e Krishtit”. Nėnė Tereza themeloi qendra tė veēanta mjekėsore  pėr shėrimin e tyre. Limuzinėn qė ia dhuroi Papa Pali VI  gjate vizitės nė Kalkutė ia dha njė pasaniku pėr tė ndihmuar tė gėrbulurit. Nė vitin 1959 themeloi njė qendėr tė madhe pėr tė gėrbulurit nė njė fshat tė Kalkutės. Pas pėrmirėsimit tė gjendjes shėndetėsore Misioni Bamirės i Nėnės Terezė i angazhonte nė punė tė ndryshme, bile shumė nga ata bėnin fitime tė mjaftueshme pėr jetesė. Kėtij fshati  185 milje nė periferi tė Kalkutės i dha emrin Shanti Nagar qė do tė thotė Vend i Paqes.

 Ky kapitull ka rėndėsi tė veēantė kur ėshtė fjala pėr shenjtėrimin e Nėnės Terezė. Ajo nuk vdiq nga kjo sėmundja e tmerrshme siē kishte vdekur At Damiani , por punoi njė gjysmė shekulli jo vetėm pėr tė gėrbulurit, por edhe pėr me tė varfrit e tė varfėrve, nė Indi dhe nė tė gjitha vendet e botės. Pėr Nėnėn Terezė ėshtė vėrtetuar njė mrekulli. Sipas ligjit kishtar tė shenjtėrimit pritet edhe njė mrekulli pėr t’u shenjtėruar. At. Damiani ėshtė kanonizuar me njė mrekulli pse mos tė kanonizohet edhe NėnaTerezė? Ka shumė mundėsi qė Papa Francesku e realizon kėtė shenjtėrim shumė tė merituar.   

 (Autor ėshtė Gjeke Gjonlekaj, ish-gazetar i “Zėrit tė Amerikės”, aktualisht botues dhe biznesmen nė  New York)