MKRS dhe CHWB, model i bashkëpunimit

Publikuar: 31.05.2013 - 13:28

Prishtinė, 31 maj - Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot   sekretaren e pėrgjithshme, tė sapoemėruar, tė organizatės suedeze Cultural Heritage Without Borders, zonjėn Annika Magnusson dhe sekretaren nė largim Margareta Husen,  si dhe drejtorin e CHWB-sė pėr Kosovė, Sali Shoshi. Temė diskutimi ka qenė bashkėpunimi i deritashėm mes MKRS-sė dhe CHWB-sė nė ruajtjen dhe promovimin e trashėgimisė kulturore.

Ministri Krasniqi ka pėrgėzuar sekretaren nė largim pėr punėn qė ka bėrė deri tash dhe pėr bashkėpunimin e ofruar. Ai ndėrkaq ka pėrgėzuar zonjėn Magnusson pėr detyrėn qė ka marrė duke i ofruar asaj  bashkėpunim tė vazhdueshėm, me qėllim qė nė tė ardhmen tė ketė edhe mė shumė nisma tė pėrbashkėta. Ministri Krasniqi ka vlerėsuar se bashkėpunimi mes CHWB-sė dhe MKRS-sė ėshtė njė model i njė pune tė pėrbashkėt dhe qė ka shėnuar rezultate tė prekshme. Ai ka vlerėsuar nė veēanti Memorandumin qė tė dy kėto institucione kanė nėnshkruar javė mė parė pėr intervenime emergjente nė 50 monumente tė trashėgimisė kulturore nė Kosovė. Ministri shprehu pėrkushtimin e tij qė ky memorandum tė implementohet sa mė mirė dhe qė edhe nė tė ardhmen tė ketė iniciativa tė tilla.

Nga ana tjetėr, drejtuesit e CHWB-sė, kanė falėnderuar ministrin pėr bashkėpunimin, si dhe kanė vlerėsuar fokusin e veēantė qė MKRS-ja i ka dhėnė trashėgimisė kulturore. Sekretarja Annika Magnusson tha se synon qė bashkėpunimi mes dy institucioneve tė rritet dhe se CHWB-ja do tė zgjerojė aktivitetet e veta nė Kosovė, me qėllim tė ruajtjes dhe promovimit tė trashėgimisė.