Dr. Flori: Rama tradhtoi idealistët e “21 janarit”, pse bëra këngë kundër tij

Publikuar: 26.05.2013 - 09:32

Tiranė, 26 maj - Dr.Flori rrėfen nė kėtė intervistė pėr “Gazeta Shqiptare” arsyet qė e shtynė tė krijojė njė kėngė kundėr Ramės, liderit pėr tė cilin dikur lobonte. Si lindi “Zemėrthyer”, me muzikė tė Ermal Mamaqit dhe tekst tė Dr.Florit? A ishte ai pjesėmarrės nė mitingun e 21 janarit? Pse pikėrisht tani kjo kėngė? Sa e ka paguar Rama dhe pse u bė me Berishėn? Pėrgjigjet pėr kėto dhe tė tjera pikėpyetje i gjeni nė kėtė rrėfim tė gjatė tė kantautorit, qė duket se ėshtė shumė i zhgėnjyer...

Sapo ke prezantuar kėngėn tėnde mė tė re, qė vjen si njė revoltė personale ndaj liderit tek i cili besoje, Edi Rama... Si lindi “Zemėrthyer”? Pse kjo kthesė nė bindjet e tua?

Nė momentin qė ideali pėr tė cilin kam kontribuar dhe sakrifikuar kėto vite shkelet dhe pėrbuzet, unė nuk ndjej mė pengesa pėr tė ndjekur i lirė si ēdo artist tjetėr karrierėn dhe qėllimet e mia, gjė qė nė ndryshim nga shumė kolegė tė tjerė, kam refuzuar ta bėj pėr shumė vjet. Kėnga ėshtė krijuar nga ēdo gjė qė ka ndodhur kėto vite.

Pse erdhi pikėrisht nė kohė fushate dhe jo mė herėt kjo kėngė?

Sepse ky ishte momenti i duhur pėr tė dhėnė kėtė mesazh. Pėr tė goditur duhet tė gjesh kohėn, kjo mendoj se ishte koha e pėrshtatshme pėr ta bėrė kėtė.

A ka dorė PD-ja nė kėtė kėngė, sepse kėshtu po flitet?

Atyre qė nuk kanė marrė pjesė nė protestė dhe e mendojnė kėtė u them se unė thashė vetėm tė vėrtetėn. Nuk e bėra pėr tė mirėn e dikujt kėtė. Ndėrsa pėr pjesėmarrėsit nė mitingun e 21 janarit qė mendojnė kėshtu, u them se ndryshe nga unė e shumė tė tjerė nuk kanė dalė nė protestė pėr idealin, por pėr pushtet, pasi nuk ka si tė mos e shohin atė qė po ndodh.

Pėrse t’u thye zemra, pėr ēfarė arsyeje?

Pazari qė u bė ishte zhgėnjyes pėr tė gjithė ne idealistėt qė dolėm mė 21 janar... Ai na tradhtoi.

Ēfarė e bėn tradhtar Edi Ramėn sipas teje? Kė tradhtoi ai?

Njerėzit qė dolėn nė demonstratė e dinė shumė mirė se kundėr kujt dolėn dhe ajo qė morėn ishte njė bashkim me ata, tė cilėt ne dolėm tė kundėrshtonim.

Si u ndjeve kur e dėgjove “Ku ka si Tirona” nė hapjen e fushatės sė Ramės nė Tiranė?

Mė erdhi pėr tė qeshur, sepse pėr vetė drejtuesit e Partisė Socialiste ishte e papritur dhe pashė qė iu doli pak situata jashtė kontrollit.

Kur ka qenė hera e fundit kur ke kontaktuar me Ramėn?

Nuk e mbaj mend.

A je ndjerė ti i pėrdorur prej tij?

Mė shumė se ēdo gjė tjetėr jam ndjerė i zhgėnjyer nga Rama.

Ke pasur reagime nga PS, ose nga vetė lideri i opozitės pas publikimit tė kėngės?

Kėtu nuk ka vend pėr reagime. Unė nuk shpifa gjė, nuk bėra asnjė montazh dhe nuk thashė asnjė gėnjeshtėr. Ēdo fjalė e thėnė nė atė kėngė ėshtė e vėrteta.

Po ēunat e “West Side Family” ēfarė tė kanė thėnė?

Nuk kam folur ende me ēunat, por ata janė miqtė e mi dhe jam i bindur qė e kuptojnė mė mirė se ēdokush tjetėr dhe qė mė mbėshtesin nė kėtė veprim...

Nė njė nga vargjet e kėngės tė shkruar prej teje ti thua “Dikush mė tha rri urtė, thashė me mirė mos flas...”. Ē’keni dashur tė thoni me kėtė? Keni pasur kėrcėnime pėr tė mos dalė kundra Ramės?

Nė Shqipėri ėshtė e zakonshme qė tė tė thonė “rri urtė, ē’tė duhet ty”. Por ja qė duhet ndonjėherė tė tregosh guximin qė disa njerėz nuk e kanė.

A ke qenė ti pjesėmarrės nė protestėn e 21 janarit? Pse dole nė atė protestė? Kundėr kujt po protestoje?

Sigurisht. Dola pėr tė protestuar kundėr padrejtėsive, madje prezenca ime ėshtė e dokumentuar, mė kanė kapur kamerat.

Ju jeni i zhgėnjyer nga marrėveshja Rama-Meta... Dmth. jeni edhe kundėr Metės, sepse nė mos gaboj, keni kėnduar nė gėzimet e tij familjare?

Nuk kam asgjė me Ilir Metėn, madje pėrkundrazi e vlerėsoj si politikan. Sidoqoftė, unė nuk marr pėrsipėr tė komentoj ose tė vlerėsoj paktet qė bėhen, por jam i lirė tė them atė qė ndjej kur ideali im pėrdhoset.

Si ka mundėsi qė nga kundėrshtar i Sali Berishės, sot kėndoni nė fushatėn e tij?

Nuk kam qenė dhe nuk jam kundėrshtar i askujt. Angazhimi aktual vjen si pasojė e njė marrėveshjeje financiare, asgjė mė shumė.

Sa ju ka paguar Berisha?

Vota dhe rroga nuk tregohen...

Po Rama sa ju ka paguar pėr kėngėt e fushatės?

Pėr kėngėn “Tirona” nuk jam paguar asnjė lek, madje as lekėt e realizimit tė kėngės nuk i pagoi Rama. Ndėrsa pėr kėngėn e dytė “Ēohu” kam pasur oferta tri herė mė tė mira, por pėrsėri ndoqa idealin tim.



Teksti i kėngės “Zemėrthyer”

Strofa 1
E nisa rrugėn pastėr
Me ideale tė zjarrta
Duke ecur ėndrrat ishin
Ambiciet janė tė qarta
Lėpijnė aty ku folėn
Shkelėn mbi parime
Kėtu ka veē pazare, nuk ka mė qėllime
Tradhtar nė sy tė njerėzve
Tradhtar pėrpara Zotit
Do korrni ēfarė do mbillni
O tradhtar tė lotit
Dikush mė tha rri urtė
Thashė mė mirė mos flas
Po pse dreqin tė duroj
Kur shpirti po mė plas

Refreni:
Zemėrthyer kaloj
Dhe dhimbjen kam me vete
Ai qė veten tradhtoi
Nuk ka mė shpresė pėr nesėr
Me fjalėt e Zotit udh’toj
Ti mos e mbill tė keqen
Ai qė dje tradhtoi
Nesėr do mbjelli gėnjeshtrėn

Strofa 2
Jam i papėrfaqėsuar
I parealizuar
Unė jam i tradhtuar
Jam i nėnvlerėsuar
Unė nuk jam pazar
E as matematikė
O politikė e ndyrė
Jam me gjak e jam me shpirt
E kur filloi pėr keq
Tė shkoi deri nė fund
Mė mirė njė fund me dhimbje
Sesa dhimbje pa fund
E shoh njė dritė tė vogėl
Se mė keq s’ka ku tė shkojė
Vetėm me besim tek Zoti
Ky vend mund tė shpėtojė

Refreni:
Zemėrthyer kaloj
Dhe dhimbjen kam me vete
Ai qė veten tradhtoi
Nuk ka mė shpresė pėr nesėr
Me fjalėt e Zotit udhėtoj
Ti mos e mbill tė keqen
Ai qė dje tradhtoi
Nesėr do mbjelli gėnjeshtrėn

LECI27.05.2013/09:04

BUDALLA NUK KA BRINA .ME DUKET SE KY FAR DR FLORI NUK QENKA VEQ BUDALL POR EDHE IDIOT PER ARSYE SE TE TRADHTON PER PARE ?E NDRRON FYTYREN KUSH TI JEP PARE MA SHUME.

edonos26.05.2013/11:35

Te lumte!