Huffington Post: Amfiteatri i Durrësit në rrezik

Publikuar: 21.05.2013 - 20:50

Gazeta prestigjoze amerikane “Huffington Post”, nė njė artikull tė saj i kushtoi vėmendje 14 objekteve kulturore dhe historike nė rrezik zhdukjeje nė Europė. Nė listėn e cituar nga kjo gazetė ėshtė edhe Amfiteatri i Durrėsit. Muajin e kaluar, shkruan Huffington Post, organizata e ruajtjes sė trashėgimisė kulturore dhe historike “Europa Nostra”, rėnditi njė listė me 14 objekte tė trashėgimisė kulturore nė rrezik nė gjithė Europėn. Mes kėtyre objekteve janė kisha, zona arkeologjikė dhe vendbanime tė hershme.

“Huffington Post" shkruan se ky amfiteatėr me vlera tė rralla arkeologjike dhe kulturore, rrezikohet seriozisht nga ndėrtimet urbane nė Durrės, qė kanė prekur njė pjesė tė tij si dhe nga mungesa e vėmendjes.

Mė 16 qershor, shtatė nga 14 objektet mė tė rrezikuara nė Europė do tė pėrzgjidhen pėr t’u bėrė pjesė e njė plani shpėtimi qė do t’i paraqitet Organizmit tė Ruajtjes sė Trashėgimisė Europiane gjatė konferencės qė do mbahet nė muajin dhjetor nė Bruksel. 

Amfiteatri i Durrėsit, i zbuluar nė vitin 1966 ėshtė mė i madhi dhe mė i rėndėsishmi jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Ballkan. Ai ėshtė ndėrtuar nė fillim tė shekullit tė parė tė erės sonė, gjatė sundimit tė perandorit romak, Trajan.

Amfiteatri ka formė elipsi me diametėr 136 metra dhe lartėsi 20 metra. Ka qenė qendėr e rėndėsishme e organizimit tė lojėrave olimpike romake dhe kapaciteti i tij pėrllogaritej diku nga 15 deri nė 20 mijė shikues.