Çfarë përmban albumi “Terrori komunist në Shqipëri”

Publikuar: 02.05.2013 - 11:28

Tiranė, 2 maj - Komunizmi ka funksionuar nė Shqipėri deri nė vitet ‘90, ku shėrbimi sekret i drejtuar prej tij ka eliminuar afro 100 tė rinj nė pika tė ndryshme kufitare tė vendit, teksa tentonin tė kalonin kufirin.



Ndryshimi i ligjit pėr kalimin e paligjshėm tė kufirit mė 8 maj 1990 nga ish-presidenti Ramiz Alia, duket se ka qenė njė farsė, pasi urdhri i vėrtetė pėrtej kėtij ndryshimi ka qenė eliminimi, pėr ēdo person qė do tė shkelte kufirin. Foto tė vrasjeve makabre, qė janė marrė nga arkivat sekrete, shihen nė albumin e prezantuar dje nga Muzeu Historik Kombėtar “Terrori komunist nė Shqipėri”, pėrgatitur nga Enver Kushi dhe Fatmir Boshnjaku.



Ēdo vrasje ėshtė e dokumentuar me kronologjinė e ngjarjes dhe fotot e personit tė vrarė. “Fotot e vrasjeve nė kufi nė vitin 1990 botohen pėr herė tė parė. Nė maj tė vitit 1990, doli njė dekret i firmosur nga Ramiz Alia ku thuhej se arratisja dhe kalimi i kufirit nuk quheshin mė tradhti e nuk mund tė vriteshin ata qė kalonin kufirin. Rinia shqiptare e gėnjyer nga ky dekret filloi nė masė tė kalonte kufirin”, thotė Enver Kushi.



Sipas tij, mosha e tė rinjve tė vrarė ėshtė nga 18-32 vjeē. “Sigurimi i shtetit dokumentonte ēdo gjė. Pėrkrah informacioneve janė dhe fotot. Janė fotot mė tronditėse qė unė kam parė nė arkiv. Kėto foto flasin sa pėr dhjetėra libra, sa pėr dhjetėra tragjedi. Janė mbi 100 tė vrarė. Janė arratisur nga Jugu e sidomos nga Mali i Zi”, thotė Kushi. Pėrveē vrasjeve nė kufi, ky album kėrkon tė tregojė dramėn shqiptare nga viti 1948-1990, shrkuan gazeta “Shqip”.



Sipas Kushit, njė tjetėr dokument qė botohet pėr herė tė parė ėshtė edhe njė letėr e Edip Tėrshanit dėrguar Enver Hoxhės, njė njeri i cili merr guximin dhe i shkruan udhėheqėsit komunist se ka shkelur idealet dhe parimet e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Nė album janė dhe letra nga tė burgosur politikė tė viteve ‘50 ku shprehin revoltėn. Historia e Shėrbimit Sekret Shqiptar paraqet njė pamje mjaft tė rėndė pėr periudhėn e sundimit komunist nė Shqipėri.

Nga tė dhėnat jo tė plota tė arkivit tė Ministrisė sė Brendshme rezulton se gjatė kėtij regjimi u vranė 5157 njerėz dhe vdiqėn nė burgje 9052 vetė, u burgosėn si tė dėnuar politikė 17.900 njerėz, u internuan me motive politike 30.383 tė tjerė. Nga viti 1945-1988 nga Shqipėria janė arratisur 11,800 vetė. Pėr motive politike u dėnuan me burgime, punė tė detyruar dhe me konfiskim tė pasurisė 19.250 persona.
 
Nė burgjet shqiptare, nė kampet me punė tė detyruar dhe internimi kanė vuajtur pėr motive politike edhe shtetas italianė, grekė, jugosllavė, gjermanė, austriakė, polakė, rusė, etj. Shqipėria kishte rreth 40 burgje tė mbyllura dhe mbi 50 kampe me punė tė detyruar me tė dėnuar pėr motive politike. Nė kėto burgje dhe kampe me punė tė detyruar kanė gjetur vdekjen 980 tė dėnuar politikė dhe 380 persona kanė pėsuar trauma psikike. Nga nėntori i vitit 1944 deri nė mars tė vitit 1991 u ekzekutuan 450 gra.

Simon Stefani

(Diskutim nė takimin me shokėt zv/ministra dhe tė komandės sė kufirit mė 19 mars 1990)

Thamė se janė rritur tendencat pėr arratisje e nė disa zona pėr kėto flitet hapėt. Kėtė situatė nuk duhet ta lejojmė, prandaj ligjet qė kemi duhet t’i zbatojmė. Nėse nė ndonjė rast ėshtė bėrė politikė nė interes tė atdheut e tė personit tė gėnjyer e tė ēoroditur nga ideologjia borgjeze, kjo nuk do tė thotė se do tė bėhet vijė.

Ata qė do tė kalojnė nė rrugė tė fshehtė, tė kalojnė kufirin, do tė dėnohen nė bazė tė ligjit dhe nėse nuk do t’u binden kėrkesave tė kufitarėve, dėnimi do tė jetė dhe kapital. Kėtu nuk duhet tė ketė asnjė lėshim e iluzion.

Disa ēėshtje tė tjera qė edhe mund tė lidhen me problemin e mėsipėrm.
Ėshtė e vėrtetė qė tendenca e arratisjes ka qenė dhe ėshtė e mprehtė. Organet tona pėr kėtė tendencė kryejnė njė volum tė madh pune, nė ndjekjen e tyre harxhojnė mjaft kohė, forca, mjete dhe para.

Pėr kėtė tendencė nga viti 1984 e deri tani, janė ndjekur afro 2 mijė vetė, janė arrestuar 398 persona, janė kėshilluar e demaskuar 11000 persona tė tjerė nga organet e Partisė, tė pushtetit dhe degėt e punėve tė brendshme.

Me gjithė kėto masa nga viti 1984 deri nė 6-mujorin e parė tė vitit 1988 mundėn tė realizojnė arratisjen jashtė shtetit 354 persona. Veē kėtyre u kapėn me tentativė pėr t’u arratisur nė zonat kufitare 495 vetė. Qė nga ēlirimi e deri nė vitin e fundit janė arratisur nė moshė madhore nga Shqipėria 11.800 vetė.

Ministri i Punėve tė Brendshme


Hekuran Isai

ERSEKA
-Mė darė 2.2.1990, rreth orės 24:00, njėsiti i shėrbimit i postės kufitare Rehovė, nė rajonin e piramidės 6, kuadrati 6776, ra nė pėrpjekje tė tre shkelėsve kufiri nga brenda jashtė.

Si rezultat i zjarrit tė njėsitit mbeti i vrarė Ilirjan Ismail Zari, vjeē 30, banues nė Tiranė, roje nė depon e armatimit tė ēetės vullnetare Kinostudio. Dy shkelėsit e tjerė u kthyen nė thellėsi tė tokės sonė. Si rezultat i masave nė orėn 05:00, tė datės 3.2.90 u kap Agim Ismail Zari, vėllai i tė vrarit. Vazhdon kėrkimi pėr kapjen e tė tretit, i cili ėshtė Ylli Qemal Keti, me origjinė nga Kolonja dhe banues nė Tiranė, martuar me motrėn e dy shkelėsve tė mėsipėrm.

SHKODRA
Mė datėn 14.6.1990, nė postėn kufitare tė Hanit tė Hotit, nga kontrolli i kryer nė pengesėn klon, u konstatua njė gropė dhe njė granatė dore luftarake. U njoftua posta kufitare e cila nisi njėsitin e kontrollit sė bashku me qenin kėrkues, tė cilėt ranė nė pėrpjekje me shkelėsit e kufirit me drejtim nga brenda jashtė. Njėsiti bėri paralajmėrim duke qėlluar me armė nė ajėr, pėr shkak se nuk u ndalėn, qėlloi nė drejtim tė tyre duke vrarė Pėllumb Pėllumbin nga Shkodra, i pa zėnė nė punė, ndėrsa nė orėn 01:50, tė datės 15.6.90 u kap shkelėsi tjetėr Marjan Zef Ndoja, nga Shkodra. Vazhdon bllokimi i kėsaj zone.

ERSEKA
Mė datėn 10.6.1990 u ndalua Irfan Sali Liēi, vjeē 27, banues nė Pojan tė Korēės, kooperativist, pėr arsye se karakteristikat e tij tė jashtme janė tė njėshme me shkelėsin e kufirit qė u largua nė drejtim tė paditur nė pėrpjekje me njėsitin kufitar tė postės Shelegur. Nė pėrpjekjen e orės 8:00, mė 10.6.90 u vra nė tentativė pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit Fatmir Ismail Duro, vjeē 25, banues nė Orman, Pojan i Korēės.

SHKODRA

Mė datėn 12.6.1990, nė postėn kufitare Zogaj u asgjėsua nė tentativė pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit Nin Rok Hoti, vjeē 25, rrobaqepės, banues nė Shkodėr.

POGRADECI
Mė datėn 17.7.1990, nė sektorin e postės kufitare Peshkėpi, nga njėsiti i kontrollit u kap nė tentativė pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit Artan Ahmet Kushi, vjeē 16, banues nė Elbasan, nxėnės, i cili u ndalua.

GJIROKASTRA
Nė datėn 17.7.1990, ora 11:45, nė sektorin e postės kufitare Radat nė tentativė pėr tė kaluar nė mėnyrė tė paligjshme kufirin, u kapėn dy persona dhe u vra njė tjetėr: Arjanit Ali Vashaj, vjeē 27, shofer, Shkėlqim Avni Deēaj, vjeē 27, banues nė Vlorė, punėtor, tė cilėt u ndaluan, Muharem Fejzo Velaj, vjeē 25, banues nė Klos Mallakastėr Fier, kooperativist, i cili u vra nga njėsiti pas zbatimit tė kėrkesave tė rregullores pėr kapjen e tij tė gjallė.

SHKODRA
Mė datėn 18.7 1990, realizuan kalimin e paligjshėm tė kufirit nė sektorin e postės kufitare Reē Frederik Kol Petraqi, vjeē 25, punėtor dhe Mark Noc Ēuēia, vjeē 25, punėtor nė peshkim.

Mė datėn 18.7.1990, u kapėn nė tentativė pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit nė sektorin e postės kufitare Reē Rakip Myftar.

 KORĒA
Mė datėn 18.7.1990, nė sektorin e postės kufitare Ponēarė, njėsiti i shėrbimit nė orėn 03:05 ra nė pėrpjekje me shkelėsit e kufirit Nardi Kujtim Ravolli e Osman Xhakolli, tė cilėt tentuan t’i merrnin armėt njėsitit tė shėrbimit dhe pastaj tė realizonin kalimin e kufirit. Njėsiti i shėrbimit asgjėsoi Osmanin dhe plagosi rėndė Nardin.

Letėr e Edip Tėrshanės dėrguar Enver Hoxhės

(Botohet pėr herė tė parė)
Enver! Ideali kombėtar mė ka ba qė jam kundėr Lėvizjes Nacional Ēlirimtare. Unė isha nė Dibėr krijuesi i saj. Lėvizja Nacional Ēlirimtare ėshtė nė tradhti tė Atdheut, se jo vetėm qė hoqi dorė nga Kosova e Dibra, por sot me Pushtetin Popullor, Shqipėria ėshtė nė robėri tė Beligradit politikisht dhe ekonomikisht. Sot, organizatorėt sllavė janė ata qė drejtojnė punėt shtetėrore dhe parashtetėnore. Kjo ėshtė tradhti. Sot politika e jashtme e juaj sllave ka shkaktuar qė U.N. tė jetė kundėr nesh, humbi shumė miq. Kjo ėshtė tradhti.

Jam kundėr pėr vrasjet me gjyq dhe pa gjyq qė i bėhen kėtij populli, pse kėshtu don sllavi. Pėr 20000-30000 shqiptarė qė dergjen nė burg se s’janė “komunistė sllavė”. Kjo ėshtė tradhti. Jam kundėr se e plaēkiti. Ky ėshtė Pushteti qė varfėroi tregun shqiptar pėr tė vesh kėlyshėt e Rusisė dhe e la popullin bythėlakuriq, ndėrkohė qė ne kishim pėr 20 vjet veshmbathje, kjo ėshtė pra tradhtia. Jam kundėr kėtij Pushteti se ėshtė spekulator tue e grabit popullin me ligj dhe mallin e sekuestruar nga tregtarėt po ia shet ma shtrenjt se ē’e kishin ata, duke lanė nė rrugė njė numėr familjesh tė tregtarėve, kinse janė spekulatorė. Kurse Pushteti ėshtė mė spekulator se ia mori misrin 10 lekė e ia shiti 11.50. Ia mori grurin 10 lekė ia shiti 15, mori duhanin 15-20, ia shiti 100-120.

Mallin e U.N.R.A.S. nuk e pa populli, se njė pjesė e madhe e tij shkoi nė Rusi te Titua. Kjo ėshtė tradhti. Jam kundėr se pėr dy vjet kemi shpenzuar dy miliardė e disa milionė Fr.Shq. pėr tė ushqyer Pecot e hamshorėt e Frontit. Sot thuhet gjithēka pėr Pushtetin, ndėrsa dje Nacionalistėt thoshin gjithēka pėr Atdheun. A nuk janė tradhti kėto?

Jam kundėr thirrjeve “Jemi bijtė e Stalinit”, sepse e ulin poshtė rininė, aq poshtė sa kur pėrmend Stalinin tė gjithė ngrihen nė kėmbė. Jam kundėr se injoranca s’don kulturėn, kėshtu duan sllavėt. Kjo besoj ėshtė tradhti. Jam kundėr sepse s’ka liri fjale, e shtyp tė lirė. Ka vetėm terror. Ky ėshtė shqiptarizėm: tė rrojnė tė Frontit, tė tjerėt tė vdesin? Jam kundėr se nė historinė pėr shkollat unike thuhet: Ballkani nė kohėt e lashta banohej prej grekėve e maqedonasve e se ilirėt e lavdishėm u zhdukėn.

Kėshtu i shėrbejmė imperalizmit sllav. Pjetri tha: Rusia duhet tė ketė tre sy: Vlladivostok, Petrograd e Durrės dhe dishepulli i tij Stalini me pushtetin tradhtar tė sotėm nė Shqipėri, ia mbėrriti dhe te ne kėsaj ėndrre. Jam kundėr se grabitni teshat e “reaksionarėve”, si i quani ju pra, grabit dhe ha. Kėsaj i thonė me vjedh lirisht. Jam kundėr se oficerė tė Mbrojtjes kėtu nė Dibėr arrijnė me grabit gratė e botės me grabit karriollat e teshat shtėpiake e askush nuk tha ndal. Kjo ėshtė poshtėrsi. Jam kundėr se tregtia, toka dhe nėntoka, ekonomia kombėtare janė nė dorė tė sllavėve. Njėzet shoqni jugosllave nė ekonominė shqiptare, a s’ėshtė kjo tradhti e naltė?

Enver!
Tue i ēfaq kėto, tue qenė i vendosur me idealin kombėtar unė kam qenė, jam kundėr Pushtetit e kėtė ia kam vu nė dritė popullit, i cili e ka pa dhe pranue se 95% ėshtė kundra Pushtetit. Revoltėn veē terrori i madh e mban. Pret nėnė e mjerė pasi i ati do tė vrasė tė birin e tė bijėn e vet. Edhe kjo ėshtė tradhti e Pushtetit popullor. Ky Pushtet futi pėrēarjen toskė e gegė, katolikė e ortodoksė, myslimanė e ortodoksė, pra tradhti e naltė. More tė mjerė, ju ka verbu fanatizma e ideologjisė dhe nuk shifni faktin qė po i bėni popullit varrin. Kėtė varr jeni tue ba Atdheut edhe me politikėn tuaj tė jashtme. A s’ėshtė tradhti?

Rroftė Ideali Kombėtar
Rroftė Shqipėria me Kosovėn qė ju ia falėt Jugosllavisė!
Rroftė Populli Shqiptar!
Rroftė Himni i Flamurit Kombėtar i panjollosur!


Edip Tėrshana, 22.11.1947

TORTURAT

Deklaratė

Unė i nėnshkruari Naum Bezhani, deklaroj sa mė poshtė:

Po rreshtoj mė poshtė tortura tė ndryshme qė u janė bėrė tė burgosurve, sidomos gjatė viteve 1947-1948. Pėr tė gjitha kėto, Koēi Xoxe, Vaskė Koleci dhe tė tjerė kanė pasur dijeni dhe s’kanė marrė asnjėherė ndonjė masė kundėr tyre qė i bėnin, madje kėta vetė na inspironin dhe na mėsonin kėshtu, megjithėse nė dukje tregoheshin disa herė kundėr.

Janė pėrdorur kėto forma torturash:
1. Jeleku (tortura mė e tmerrshme).
2. Kamxhiku dhe druri.
3. Tė lėnėt pa bukė, pa ujė, pa gjumė dhe nė kėmbė me ditė tė tėra.

4. Korrenti elektrik sa i binte tjetrit tė fiktė.
5. Hedhja nė qafė e zinxhirėve me peshė tė rėndė.
6. Lidhja me duar nga pas nė dritare ose nė ndonjė dru, varur gjersa t’i preknin majat e gishtėrinjve.

7. Thyerje e kockave dhe ndukja e mishit me darė (kjo u pėrdor pas dėnimit me vdekje tė Shefqet Bejės dhe kundėr tyre).
8. Kripė nė gojė
9. Shpiheshin gjoja sikur do tė ekzekutoheshin ose do tė vareshin dhe shtihesh nė ajėr ose shpiheshin afėr litarit.

10. Tortura morale nė lidhje me familjen. Do tė ta burgosim, do tė t’i vrasim bile nė Shkodėr. Pėr tė thyer rezistencėn e Dulo Kalit e shpunė nė njė dhomė ngjitur me dy tė burgosura vajza dhe dy tė burgosur burra. Ata bėnė gjoja sikur ato ishin vajzat e tij dhe i kishin prurė aty t’i ēnderonin.

11. Futja kokėposhtė nė vozė plot me ujė.
12. Njė herė Myftar Tarja i futi njė Toptanit nevojė nė gojė dhe ēorape tė palara.
13. Djegie e mishit me cigare.

Dėshmitari Shaban Zereci, vjeē 45, nėpunės, banues nė Tiranė, u betua rregullisht, u pyet e tha: Kam qenė partizan qysh prej vitit 1942, kryetar ēete, komandant batalioni dhe kam pasur gradėn kapiten. U arrestova mė 14.VI.1947. Mė kanė mbajtur 16 ditė varur prej kėmbe. Pastaj mė kanė torturuar me sistemin e jelekut, mė kanė vėnė kripė nė gojė, mė kanė vėnė me nder mut nė gojė dhe mbasi unė nuk hapja gojėn mė kanė thyer kėmbėt me dru, deri sa u detyrova ta hap. Nuk e mora vesh asnjėherė pse u arrestova.

I pandehuri Vango tha: Nė hetuesi qe metodė pune tortura. Janė praktikuar lloje tė ndryshme torturash, si p.sh. qėllesa me pėllėmbė, lėnia pa bukė pėr ditė tė tėra, lidhur duar e kėmbė me hekura tė rėnda, jeleku, ujė tė ftohtė me litar tė lagur, kokėn nė kovė. Kėto metoda bisedoheshin dhe janė ngritur edhe nė mbledhje dhe torturat kanė ardhur duke u perfeksionuar.

(Marrė nga dosja e gjyqit tė Koēi Xoxes. Arkivi i MB)


zenuni 12.05.2013/09:06

Shikojeni kete link www.youtube.comwatch?vWCQjZtUiww