Plagjiatura në Universitet

Publikuar: 18.04.2013 - 15:47

Prishtinė, 18 prill - Plagjiatura nė Kosovė mė sė shpeshti ėshtė pėrmendur si fenomen nė radhėt e literaturės sė botuar nė fushėn e shėndetėsisė. Nė kėtė kuadėr, rasti i fundit ėshtė edhe libri universitar “Neurotrauma”, i cili ėshtė promovuar kėtė vit, i autorit Prof. Dr. Arsim Morina, dhe ėshtė vlerėsuar nga grupi i profesionistėve shėndetėsorė si njė libėr plagjiat.

Talat Gjinolli, neurokirurg, ka deklaruar nė njė konferencė pėr media, se libri pėr rreth 95 pėr qind ėshtė i kopjuar dhe i pėrkthyer, siē thotė ai, dobėt, derisa shėrben si libėr universitar edhe pėr studentėt e mjekėsisė.

“Meqenėse ėshtė nė treg, libri dhe ėshtė lexuar. Rreth 95 pėr qind ėshtė i kopjuar nga librat ekzistues tė botuesve nė gjuhėn angleze dhe serbo-kroate. Gjatė analizimit tė librit nga profesionistė shėndetėsorė, tė cilėt i pėrfaqėsoj unė, kemi ardhur nė konkludime se, libri ėshtė pothuajse komplet plagjiaturė”, ka thėnė Gjinolli.

Profesor Arsim Morina nuk deshi tė prononcohej pėr media, lidhur me kėtė ēėshtje, raporton REL.

Ndėrkaq, Mehmet Maxhuni, kirurg, njėherėsh prodekan nė Fakultetin e Mjekėsisė, ka bėrė tė ditur se edhe pse ėshtė edhe recensues i librit tė profesor Morinės, atė nuk e ka lexuar dhe nuk di nėse ėshtė plagjiaturė apo jo.

“Sipas shkruesit tė librit, Arsim Morinės, aty plagjiaturė ka shumė pak, rreth 3 apo 4 pėr qind. Ne nuk e lexojmė librin si recensues fund e krye, e shohim formėn si ka shkuar dhe mėnyra, e a ėshtė plagjiaturė, unė nuk e njoh aq mirė neurokirurgjinė dhe nuk e di. Ėshtė e pamundur tė bėsh njė tekst dhe tė mos marrėsh nga ndonjė libėr ekzistues, sidomos nė mjekėsi”, ėshtė shprehur Maxhuni.

Ndėrkaq, Talat Gjinolli ka thėnė se nė emėr tė grupit tė profesionistėve shėndetėsorė, do tė kėrkojė qė ky libėr tė tėrhiqet menjėherė nga tregu dhe tė formohet njė grup ekspertėsh qė tė analizojė vėrtetėsinė e kėtij libri, meqė, siē thotė ai, ėshtė i bindur se ky libėr ėshtė 95 pėr qind plagjiaturė.

“Unė jam si eksponent i grupit punues, unė e mbaj gjithė pėrgjegjėsinė morale dhe do tė kėrkoj falje publike nga opinioni nėse puna jonė do tė dalė si e pavėrtetė, apo edhe autorit do t’i pėrgjigjem nėse del qė ne jemi gabim, edhe moralisht, edhe financiarisht”, ka deklaruar Gjinolli.

Kurse, nė pyetjen tonė drejtuar Mehmet Maxhunit, nė cilėsinė e prodekanit tė Fakultetit tė Mjekėsisė, qė nėse vėrtetohet se libri ėshtė plagjiaturė, ēka do tė ndėrmarrė, ai ėshtė pėrgjigjur:

“Ēka duhet ndėrmarrė, unė nuk e di, a ka ndonjė rregullore ose ndonjė gjė qė do tė duhej tė sanksionojė kėto gjėra. Nuk e di!”.

Sidoqoftė, sipas grupit tė ekspertėve, tė cilėt kanė analizuar autorėsinė e librit “Neurotrauma” del se nė tekstet origjinale pjesa mė e madhe e paragrafėve pason me referenca, tė cilat nė librin plagjiat as qė janė pėrmendur. Qėndrimet dhe rezultatet e autorėve tjerė paraqiten si tė vetat, pa pėrdorur fusnota dhe pa i cekur fare autorėt e librave origjinalė.