Gjirokastra e Berati s’janë në “listën e trashëgimisë në rrezik”

Publikuar: 18.04.2013 - 14:28

Tiranė, 18 prill - Berati e Gjirokastra duket se i kanė shpėtuar pėrfshirjes nė listėn e Trashėgimisė Botėrore nė Rrezik, por kjo nuk do tė thotė se nė kėto dy qytete-muze nuk ka probleme, shkruan sot “Panorama”.  Kėtė e pranojnė dhe dy nga zyrtarėt mė tė lartė tė trashėgimisė kulturore, drejtori i Trashėgimisė pranė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Arbėr Kadia dhe drejtori i Institutit tė Monumenteve, Apollon Baēe. Menjėherė pas publikimit nė media tė problematikave dhe orientimeve tė propozuara nga njė raport i ICOMOS-it, nė lidhje me gjendjen nė dy qytetet e shpallura pasuri botėrore, nėn mbrojtjen e UNESCO-s, nė ambientet e IMK-sė u zhvillua njė konferencė pėr shtyp pėr tė dhėnė sqarime nė lidhje me kėtė raport. Gjithashtu u fol edhe pėr Ditėn Ndėrkombėtare tė Monumenteve dhe Siteve dhe ekspozitėn arkeologjike nė Itali.

Sa i pėrket raportit tė hartuar nga ekspertja e Organizatės Ndėrkombėtare tė Konservimit tė Monumenteve, Eleni Maistrou, u tha se i rėndėsishėm ėshtė fakti qė pėrmes tij kumtohet qė Gjirokastra dhe Berati i shpėtojnė listės sė pasurisė botėrore nė rrezik. Drejtori i IMK-sė pranoi se qyteti i Gjirokastrės paraqet probleme sa i takon braktisjes sė shtėpive nga banorėt nė qendrėn historike dhe, sipas orientimeve tė ekspertėve, duhet tė nxitet kthimi i tyre. Nė lidhje me kėtė ēėshtje nė raport thuhet se: “Shumica e pronarėve tė kėtyre shtėpive nuk kanė mundėsi financiare pėr konservimin apo restaurimin e tyre. Si rrjedhojė, shumė shtėpi janė tė braktisura dhe janė subjekt i rrėnimit. Aq mė tepėr qė disa shtėpi kanė shumė pronarė tė shpėrndarė nė gjithė botėn, tė cilėt ėshtė e vėshtirė tė gjenden”. Edhe Baēe e vlerėsoi kėtė si problematikėn kryesore tė qytetit tė gurtė. “Gjirokastra ėshtė njė qytet qė rrėshqet. Banorėt po zhvendosen nė pjesėn e poshtme tė qytetit, ēka ēon edhe nė braktisjen e kėtyre shtėpive. Pėrpjekjet tona kanė qenė tė vazhdueshme, pėr tė pasur njė bashkėpunim me privatėt, por nė kėtė pikė jemi ndeshur me palėt e interesit”, u shpreh Baēe.

Raporti i ICOMOS-it i parashtronte njė varg sugjerimesh qeverisė shqiptare, qė lidheshin kryesisht me pėrmirėsimin e Ligjit aktual pėr Trashėgiminė, fuqizimin e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės me specialistė, por edhe me para, duke propozuar qė IMK tė jetė pėrgjegjėse pėr tė gjitha zhvillimet qė ndodhin nė kėto qytete dhe drejtoritė rajonale tė jenė zyra nė varėsi tė kėtij institucioni. Kėto propozime janė parė pozitivisht nga pala shqiptare, pasi dėshmojnė pėr kapacitetet qė ka ky institucion. Drejtori i Trashėgimisė Kulturore nė MTKRS, Arbėr Kadia, u shpreh se tashmė po punohet pėr pėrmbushjen e propozimeve dhe se njė pjesė e mirė e tyre tashmė janė vėnė nė jetė. Sa i pėrket problemit tė ndėrtimeve pa leje, qė hasen mė sė shumti nė Gjirokastėr dhe klasifikimit tė ndėrtesave nė qendrėn historike, sipas propozimeve tė ICOMOS-it, Kadia u shpreh se kjo ēėshtje do tė shqyrtohet nga njė grup ekspertėsh dhe ėshtė ende herėt pėr tė folur konkretisht mbi tė.

Tashmė edhe nė Shqipėri data 18 prill u kushtohet monumenteve tė kulturės. Sipas drejtorit tė Trashėgimisė pranė MTKRS-sė, Arbėr Kadia, aktivitetet qė do tė zhvillohen sot nė tė gjithė Shqipėrinė, do tė fokusohen kryesisht te sensibilizimi i popullsisė pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore dhe nė veēanti tė brezave tė rinj. Nė kuadėr tė kėsaj dite, sot pranė Drejtorisė Rajonale tė Tiranės apo, siē njihet ndryshe te Mozaiku i Tiranės, do tė pėrurohet “Baraka Multimediale”, e cila do tė jetė njė pikė informacioni dhe edukimi pėr publikun e gjerė. Nė ceremoninė e pėrurimit do tė jetė i pranishėm dhe ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Visar Zhiti.