Zbulohen foto të vitit 1903 nga Tropoja, Prizreni, Gjakova e Mirdita

Publikuar: 05.04.2013 - 11:40

Tiranė, 5 prill - Kulla, malėsorė me qeleshe e me pushkė, lumenj qė rrjedhin natyrshėm, priftėrinj e kisha, vende e kohė tė mė shumė se 100 viteve mė parė, qė sot nuk i njohim mė. Tė harruar e tė varfėr, nė luftė pėr mbijetesė, shqiptarėt e 1903-it na shfaqen nė njė koleksion fotografish. Mirdita, Gjakova, Prizreni, Tropoja, Dibra, peizazhe, kulla tė mbuluara me tjegulla, burra me mustaqe-burra nga ata tė besės, Shqipėria tradicionale, larg Europės e modernizmit, ėshtė ende diku, e fshehur ndėr arkiva, e ashpėr dhe e trishtė, nė pritje...

Albanologu Robert Elsie ka rėnė nė gjurmėt e njė koleksioni tė rrallė fotografish tė shkrepura nė Shqipėrinė e Veriut nė vitet 1903-1908, transmeton BW. Mė shumė se njė shekull mė parė, eksploruesi dhe udhėpėrshkruesi austro-hungarez, Karl Shtajnmec (Karl Steinmetz), inxhinier nga profesioni do tė udhėtonte kėtejpari. Elsie shėnon se pas njė vizite tė gjatė nė Amerikėn e Jugut, ai udhėtoi disa here nė Perandorinė Osmane para se tė futej nė pjesėn mė tė panjohur dhe tė egėr tė saj, malėsia e Shqipėrisė sė Veriut. "Nė vapėn e gushtit 1903, Shtajnmeci u nis nga Shkodra nėpėrmjet maleve tė veriut pėr nė Gjakovė dhe Prizren. Pas vajtjes nė Shkup nė shtator tė atij viti, ai u kthye menjėherė nė Shqipėri, me njė avullore nga Selaniku pėr nė Shėngjin, pėr tė ndėrmarrė njė udhėtim tė dytė dyjavor nė Mirditė dhe nė luginėn e Drinit", - thotė Elsie.

Albanologu vėren se nė gusht 1904, Shtajnmeci u kthye nė Shqipėri dhe udhėtoi sėrish pėrmes Malėsisė sė Madhe, kėsaj radhe nė Shkrel, Theth, Shalė dhe Mertur pėr nė Gjakovė, duke qenė se malėsorėt e penguan tė vazhdonte pėr nė Guci. Ndėrkaq, udhėtimi i tretė nė vitin 1908 e ēoi nė Mat dhe nė luginėn e Drinit tė Zi, pra nė krahinėn e Dibrės. "Udhėtimet e Shtajnmecit janė shėnuar nė tė tre librat e tij botuar nė gjermanisht: 'Eine Reise durch die Hochlwndergaue Nordalbaniens' (Udhėtim nėpėrmjet Malėsisė sė Shqipėrisė sė Veriut), Vjenė 1904; 'Ein Vorstob in die nordalbanischen Alpen' (Depėrtim nė Bjeshkėt e Shqipėrisė sė Veriut), Vjenė 1905 dhe 'Von der Adria zum Schwarzen Drin' (Nga Adriatiku pėr nė Drinin e Zi), Sarajevė 1908", bėn me dije albanologu, duke shtuar se Shtajnmeci sė bashku me baronin Franc Nopēa dhe me Edit Durhamin konsideroheshin njohėsit mė tė mirė tė Shqipėrisė sė Veriut tė asaj kohe. Ai dinte shqip dhe ishte gjithashtu autor i njė gramatike dhe njė fjalori: "Albanische Grammatik: nordalbanische Mundart" (Gramatika e Shqipes: Dialekti i Shqipėrisė sė Veriut), Sarajevė 1913 dhe "Deutsch-albanesisches Feldwörterbuch" (Fjalori ushtarak gjermanisht-shqip), Sarajevė 1913. Fotografitė e kėtij koleksioni janė marrė nga tė tre librat e Shtajnmecit, botuar nė dhjetėvjeēarin e parė tė shekullit tė njėzet.

femka05.04.2013/12:59

Shume me rendesi historike. Do te ishte ineresante keto foto te dalin ne drite dhe ti shofim sa me shpejte.