“Chopin Piano Fest”, në kujtim të Verdit

Publikuar: 04.04.2013 - 09:38

Prishtinė, 4 prill - Dyqind vjet mė parė, bota fitoi krijuesin i cili do tė merrte epitetin trashėgimi universale e njerėzimit. Kėtė vit, bota muzikore do ta mbajė mend si “Vitin e Verdit”. Festivali i vetėm pianistik qė mbahet nė vend, ka vendosur t’u bashkohet aktiviteteve botėrore qė do tė nderojnė krijuesin e kryeveprave operistike. “Chopin Piano Fest - Prishtina 2013”, edicionin e katėrt do t’ia dedikojė kompozitorit italian, Giuseppe Verdi. Tri ditė para se tė nisė maratona prej nėntė mbrėmjesh muzikore, organizatorėt kanė paralajmėruar se festivali do t’i japė pėrparėsi literaturės sė Verdit. “Chopin...” sivjet mbahet mes datave 6 dhe 28 prill.

Besa Luzha, drejtoreshė artistike e festivalit, ka thėnė se pavarėsisht se Verdi ėshtė i njohur pėr literaturė operistike dhe “Chopin...” i dedikohet veprave pianistike, programi ėshtė pėrzgjedhur nė atė mėnyrė qė tė bėhet gėrshetim i tė dyja gjinive muzikore.

“Ajo qė ia shton sharmin edicionit tė sivjetmė ėshtė se kemi mė shumė vepra vokale, meqė Verdi ėshtė kompozitor i operave. Por tė gjitha shoqėrohen nga piano”, ka thėnė Luzha.

“E veēanta e festivalit tė sivjetmė ėshtė se i dedikohet 200-vjetorit tė Verdit”, ka shtuar ajo. Pėrveē se programi i “Chopin...” do tė reflektojė veprimtarinė e Verdit, festivali mbrėmjen e parafundit (mė 25 prill), e ka titulluar “Mbrėmje vokale kushtuar 200-vjetorit tė kompozitorit italian Verdi” dhe aty do tė performojnė muzikantė nga Shqipėria dhe Kosova.

Sipas Luzhės, “Chopin...” do tė hapet me performancėn e njė formacioni tė veēantė qė nuk ėshtė parė mė herėt.

“Festivali do tė nisė me sekstetin ballkanik ‘Pro Arte’, me muzikantė nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipėria”, ka thėnė ajo.

Luzha ka shtuar se edhe sivjet, sikur edicionin e kaluar, organizatorėt janė pėrballur me telashe gjatė organizimit. Vitin e kaluar, mbajtja e “Chopin...” kishte qenė nė pikėpyetje pėr shkak tė mungesės sė sallės pėr koncerte.

“Edhe sivjet kemi pasur vėshtirėsi. Salla e Kuqe prapė ka qenė e zėnė dhe vetėm tri mbrėmjet e fundit do tė mbahen aty. Tė tjerat do tė mbahen nė sallėn e njė hoteli”, ka thėnė ajo.

Adhuruesit e muzikės klasike edhe sivjet do tė paguajnė nga tre euro pėr tė pėrcjellė koncertet e “Chopin Piano Fest”.

Nė festival sivjet do tė performojnė muzikantė vendorė e ndėrkombėtarė. Ndėr ta pianisti ēek Martin Kasik, pianistja amerikane Claire Huangci, pianisti nga Britania e Madhe Peter Donohoe, sopranoja nga ShBA-ja, Dorothy Stone, pianistja kosovare Alberta Troni, mexosopranoja nga Kosova Sanije Matoshi etj. Festivali pėrmbyllet mė 28 prill me koncert tė Filarmonisė - Opera e Kosovės dhe solistė, duke pėrfshirė Gotlieb Wallisch nga Austria, Lejla Haxhiu - Pula nga Kosova dhe Rene Gulikers, dirigjent nga Holanda.

Edicioni i sivjetmė i festivalit ėshtė pėrkrahur nga Ministria e Kulturės dhe nga Komuna e Prishtinės.