Krijimtaria gjysmëshekullore e Berishës në retrospektivë

Publikuar: 27.03.2013 - 09:56

Prishtinė, 27 mars - Mė shumė se 160 vepra tė piktorit tė njohur Engjėll Berisha janė pėrfshirė nė ekspozitėn retrospektive qė do tė hapet sonte (e mėrkurė) nė Galerinė Kombėtare tė Kosovės. Nė muret e institucionit mė tė lartė tė artit pamor nė vend, tashmė janė vėnė pikturat, vizatimet, skicat, rozetat, pjatat dhe objektet e ndryshme skulpturale e punime nė dru dhe qeramikė qė janė punuar nga artisti tashmė i ndjerė, prej vitit 1946 deri mė 2003.

Njė konferencė pėr media ėshtė mbajtur paraditen e sė martės nė GKK, ku kanė folur dy kuratorėt e ekspozitės, Miran Mohar, artist nga Sllovenia dhe njė prej anėtarėve tė “Irwin” - njė grup i njohur artistėsh dhe Erzen Shkololli, njėherėsh drejtor i GKK-sė.

“Nė kėtė ekspozitė shohim pėrdorimin e mediumeve tė ndryshme dhe pėrpjekjen e artistit qė tė komunikojė sa mė qartė me publikun. GKK nė kėtė ekspozitė ka pėrfshirė tė gjitha pjesėt dhe ciklet qė janė punuar gjatė karrierės 57-vjeēare tė Berishės”, ka thėnė Shkololli, teksa ka folur pėr mjeshtrin e pikturės qė njihet ndryshe si Befre.

Ndėrsa kuratori i ekspozitės Miran Mohan ka thėnė se ndihet i gėzuar pėr mundėsinė qė tė punojė me veprat e artistit kaq tė madh siē ėshtė Engjėll Berisha dhe tė shohė nga afėr punėn e tij, qė ai e vlerėson si shumė specifike.

“Koncepti i ekspozitės ėshtė produkt i bashkėpunimit. Me grupin ‘Irwin’ kemi eksperiencė nė ikona bashkėkohore dhe nė njė mėnyrė punėt e Engjėll Berishės janė pikėrisht ikona bashkėkohore pėr shkak se ai gjen inspirim nė artin e Kostandinopojės dhe e pėrkthen kėtė eksperiencė nė tė tashmen”, ka thėnė Mohar, teksa nuk ėshtė ndalur vetėm me kaq.

“Po ashtu, nė punėt e tij ka elemente tė marra nga folklori dhe tė transformuara nė njė kontekst global, pra elemente pėrtej kohės dhe hapėsirės ku ai ka jetuar”, ka thėnė ai.

Engjėll Berisha i njohur gjithashtu si Befre u lind nė vitin 1926 nė Pejė, Kosovė. Ai u diplomua nga Universiteti i Beogradit nė vitin 1954, ishte anėtar i Akademisė sė Arteve Figurative tė Kosovės dhe njė ndėr themeluesit e Galerisė sė Arteve tė Kosovės. Me veprat e tij artistike ka lėnė gjurmė tė thella nė artin figurativ kosovar dhe mė gjerė. Gjatė karrierės sė tij, Berisha ka pasur njė numėr tė madh tė ekspozitave personale dhe kolektive nė Kosovė dhe nė shumė vende tė tjera. Engjėll Berisha vdiq mė 15 shtator 2010, nė Prishtinė.

Ekspozita retrospektive e Engjėll Berishės - Befre, do tė qėndrojė e hapur deri mė 27 prill.