Qendra Kinematografike e Kosovës kërkon producentë “pasanikë”

Publikuar: 27.03.2013 - 09:47

Prishtinė, 27 mars - Qendra Kinematografike e Kosovės nuk do tė subvencionojė mė vetėm ato projekte filmike qė vlerėsohen pėr skenar tė mirė. Nga producentėt filmikė do tė kėrkohet edhe qėndrueshmėri financiare pėr krejt projektin. Gjasa mė tė mėdha pėr tė marrė para nga shteti, nga buxheti i kėtij viti pėr mbėshtetje tė filmit do tė kenė edhe ata qė kanė ekip mė tė mirė, pėrfshirė kastėn e aktorėve, regjisorin e skenaristin. Prej 2008-s nė adresė tė QKK-sė nuk ka pasur rast kur regjisorėt e filmave tė metrazhit tė gjatė nuk kanė kėrkuar mjete shtesė.

Arben Zharku, kryetar i Kėshillit Drejtues tė QKK-sė, ka treguar se tashmė ėshtė kryer rregullorja e brendshme, e cila do tė vėrė kornizat me tė cilat do tė gjykojė juria vlerėsuese.

“Juria do tė vlerėsojė projektet nė bazė tė rregullores sė re qė pritet tė dalė pėr subvencionimin edhe pėr mėnyrėn e punės dhe vlerėsimit tė jurisė. Rregullorja ka shkuar nė zyrėn ligjore, dhe nė bazė tė afatit ligjor, besojmė se pėr dy javė do tė miratohet”, ka treguar Zharku, teksa ka shtuar se si ajo do tė ndryshojė mėnyrėn e votimit.

“Pėrveē skenarit do tė merret pėr bazė edhe ekipi i filmit, qėndrueshmėria financiare dhe mėnyra e prezantimit tė projektit. Nėse njė projekt ka siguruar gjysmėn e mjeteve, e dimė sigurt qė projektin do ta kryejė me kohė”, ka thėnė Zharku. “Dikush qė ka emra nė ekip, regjisorė tė mirė, skenaristė tė mirė dhe aktorė tė mirė, kjo e rrit besueshmėrinė ndaj projektit”, ka shtuar mė tej ai.

Plot 100 mijė euro mė shumė do tė ketė nė dispozicion pėr kėtė vit Qendra Kinematografike e Kosovės, nė krahasim me vitin e kaluar, kur Ministria e Kulturės kishte ndarė 500 mijė euro. Zharku thotė se ato do tė shpėrndahen pėr tė gjitha kategoritė tė cilat i mbėshtet ky institucion. Konkursi pėr film tė metrazhit tė gjatė, tė metrazhit tė shkurtėr, pėr film dokumentar dhe film tė animuar ėshtė bėrė publik tė martėn, pėrmes faqes zyrtare tė QKK-sė.

“Kjo e rrit mundėsinė pėr tė subvencionuar mė shumė filma. Do tė ketė mundėsi mė tė madhe pėr filmat e tė gjitha kategorive”, ka thėnė Zharku.

Por se sa filma, tė secilės kategori do tė subvencionohen kėtė vit, Zharku ka thėnė se do tė vendoset pasi qė tė kenė parė “brumin” e skenarėve qė kanė aplikuar pėr mbėshtetje.

“Juria i jep notė secilit skenar. Tek pas asaj ne si Kėshill nxjerrim politikė se ēka ia vlen tė mbėshtesim pėr kėtė vit”, ka thėnė Zharku.

Me buxhetin e vitit tė kaluar, rreth 100 mijė euro qenė ndarė pėr projekte tė vogla ndėrkombėtare, nė formė tė bashkėprodhimit me Kosovėn, 100 mijė euro tė tjera qenė ndarė pėr filma dokumentarė, animacion e filma tė shkurtėr. Pjesa tjetėr - mė shumė se gjysma e buxhetit total - ėshtė ndarė pėr projekte filmike tė metrazhit tė gjatė.

 

Nė konkursin qė ėshtė bėrė publik tė martėn, pėr filma tė metrazhit tė gjatė dhe tė shkurtėr, ėshtė shkruar se “tė drejtė aplikimi kanė tė gjithė personat juridikė, vendės ose tė huaj, tė regjistruar nė Kosovė si subjekt biznesi pėr prodhimtari filmike dhe paraprakisht tė regjistruar nė QKK dhe qė i plotėsojnė kushtet e kėrkuara me kėtė konkurs”.

 

Regjisori qė i mėsyn tė marrė para nga shteti pėr tė bėrė film tė metrazhit tė gjatė duhet tė kėtė realizuar sė paku dy filma tė metrazhit tė shkurtėr ose njė film tė metrazhit tė gjatė (mė gjerėsisht nė “Kohėn Ditore”).