Rinia kosovare e ajo serbe tejkalojnë politikën me kulturë

Publikuar: 27.03.2013 - 09:46

Pejė, 27 mars - Tė rinjtė e Pejės dhe ata tė Borit, qytet jugor i Serbisė, mendojnė qė kanė tejkaluar problemet politike qė kanė dy vendet. Nė projektin e pėrbashkėt tė organizatės joqeveritare “Syri i Vizionit” dhe “Community Developement Association”, pėr shkėmbim tė vullnetarėve kanė shpalosur pėrvojat mes dy vendeve ku gjatė njė shkėmbimi dymujor ata kanė krijuar bindjen se tashmė rinia ka bėrė njė hap mė tej se politika. Pėrmes ekspozimit tė fotografive tė realizuara nė qytetin e Pejės, tė rinjtė nga Serbia kanė shfaqur bukuritė tė cilat i kanė gjetur nė Pejė. Nė kuadėr tė projektit ata kanė bėrė edhe hulumtime nė kėto qytete. Rezultatet e punės tashmė i kanė shpaluar, por kanė bindjen se aktiviteti i tyre flet mė shumė.

Qenan Bardhaj, nga “Syri i Vizionit”, si koordinator i projektit nė kuadėr tė programit tė shkėmbimit tė vullnetarėve ka thėnė se njėri nga qėllimet e projektit ka qenė edhe pajtimi mes dy vendeve.

“Tė rinjtė nga qyteti jugor i Borit tė Serbisė kanė qėndruar nė Pejė pėr t’u njohur me kulturėn dhe vendin kėtu. Njėjtė edhe tė rinjtė nga Peja kanė qėndruar atje pėr dy muaj, ku kanė bėrė edhe fotografi tė cilat janė prezantuar atje dhe sot kėtu”, ka thėnė Bardhaj.

Tė rinjtė e tė dy vendeve kanė thėnė se tashmė ėshtė arritur pajtim nė mes tyre dhe se ēėshtjet e politikės nuk do tė reflektojnė tė ardhmen e tyre.

Natasha Kuruēki nga Novi-Sadi ka thėnė se rinia ėshtė formula pėr tejkalimin e problemeve politike. Pėrmes tyre edhe ka filluar procesi i pajtimit.

“Ėshtė forma mė e lehtė pėr tejkalim tė ngatėrresave politike, pikėrisht nėse fillohet me tė rinjtė. Kjo, sepse ata kanė mė shumė energji, kanė dalė jashtė mė shumė, e politikanėt nuk e tejkalojnė kėtė ndryshe pos kėshtu pėrmes shkėmbimeve e takimeve mė tė shpeshta me njėri-tjetrin”, ka thėnė ajo.

Taulant Hoxha, qė ka vizituar qytetin e Borit, ka thėnė se pėr tė tashmė ėshtė tejkaluar ajo bindja e hakmarrjes politike. Ai ka shtuar se pajtimi ėshtė arritur.

“Pajtimi tashmė ėshtė arritur. Kjo ka ndėrruar. Ėshtė jashtė politikės dhe nuk pengon asgjė pėr tė komunikuar”, ka thėnė Hoxha. Ai ka shtuar se fillimisht i ėshtė thėnė se raportet janė mė ndryshe, por mendimi ka ndryshuar. Ai ka bėrė tė ditur se nė Bor kanė krijuar pėrvoja dhe nė kėtė rast edhe ėshtė bėrė njė mural me fotografi e grafite.