Më quajnë Gjirokastra… vij nga Gjakova…

Publikuar: 26.03.2013 - 11:37

Tiranė, 26 mars -  Ekspozita “Emri im, qyteti i tyre” e artistit kosovar Alban Muja, qė u ēel dy ditė mė parė nė Tiranė nė galerinė “Muza”, pėrfshin njė cikėl fotografish me 7 personazhe djem dhe vajza nga Kosova qė kanė emra qytetesh shqiptare. Muja trajton fenomenin pėrmes fotografive dhe tregon historinė qė fshihet pas secilit.

Ato quhen Saranda, Gjirokastra e Vlora. Na vijnė menjėherė pamje tė secilit prej qyteteve, por asnjėherė, nėse pėrmendet ndonjėri nga emrat, nuk mund tė tė vijė nė parafytyrim portreti i njė vajze… Janė 7 personazhe nė 7 fotografi, djem dhe vajza nga Kosova me emra tė pazakontė. Emra qė na tingėllojnė tė pazakontė ne shqiptarėve tė Shqipėrisė, apo qė nuk do tė zgjidhnim t’i thėrrisnim fėmijėt tanė kėshtu, por qė janė fare tė zakonshėm pėr shqiptarėt e Kosovės. “Ka qenė njė komunikim nė distancė, nė njė kohė kur Shqipėria ishte mit pėr Kosovėn. Komunikimi mes shqiptarėve tė Shqipėrisė dhe Kosovės ka qenė i pamundshėm nė komunizėm dhe i vetmi komunikim qė ishte ndėrtuar nė trurin e prindėrve ka qenė njė farė besimi mitologjik mbi Shqipėrinė si njė vend super. Por kur e kemi vizituar Shqipėrinė gjatė luftės, e kemi parė se nuk ishte ashtu. Ende edhe sot nė Kosovė vihen emra qė lidhen me ngjarje tė ndryshme qė kanė ndodhur gjatė viteve tė fundit. P.sh, shumė djem tė lindur pas viteve ’99 kanė marrė emrin Toni, si njė falėnderim nga ana e prindėrve pėr kontributin e Toni Blerit gjatė luftės nė Kosovė”,- shpjegon artisti nga Kosova, Alban Muja, i cili ka kėrkuar nė ēdo qytet tė Kosovės dhe ka zbuluar arsyen pse secili prej tyre e mban atė emėr. Ky projekt ka nisur qė nė vitin 2004, sė pari duke gjetur emrat e fėmijėve tė dikurshėm, tė cilėve prindėrit u vinin emra qytetesh shqiptare. Gjatė kėrkimeve zbuloi edhe fėmijėt e sotėm me emra artistėsh tė show-biz-it e liderėsh tė politikės botėrore… Por, njohja me ta ėshtė pjesė e njė tjetėr projekti tė tij. Kėsaj radhe nė Tiranė, nė galerinė “Miza”, ai sjell tė parėn ekspozitė- pjesė e projektit tė tij kėrkimor pėr emrat e pazakontė qė ai ka hasur nė Kosovė. “My name, their city” (Emri im, qyteti i tyre) titullohet ekspozita qė vjen me njė cikėl fotografish me 7 personazhe, ku secili mban emrin e njė qyteti shqiptar: Milot, Berat, Shkodran, Butrint, Saranda, Gjirokastra e Vlora. Ėshtė historia e emrave tė dhjetėra fėmijėve kosovarė tė viteve ’80-’90, qė Muja i rrėfen pėrmes fotove.

Secili personazh identifikohet lehtėsisht me emrin e qytetit, fotografinė e tė cilit mban nė dorė. “Fenomeni i emėrtimit tė fėmijėve sipas qyteteve tė Shqipėrisė, nė Kosovė lindi si pasojė e ndikimit tė politikave tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve tė Kosovės. Emėrtimi i fėmijėve sipas qyteteve tė Shqipėrisė lindi si pasojė e pamundėsisė sė shqiptarėve tė Kosovės qė tė udhėtonin drejt atij qė ndienin si mėmėdhe, atje ku kishin etninė e pėrbashkėt, ēka edhe ushqente ndjenjėn e nostalgjisė pėr Shqipėrinė. Pėr shembull, menjėherė pas Luftės sė Dytė Botėrore ka ndodhur qė motrat dhe vėllezėrit tė ndahen, duke ngecur nė dy anėt e kufirit nė kohėn e “mbylljes” menjėherė pas kėsaj lufte. Nuk kishin mundėsi tė takoheshin deri nė periudhėn e rėnies sė komunizmit nė fillim tė viteve ’90. Gjatė kėsaj periudhe, moskomunikimi ishte bėrė zakon qė fėmijėt tė quheshin Berat, Milot, Saranda, Gjirokastra, Shkodran, Butrint, Vlora, njė gjė e pazakonshme pėr banorėt e kėtyre vendeve”, – shpjegon idenė e kėsaj ekspozitė artisti Alban Muja, i cili ka takuar tė gjithė personazhet me emra jo fort tė zakonshėm, por qė mbajnė njė pjesė tė historisė sė fatit tė tyre.