Galeria “Qafa” aranzhon 9 ekspozita për 9 muajt e ardhshëm

Publikuar: 26.03.2013 - 10:02

Prishtinė, 26 mars – Nėntė ekspozita janė pėrzgjedhur qė tė mbahen nė Galerinė e Ministrisė sė Kulturės, pėr nėntė muaj, sa kanė mbetur deri nė fund tė vitit kalendarik. Pėr shkak tė rinovimit tė hapėsirė sė galerisė, qė ndryshe njihet si “Qafa”, tre muajt e parė aty nuk ėshtė hapur asnjė ekspozitė.

Mehmet Behluli, kryetar i Kėshillit Artistik, ka arsyetuar se kanė vendosur qė sivjet tė kenė mė pak ekspozita nė emėr tė kualitetit.

“Secili kėshill synon qė tė ketė kriteret mė tė larta, nė krahasim me galeritė profesionale simotra. Kriteri bazė ka qenė kualiteti, aq sa ne kemi mundur tė vlerėsojmė kualitetin”, ka thėnė Behluli.

Ai ka thėnė se galeria “Qafa” po synon qė tė bėjė njė program me mė pak ekspozita, porse ato tė jenė mė tė mėdha dhe me njė program tė qėndrueshėm.

“Si galeri ‘Qafa’ kemi pasur pak mė shumė e pak mė shpesh ekspozita. Kėtu ka bėrė gjithkush ekspozitė, e nuk ka pasur njėfarė programi tė qėndrueshėm”, ka thėnė Behluli.

Njė komunikatė pėr media e lėshuar nga koordinatorja e kėsaj hapėsire, Dhurata Ramosaj – Shala, ėshtė bėrė me dije se Kėshilli Artistik i Galerisė sė Ministrisė sė Kulturės ka shqyrtuar tė gjitha aplikacionet nga konkursi publik pėr programin e vitit 2013 dhe vendosi qė nė galeri tė hapen nėntė ekspozita.

Suzana Varvarica me njė  ekspozitė kuratoriale, si dhe ekspozitat individuale Katharina Schendl, Mal Myrtaj, Dren Maliqi, Shpend Havolli, bashkė me ekspozitat individuale tė fotografėve Arben Llapashtica dhe Petrit Ukėhajdaraj tė bartura nga viti 2012, janė ekspozitat qė do tė zėnė vend nė muret e galerisė “Qafa”. Veē kėtyre, Kėshilli Artistik ka menduar se galeria “Qafa” mund tė prodhojė vetė dy ekspozita.

“Komisioni e ka tė drejtėn e lirė pėr tė vendosur, sepse ky ėshtė art dhe nuk ka kritere ekzakte. Sikur dikush tjetėr tė kish qenė nė vendin tonė, me siguri kish me vendos ndryshe”, ka thėnė Mehmeti, teksa ka arsyetuar pėrzgjedhjen e programit pėr kėtė vit.

Ekspozitat qė do tė provojė vetė tė prodhojė galeria “Qafa” janė njė e cila lidhet me artistet femra tė Kosovės, si ekspozitė tematike, si dhe njė tjetėr ekspozitė qė do tė provojė tė sjellė nė Kosovė artistė sė paku nga regjioni, por mbase edhe mė gjerė.

Dhjetė ditė mė parė, “Koha Ditore” kishte shkruar pėr zvarritjet nė punimet pėr rinovimin e hapėsirės ekspozuese tė galerisė “Qafa”, pėr tė cilėn ėshtė thėnė se do tė pėrfundojė qysh nė vitin e kaluar. Ndonėse kishte pranuar se ka vonesė, koordinatorja Dhurata Ramosaj – Shala kishte thėnė se pritja do t’ia vlejė.

“Kushdo qė do tė ekspozojė, do tė ndihet mė i nderuar nė kėtė hapėsirė”, kishte thėnė Ramosaj.

Nė konkursin pėr programin e vitit 2013 tė galerisė “Qafa” thuhej se tė drejtė konkurrimi kanė krijuesit nga fusha e pikturės, skulpturės, dizajnit grafik, grafikės, instalacionit, fotografisė, videos, performancės dhe arkitekturės. Vitin e kaluar Ministria e Kulturės kishte ndarė 10 mijė euro pėr kėtė institucion. Pėr 2013-n ka dyfishuar kėtė shumė.