Ambasada britanike do llogari nga Ministria për databazën e trashëgimisë

Publikuar: 26.03.2013 - 08:57

Prishtinė, 26 mars - Ambasadori britanik nė Kosovė, Ian Cliff, do t’i kėrkojė vetė llogari ministrit tė Kulturės, Memli Krasniqi, pėr zvarritjen e projektit qė ambasada e kishte financuar me rreth 200 mijė euro, qysh nė vitin 2008.

Ministria e Kulturės tash e pesė vjet nuk ia ka dalė tė ofrojė qasje publike nė databazėn e trashėgimisė kulturore. Institucioni mė i lartė kulturor nė vend pėr gati gjysmė dekade nuk po mund tė grumbullojė tė dhėna pėr mbi 2 mijė e tetėqind objekte tė trashėgimisė kulturore, tė identifikuara nė Kosovė. Derisa MKRS-ja arsyetohet se ėshtė duke i plotėsuar me tė dhėna objektet qė do tė jenė pjesė e databazės, ambasadori britanik nė Kosovė ka paralajmėruar se do ta ngrejė kėtė ēėshtje, sapo ta takojė Memli Krasniqin.

“Fillimisht Zyra britanike, e mė pas Ambasada britanike, kishim pajisur me harduer dhe softuer tė bazės sė tė dhėnave pėr regjistrim digjital tė objekteve dhe monumenteve historike nė Kosovė. Intenca ishte qė tė kishte njė bazė tė brendshme tė tė dhėnave nė Institutin pėr Mbrojtjen e Monumenteve dhe njė bazė tė jashtme tė tė dhėnave. Ne kemi pėrgatitur harduerin dhe softuerin dhe kėto duhet tė pėrdoren”, ka thėnė Cliff gjatė prezantimit tė raportit “Gabim pas gabimi” tė realizuar nga organizata joqeveritare “Ec ma ndryshe” pėr “Forumin 2015”, javėn e kaluar. (Mė gjerėsisht lexoni sot nė Koha Ditore)