Kosova, storie e veçantë në Bienalen e Venecias

Publikuar: 07.03.2013 - 17:32

Prishtinė, 7 mars - Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot artistin Petrit Halilaj, i cili do ta pėrfaqėsojė Kosovėn nė Bienalen e Ekspozitės Ndėrkombėtare tė Artit Bashkėkohor nė Venecia, si dhe komisionarin e Pavijonit tė Kosovės, drejtorin e Galerisė Kombėtare tė Kosovės, Erzen Shkololli. Krasniqi i ka pėrgėzuar ata pėr punėn qė kanė bėrė deri tash pėr pėrfaqėsim sa mė tė mirė tė vendit tonė. Ai ka vlerėsuar lartė suksesin dhe punėn e Halilajt, por edhe tė kuratores Kathrin Rhomberg, duke thėnė se me kėtė Kosova ka dėshmuar se vėrtetė ėshtė njė vend qė kultivon vlera tė mirėfillta tė artit. Vetė fokusi i shumė mediave dhe personaliteteve ndėrkombėtare pėr artistin Halilaj dhe pjesėmarrjen e Kosovės nė bienale dėshmon se ne tashmė jemi njė storie e veēantė e gjithė ekspozitės, ka thėnė ministri, njofton Zyra pėr komunikim me publikun e MKRS-sė.

“Ėshtė shumė thelbėsore qė tashmė nė kėto vjet ne kemi krijuar traditėn qė Kosova tė jetė e pranishme nė ngjarjet me tė rėndėsishme tė kulturės nė botė, dhe s’ka dyshim se kjo  duhet tė ruhet edhe nė vitet e ardhshme. Ministri ka ofruar pėrkrahjen e plotė tė MKRS-sė pėr gjithė ekipin e Kosovės nė kėtė bienale.

Petrit Halilaj dhe Erzen Shkololli e kanė falėnderuar ministrin pėr iniciativėn dhe gjithė mbėshtetjen e dhėnė, nė mėnyrė qė Kosova tė ketė njė prezantim sa mė dinjitoz. Ata kanė njoftuar ministrin me pėrgatitjet qė po bėjnė pėr bienale, duke vlerėsuar se ėshtė bėrė njė punė e mirė.

Halilaj tha se ėshtė ndjerė i nderuar qė do ta pėrfaqėsojė Kosovėn nė ngjarjen mė tė rėndėsishme tė artit bashkėkohor nė vend, dhe shtoi se gjithė detyrėn e ka marrė mė shumė pėrgjegjėsi.

Bienalja e njohur fillon mė 1 qershor dhe pėrfundon mė 24 nėntor.