Përcillet mes duartrokitjesh mjeshtri i madh i skenës

Publikuar: 07.03.2013 - 16:59

Tiranė, 7 mars - “Mbase do tė kthehem nė teatėr, nė oborr a nė holl, por e di se nė skenė nuk do ngjitem mė kurrė. Mė ndero”. Kėto kanė qenė fjalitė qė i ka thėnė bashkėshortes ditėt e fundit ashtu si nėn zė Roland Trebicka. Ai u rikthye sot pėr herė tė fundit nė Teatėr, nė holl e nė oborr, por nuk mundi tė ngjitej nė skenėn e tij. Kolegė, miq, artdashės e qytetarė tė shumtė u mblodhėn sot nė hollin e Teatrit Kombėtar pėr t’i dhėnė lamtumirėn e fundit artistit unik Roland Trebicka. Homazheve iu bashkuan edhe krerėt e shtetit e tė politikės, tė cilėt u pėrkulėn me nderim pėrpara trupit tė pajetė tė aktorit tė mirėnjohur. Pas zhvillimit tė homazheve pėr rreth 2 orė, trupi i pajetė i aktorit u nis drejt banesės sė fundit mes duartrokitjeve qė e shoqėruan gjatė gjithė jetės, raporton BW.

Mjeshtri i madh i skenės shqipe u shua dje nė moshėn 65-vjeēare, pėr shkak tė njė sėmundjeje tė rėndė. Grahmat e fundit i dha nė shtėpinė e tij, dje nė drekė rreth orės 14:30. Pranė tij janė gjendur e shoqja e mikja e jetės sė tij, Violeta, dhe dy vajzat e djali i aktorit.