Prishtina i bashkohet botës në leximin me zë

Publikuar: 07.03.2013 - 09:59

Prishtinė, 7 mars - Pėr herė tė parė nė Kosovė nė bibliotekėn “Pėrkujtimore”, degė e bibliotekės “Hivzi Sulejmani” nė Prishtinė, ėshtė organizuar njė shfaqje - program pėr Ditėn botėrore tė leximit me zė tė lartė (‘World Read Aloud Day’) duke promovuar leximin si njė e drejtė e ēdo njeriu.

Pėr ēdo vit, tė mėrkurėn e parė tė muajit mars, SHBA-ja dhe mbi 57 shtete tė tjera tė botės festojnė Ditėn botėrore tė leximit me zė tė lartė, qė motivon fėmijėt, adoleshentėt dhe tė rriturit nė mbarė botėn pėr tė festuar fuqinė e fjalėve, veēanėrisht ato qė janė tė pėrbashkėta nga njė person nė tjetrin.

Atdhe Matoshi, ish-pėrdorues i kėsaj biblioteke, i cili ėshtė nė Kosovė si pjesė e programit Fulbright, njė nga programet mė tė vjetra dhe mė prestigjioze tė financuara nga Departamenti i Shtetit i SHBA-sė, nė bashkėpunim me Bukurije Demollin, bibliotekare nė bibliotekėn “Pėrkujtimore” dhe “LitWorld”, organizatė ndėrkombėtare joqeveritare qė punon pėr avokimin dhe shpėrndarjen e shkrim-leximit nė mbarė botėn, kanė bėrė tė mundur programin, ku nxėnėsit e Prishtinės iu bashkuan mijėra njerėzve tė tjerė nė botė duke lexuar me zė tė lartė. “Disa nxėnės kanė lexuar vjershat dhe tregimet e tyre, ndėrsa tė tjerėt kanė lexuar tregime tė shkruara nga autorė tė famshėm”, thuhet nė njė komunikatė tė organizatorėve. Sipas kėsaj komunikate, gjithashtu nxėnėsit kanė dėgjuar njė tregim nė gjuhėn angleze, temėn e sė cilit e kanė diskutuar. “Rezultati i programit ishte mjaft i suksesshėm dhe tė gjithė tė pranishmit, stafi i bibliotekės ‘Hivzi Sulejmani’, diplomatė nga Ambasada Amerikane dhe veēanėrisht nxėnėsit, u ndanė tė kėnaqur me kėtė aktivitet, dhe janė shumė pėrkrahės pėr vazhdimin e avokimit pėr tė drejtėn e shkrim-leximit pėr ēdo person nė qytetin dhe shtetin tonė”, thuhet nė komunikatė.

Sipas organizatorėve, duke ngritur zėrin sė bashku nė kėtė ditė, u tregojmė fėmijėve nė gjithė botėn qė ne mbėshtesim tė ardhmen e tyre “se ata kanė tė drejtė pėr tė lexuar, pėr tė shkruar, dhe pėr tė ndarė e shprehur fjalėt e tyre, pėr ta ndryshuar botėn”.