“Artistët e së nesërmes” thërret për të 11-n herë

Publikuar: 07.03.2013 - 09:58

Prishtinė, 7 shkurt - Pėr tė njėmbėdhjetėn herė me radhė Galeria Kombėtare e Kosovės ka ftuar artistėt nė konkursin pėr ēmimin “Artistėt e sė nesėrmes”. Kriteret e as shpėrblimi nuk kanė ndryshuar. Gjashtė javė rezidencė nė New York tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė studio ndėrkombėtare dhe program kuratorial ėshtė shpėrblimi qė do tė marrė edhe artisti i 11-tė i sė nesėrmes.

“Rezidenca i jep fituesit mundėsinė tė ndėrtojė njė rrjet kontaktesh qė do ta ndihmojnė nė karrierė”, thuhet nė njė komunikatė pėr shtyp tė lėshuar nga GKA-ja, tė mėrkurėn. Sipas kėsaj komunikate, tė drejtė konkurrimi kanė krijuesit nga fusha e pikturės, skulpturės, grafikės, instalacionit, fotografisė, videos dhe performancės. E kusht ėshtė qė artisti tė jetė mė i ri se 35 vjeē. Jo mė larg se 1 maji, tė interesuarit pėr t’u bėrė pjesė e kėsaj gare duhet tė dorėzojnė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve formularin e plotėsuar bashkė edhe me portofolion me pėrmbledhjen e punimeve tė realizuara deri mė tani.

Ekspozita me finalistėt e kėsaj gare do tė hapet nė tetor tė kėtij viti. Ata do tė punojnė me kuratorin e ekspozitės nė realizimin e punimeve pėr ekspozitėn finale, i cili nuk ėshtė caktuar ende. Punimet e tyre do tė vlerėsohen nga njė juri ndėrkombėtare, qė pasi qė do t’i shqyrtojė propozimet dhe do tė intervistojė finalistėt do tė shpallė fituesin.

Deri tash, ēmimin “Artistėt e sė nesėrmes” e kanė marrė Majlinda Hoxha, Astrit Ismaili, Loreta Ukshini, Miranda Thaēi, Bekim Gllogu, Fatmir Mustafa - Carlo, Fitore Isufi-Koja, Kader Muzaqi, Jakup Ferri dhe Tahar Alemdar. Punimet e gjithė kėtyre artistėve u patėn bėrė bashkė nė njė ekspozitė retrospektive qė ėshtė organizuar nga Galeria Kombėtare e Arteve, pėr nder tė 10-vjetorit tė organizimit tė kėsaj gare. Nė ekspozitėn e kuruar nga Eriola Pira, qenė pėrplasur realitete tė shumta qė i kanė preokupuar artistėt gjatė dhjetė vjetėve tė fundit. Ekspozita retrospektive “Artistėt...” bashkonte veprat qė pasqyrojnė edhe ngjarje si shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, mė 2008, e deri te fotografitė nudo tė vetė krijuesve.

Ēmimi “Artistėt e sė nesėrmes” organizohet nga Galeria Kombėtare e Kosovės nė bashkėpunim me Fondacionin pėr Shoqėri Civile, New York. Ky program pėrbėhet nga dhjetė shtete tė tjera dhe ka filluar nė vitin 1991 nė Ēekosllovaki. Nė Kosovė ėshtė hapur nė vitin 2002. GKA-ja e cilėson kėtė si konkursin e vetėm tė kėtij lloji, i cili i afirmon artistėt e rinj herėt nė karrierėn e tyre dhe u jep mundėsinė qė tė fitojnė rezidencėn gjashtėjavore nė “Studio Ndėrkombėtare dhe Programi Kuratorial” nė New York ku ata njihen me skenėn e artit bashkėkohor tė kryeqytetit tė botės, dhe me atė ēka ky megaqytet ofron.