“Mbas zonjushës Julie” për luftën midis klasave

Publikuar: 27.02.2013 - 09:48

Prishtinė, 27 shkurt - Ėshtė nata e 26 korrikut e vitit 1945. Partia Laburiste Britanike sapo ėshtė mposhtur nga konservatorėt, tė udhėhequr nga Winston Churchill. Nė njėrėn nga dhomat e shtėpisė sė njė pasaniku britanik zhvillohet njė “luftė” e ngjashme me atė politike. Por lufta pėr aty ka mjete tė tjera dhe bėhet pėr tė mposhtur ndarjet mes klasave shoqėrore. Christine (Xhejlane Godanci) dhe John (Astrit Kabashi) i shėrbejnė babait tė Zonjushės Julie (Gresa Pallaska). Dy tė parėt janė nė prag tė martesės. Por gjithēka komplikohet brenda natės. Zonjusha Julie, e dehur tej mase, nis tė flirtojė me John. Duke qenė “thjesht njė mashkull” (siē pėrmendet disa herė brenda shfaqjes), John nuk arrin t’i rezistojė joshjes nga Julie, sė cilės ia humb virgjėrinė. Por kur sfidohet realiteti dhe njerėzit bien pre e pasionit, pa kujtuar dallimet klasore, duhet paguar njė ēmim. Tė dy protagonistėt e paguajnė atė. Bashkė me ta gabimin e vuan edhe Christine. Julie, e cila vuan nga kujtimet e fėmijėrisė sė trishtė pėr shkak tė raporteve tė prindėrve tė saj, ka pėrparėsi ndaj kėsaj tė fundit. Julie ėshtė e pasur, prandaj edhe urdhėron. Nga ana tjetėr, Christine ėshtė ajo qė duhet tė zbatojė urdhrat. Edhe atėherė kur e zonja e shtėpisė i kėrkon t’ia huazojė burrin me tė cilin ka bėrė plane tė martohet. Rregulli ėshtė i qartė: paraja determinon pushtetin.

Njė rrėfim nė tė cilin pėrplasen skenat “e nxehta”, me ato tė trishta dhe komike, bashkė me tingujt e pianos - qė interpretohen ‘live’ nė skenė nga Jeta Dida - u shpalos nė Teatrit Kombėtar tė Kosovės. Shfaqja me titull “Mbas zonjushės Julie”, me tekst tė Patrick Marber, e realizuar nėn regji tė Kushtrim Koliqit, iu nėnshtrua vlerėsimit tė publikut, tė hėnėn mbrėma. Kjo ėshtė premiera e dytė pėr kėtė vit pas shfaqjes “Pėrplasjet” tė Ekrem Kryeziut. Pėr mė shumė se njė orė, publiku, i cili nė mungesė tė ulėseve u “akomodua” edhe nė dysheme, u kthye prapa nė kohė, pėr tė pėrjetuar shkurt ethet e jetesės nėn regjimin klasor, kur paraja ėshtė gjithēka pėr njerėzit. Shfaqja u prit mirė nė premierė.

“Njė punė shumė e saktė, e pastėr e regjisorit. Lojė shumė e mirė e tre aktorėve. Shfaqje e mrekullueshme dhe shpresoj qė edhe publiku do tė vijė ta shohė si sonte nė premierė”, ka thėnė aktori Kushtrim Sheremeti, pas premierės sė “Mbas zonjushės Julie”.

“Ka skena shumė tė bukura, komike, tė trishta. Thjesht, shfaqje komplete”, ka shtuar ai.

Pėr kolegun e tij, Adrian Morina, “Mbas zonjushės Julie” ėshtė njė shfaqje e kompletuar.

“Njė shfaqje shumė e veēantė. Njė dramė shumė e natyrshme, njerėzore. Ekip komplet, duke nisur nga teksti, regjia, njė lojė e shkėlqyer e aktorėve, konkretisht Xhejlanja qė s’kemi pasur rast ta shohim nė role tė mėdha. Ndėrsa Gresa e Astriti janė aktorė qė po e shtyjnė pėrpara kėtė gjeneratė tė aktorėve”, ka thėnė Morina.

Dramaturgu Naser Shatrolli ka thėnė se e ka pėrjetuar nė mėnyrė shumė tė veēantė premierėn e shfaqjes “Mbas zonjushės Julie”.

“Kjo shfaqje shėnon njė ngjarje kapitale pėr Teatrin Kombėtar tė Kosovės. Regjia e Kushtrim Koliqit do ta tejkalonte mbase dhe mendėsinė autoriale. Aktrimi i plasuar fort, gjesti, mimika brenda njė plastike tė theksuar. Gresa dhe Astriti janė tregim i veēantė pėr rrjedhėn e artit dhe teatrit vendor. Xhejlane Godanci ka njė shpėrthim qė rrallėherė e takon”, ka vlerėsuar Shatrolli.

Sipas tij, nė pėrgjithėsi e gjithė shfaqja ėshtė dinamike dhe ngėrthen dramaticitet tė fuqishėm.

“Edhe pse e pėrshkon dhuna, situatat e ndurarduarta, gjuha, diksioni, marrėdhėniet, atakimet e forta erotike deri nė shfrenim, kostumet, rekuizita, efekte, skenografi, mizanskena e paparė, tė gjitha kėto e bėjnė shfaqjen tė veēantė”, ka shtuar ai.

Ekipi i “Mbas zonjushės Julie”, pas premierės ka qenė fjalė pak.

“Emocionet ende janė me ne. Mirė shkoi. Shpresoj qė iu ka pėlqyer”, ka thėnė aktorja Xhejlane Godanci.

Pėr Gresa Pallaskėn, roli i zonjushės Julie ka kėrkuar kondicion.

“Jam lodhur shumė. Shpresoj qė gjithė kjo lojė i ka pėlqyer publikut”, ka thėnė Pallaska.

Regjisori Kushtrim Koliqi, ka thėnė se pritja qė iu bė shfaqjes e kompenson punėn qė ėshtė bėrė.

“Duke marrė parasysh punėn e madhe dhe energjinė qė kemi shpenzuar, mė vjen mirė qė publiku e priti mirė”, ka thėnė Koliqi.