Ministri Krasniqi takoi ambasadoren e Francës

Publikuar: 31.01.2013 - 17:22

Prishtinė, 31 janar - Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Memli Krasniqi priti sot nė njė takim njohės ambasadoren e Francės nė Prishtinė, Maryse Daviet, me tė cilėn bisedoi pėr arritjet dhe sfidat nė fushėn e kulturės nė Kosovė. Krasniqi tha se rritja e buxhetit pėr kulturėn, prezantimi i skenės sonė kulturore nė ngjarjet kulturore nė botė, siē ėshtė Festivali i Filmit nė Cannes, ai nė Berlinale, Bienalja e Venecias e shumė tė tjera tė rėndėsishme, kanė bėrė qė kultura nė Kosovė vėrtetė tė ndjejė ndryshimet pozitive.

Ai vlerėsoi edhe bashkėpunimin ndėrmjet dy vendeve nė fushėn e kulturės, dhe shprehi pėrkushtimin qė ky bashkėpunim tė rritet, duke marrė iniciativa tė pėrbashkėt nė aktivitete tė ndryshme, dhe duke punuar nė krijimin e lidhjes mes artistėve nga Kosova dhe atyre nga Franca.

Ambasadorja Daviet e pėrgėzoi ministrin pėr punėn e bėrė deri mė tash dhe shprehu  pėrkushtimin qė dy vendet tė rrisin bashkėpunimin nė fushėn e kulturės.