Ndahet buxheti i shtetit për institucionet e kulturës

Publikuar: 30.01.2013 - 10:11

Prishtinė,30 janar - Ministria e Kulturės ka ndarė mė nė fund buxhetin pėr institucionet kulturore nėn varėsi tė saj. Rritja qė kėtė vit kanė marrė institucionet nga kuleta e shtetit sillet rreth 20 pėr qind, nė krahasim me vitin e kaluar.

Mė e pėrkrahura nė mesin e atyre qė prodhojnė kulturė mbetet Qendra Kinematografike e Kosovės. Buxheti i institucionet qė shpėrndan mjetet pėr prodhimtarinė e filmit, pėr vitin 2013 ėshtė 600 mijė euro. Pėr gjysmė mė pak se aq, ka marrė kėtė vit Teatri Kombėtar i Kosovės (300 mijė euro). Pėr projektet e Filarmonisė sė Kosovės, Ministria e Kulturės ka ndarė 240 mijė euro. Tri institucione mbesin tė mbėshtetura me mjete tė barabarta, konkretisht me nga 120 mijė euro. Baleti Kombėtar, Galeria Kombėtare dhe Ansambli “Shota” do tė kenė nė dispozicion nga aq para nė konton e tyre. Me 20 mijė euro galeria “Qafa” do tė organizojė ekspozitat e parapara pėr 2013, e “Kosovafilmi” mbetet institucioni mė pak i mbėshtetur me vetėm 10 mijė euro.

“Synimi i MKRS-sė ėshtė qė pėrmes rritjes sė buxhetit tė krijojė sa mė shumė hapėsirė pėr promovimin e krijimtarisė sė mirėfilltė artistike”, thuhet nė njė komunikatė tė lėshuar nga Ministria e Kulturės. “MKRS-ja tashmė po siguron njė pavarėsi edhe mė tė madhe tė institucioneve. Synim yni ėshtė qė, pėrveē pavarėsisė nė aspektin artistik, qė ėshtė shumė domethėnėse, tė sigurohet edhe pavarėsi financiare, qė nėnkupton qė institucionet e kulturės tė menaxhojnė vetė buxhetin e tyre”, citohet tė ketė thėnė ministri i Kulturės, Memli Krasniqi.

Buxheti i MKRS-sė pėr kėtė vit ėshtė mė shumė se 19 milionė euro. Prej tyre, katėr milionė MKRS-ja i ka pėr pėrkrahje tė kulturės. Gati krejt institucionet kulturore kanė kėrkuar edhe njė herė mė shumė buxhet sesa kanė pasur vitin e kaluar. Drejtues tė kėtyre institucione thonė se kėtė e kanė bėrė pėr t’ia bėrė me dije Ministrisė sė Kulturės se sa buxhet u duhet realisht, ani pse e dinė se nuk mund tė pėrmbushet e plotė kėrkesa e tyre.

“Ministria ka ndarė rreth 1,5 milionė euro nė kuadėr tė linjės Subvencione dhe Transfere, ndėrsa pėr kėtė vit ka edhe 730 mijė euro pėr mbėshtetje tė kulturės pėrmes konkursit publik”, ka thėnė pėr gazetėn Shkėlzen Dragaj, kėshilltar i ministrit Krasniqi.

Ndryshe, Muzeu i Kosovės, Instituti Arkeologjik e Instituti i Kosovės pėr Mbrojtjen e Monumenteve tė Kulturės, si objekte tė trashėgimisė kulturore, sipas Dragajt, pėrveē pagave qė marrin nga linja e pagave nė kėtė resor, mbėshteten edhe pėrmes projekteve gjatė gjithė vitit, varėsisht nga plani dhe nevojat, e qė nė buxhet ėshtė tek linja “Ruajtja dhe Mbrojtja e Trashėgimisė”, ku pėr kėtė vit janė ndarė rreth 2,5 milionė euro.

“Vlen tė pėrmendet se Instituti Arkeologjik mbėshtetet, krahas kėsaj, edhe direkt nga buxheti pėrmes projekteve kapitale, qė pėrfshijnė gėrmimet e ndryshme”, ka thėnė Dragaj.

Ekspertė tė kulturės njė ditė mė parė kishin akuzuar MKRS-nė se ėshtė vonuar me ndarjen e buxhetit. Kėtė e kishin parė si njėrin ndėr veprimet e papėrgjegjshme tė kabinetit tė ministrit Memli Krasniqi nė menaxhimin kulturor.