Rahoveci nuk investon në kulturë as dy për qind të buxhetit

Publikuar: 30.01.2013 - 10:10

Rahovec, 30 janar - Mė pak se treqind mijė euro ėshtė shuma qė ka pėrfituar Drejtoria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit e Komunės sė Rahovecit me buxhetin pėr vitin 2013. Buxheti pėr kėtė dikaster ėshtė njėqind mijė euro mė pak se qė ka kėrkuar. Nga 360 mijė euro, sa ka kėrkuar DKRS-ja, pėr kėtė vit i janė ndarė 250 mijė, pėrfshirė kėtu pėr investime kapitale, subvencione, pėr paga e mėditje, si dhe mallra dhe shėrbime. Buxheti i Komunės sė Rahovecit pėr kėtė vit ėshtė planifikuar tė jetė 9,7 milionė euro, qė bie se pėr kulturėn, bashkė me rininė dhe sportin, nuk investohet as dy pėr qind e buxhetit.

“Pėr kėtė vit drejtoria qė unė udhėheq ka nė dispozicion njė buxhet prej 251 mijė e 700 eurosh, ku pėr investime kapitale janė 160 mijė euro, subvencione 30 mijė, mallra dhe shėrbime 18 mijė e 700 si dhe 43 mijė pėr paga dhe mėditje. Dallimi me vitin 2012 ėshtė pėr 30 mijė euro mė i vogėl, kurse ne kemi kėrkuar njė shumė prej 360 mijė eurosh”, ka thėnė Arben Zeka, drejtor i Drejtorisė pėr Kulturė, Rini dhe Sport..”Kėto janė prioritete tė cilat i ka vendosur kryetari. Kemi planifikuar kode dyvjeēare pėr disa projekte nė kulture, por shpresojmė se do tė na ndihmojė Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit dhe donatorėt, si dhe presim nga rishikimi i buxhetit”, ka thėnė Zeka. Ai ka treguar se me buxhetin prej 160 mijė eurosh ėshtė paraparė pėrfundimi i ndėrtimit tė shtėpisė sė kulturės nė fshatin Ratkoc,vazhdimi i ndėrtimit tė shtėpisė muze tė Ukshin Hotit nė Krushė tė Madhe, ndėrtimi i shtėpisė sė kulturės nė fshatin Drenoc, rregullimi i fushės sė futbollit nė Rahovec, rrethimi i terreneve sportive nė kėtė komunė, si dhe mbėshtetje tė tjera kulturės, rinisė dhe sportit. ”Kultura i ka dy festivale, tė cilat janė tė pėrvitshme si ‘Anadrinia jehon’ dhe ‘Festa e rrushit’, ku pėr kėtė tė fundit kemi dorėzuar projektin nė MKRS nė shumė prej 11 mijė eurosh, kurse i pari ka njė kosto”, ka thėnė Zeka, por duke mos precizuar se sa ėshtė ajo kosto. Ai ka shtuar se nė kėtė komunė funksionojnė katėr shoqėri kulturo-artistike, tė cilat ndihmohen nga mjetet e kodit tė subvencioneve.

Nė anėn tjetėr kuvendarėt e legjislativit tė Rahovecit, kanė kėrkuar qė pėr kulturė, rini dhe sport tė ndahen mė shumė mjete, por kanė kritikuar edhe drejtorinė pėr mossukseset e saj.

Fehmi Hoxha,nga Grupi i kėshilltarėve tė PDK-sė nė KK, ka shtruar nevojėn pėr mė shumė mjete financiare pėr DKRS-nė. Sipas tij, shuma e ndarė pėr kėtė dikaster ėshtė shumė e vogėl pėr tė pėrmbushur nevojat e kulturės, rinisė dhe sportit. Mirėpo, krejt ndryshe ėshtė shprehur kėshilltari nga radhėt e PD-sė, Xhihad Vuēitėrna. Pėr kėtė tė fundit Drejtoria e Kulturės ėshtė njė prej drejtorive mė tė pasuksesshme nė kėto vitet tė fundit, nė veēanti sa i takon sportit. ”Si ish-anėtar tė disa klubeve sportive qė kanė ekzistuar nė Komunėn e Rahovecit, jam posaēėrisht i zhgėnjyer me punėn e Qeverise dhe tė drejtorit pėr zhvillimin dhe kultivimin e sportit nė Komunėn tonė. Qyteti i Rahovecit nuk ka asnjė fushė sportive pėr zhvillimin e aktiviteteve sportive, me pėrjashtim tė stadiumit tė futbollit”, ėshtė ankuar Vuēitėrna.



 

Irfan CANA,ecc.dip.Rahovec30.01.2013/21:23

Kjo është shenjë se udhëheqësit e Komunës nuk kanë Strategji të qartë Zhvillimore të dikastereve komunale.Përveq asaj nga të përgjegjshmit e komunës mungon edhe vizioni afat gjatë i zhvillimit komunal.Ndarja e kaq pak mjeteve për kulturë,është shenjë e mosinteresimit total për kyçjen e rinisë sonë në shumë aktivitete.Për këto lëshime ... dinale,duhet pikësëpari të turpërohen drejtuesit e dikasterit të kulturës, sepse nuk dinë të gjejnë format e kërkimit të mjeteve financiare dhe t'i arsyetojnë ato bindshëm me fakte.Për habi është pse Kryetari nuk reagon për një pasivitet dhe padituri të këtillë që do t'u hakmerret fëmijëve tanë.Kjo është sjellje aspak e mirë,për Rahovecin si trevë me plot begati dhe talenta të kulturës.