Rrëfimet nga vendet e Jugosllavisë së dikurshme me tre autorë nga Kosova

Publikuar: 30.01.2013 - 10:05

Prishtinė, 30 janar - Tre autorė kosovarė janė bėrė pjesė e “Antologjisė sė prozės sė shkurtėr tė vendeve tė Jugosllavisė sė dikurshme”. Ragip Sylaj, Gjergj Filipaj e Idro Seferi kanė nga dy tregime, krahas tregimeve tė autorėve tė tjerė nga vendet e njė shteti qė nuk ėshtė mė. “Antologjia..” ėshtė projekt i shtėpisė botuese “Scriptio” nga Lubjana, e cila po pėrgatit botimin e kėsaj proze nė njė format tė veēantė. Janė 25 autorė dhe “Antologjia...” del nė formatin elektronik.

“Rekuiem pėr plakun e verbėr” dhe “S’kam kohė tė jetoj me vdekjen” janė dy tregimet e Sylajt, qė pėrthekohen nė “Antologji..”.

Sylaj prek tema ekzistenciale. Tregimi i parė pėrfshin njė temė tė njė situate tė paraluftės dhe shpėrfaqjen e vizionit pėr liri.

“Mė konkretisht, etjen e njė plaku qė ėshtė duke dhėnė frymėn e fundit dhe vdes, siē thuhet, me sy ēelė pėr ta parė Kosovėn e lirė”, ka thėnė Sylaj, teksa pėr tė dytin ka treguar se paraqet fatet e njeriut tė pasluftės. “Nėpėrmjet retrospektivės jepet historiku i narratorit, i rravgimeve dhe  i melankolisė nė kėrkim tė kuptimit tė jetės e tė lirisė dhe pėrsosmėrisė sė saj”, ka thėnė Sylaj.

Sylaj ka thėnė se rėndėsia e kėtij prezantimi ėshtė se tregimet, pėrveē nė gjuhėt amtare tė autorėve, botohen edhe nė anglisht dhe krijojnė njė mundėsi mė tė madhe tė komunikimit me lexuesin joshqipfolės.

Gjergj Filipaj thotė se nė tregimet e tij mundohet tė qėndisė disa tema sipas ideve universale, duke pasqyruar personazhe dhe ngjarje qė mbase ēdokush i ka takuar dhe i ka pėrjetuar nė njė mėnyrė personale.

“Me pak fjalė unė jam i interesuar qė nė kėto tregime tė shkruaj pėr ngjarjen, jo fort pėr tė dhėnė ndonjė mesazh - nuk shoh nevojė pėr tė dhėnė mesazh, sepse nėse dua tė jap mesazh e bėj njė shkrim tė tillė dhe e botoj nė gazeta - por vetėm tė shkruaj dhe pse jo t’i zbavis nė mėnyrė cilėsore lexuesit”, ka thėnė Filipaj.

Kėtė punė Filipaj thotė ta ketė nisur qė nga fundi i vitit 2010, pas njė pėrvoje mė se njėdekadėshe nė gazetari.

Tregimi “Pesė shkronjat (B-C-D-Gj-M)” me tė cilin Filipaj pėrfaqėsohet nė “Antologji..” rrėfen se si e pėrfundojnė ditėn - nė fakt e presin natėn 5 meshkuj tė rritur duke ndenjur nė shkallėt mes katit tė 5-tė dhe atij tė 6-tė diku nė njė ndėrtesė banimi nė Lagjen MAT-1. “Tregimi bazohet nė kotėsinė e ngjarjeve tė fundit tė ditės”, thotė Filipaj. Kurse tregimi tjetėr, “Jeta e luksit” pasqyron dilemat mes idesė sė krijimit tė familjes dhe dėshirės pėr tė bėrė jetė beqari/beqareje.

Idro Seferi thotė se kur i takon njė kombi, nė tė cilin sipas statistikave tė botuesve vetėm 300 veta blejnė libra rregullisht dhe lexojnė letėrsi, ėshtė mirė ta kesh njė mundėsi pėr tė treguar se ende ka njė gjeneratė tė re krijuesish.

“Ėshtė me rėndėsi matja, krahasimi dhe vlerėsimi nė tregun mė tė madh tė mendimeve dhe krijimeve e sidomos pėr shkak se nė Kosovė ky trend ėshtė i limituar”, ka thėnė Seferi. Tregimet e Seferit nė “Antologji..” janė mė tė hershme.

“I pari ka njė rrėfim pėr jugonostalgjinė dhe gjithnjė njė pėrplasje e gjeneratave pėr kėtė ēėshtje, ku flitet pėr marrėzitė e kufijve ballkanikė, por e gjithė kjo gėrshetohet me idenė e njė nostalgjie pėr njė kohė iluzionare”, tregon Seferi. “Rrėfimi i dytė ėshtė personal dhe quhet ‘Letėr tim ati’, ku pėrmes ngjarjeve abstrakte, por reale, jam munduar tė transmetoj atė pėr ēfarė ka luftuar nė atė betejėn e tij kėto dy dekada, nė ēfarė ėshtė kthyer dhe ēfarė nuk ėshtė bėrė pėr ata pėr tė cilėt ėshtė luftuar, por qė mbeten njė gjeneratė tjetėr ‘lufte’”, shton ai.