Shtyhet zgjedhja e drejtorit të Teatrit Kombëtar

Publikuar: 30.01.2013 - 09:33

Prishtinė, 30 janar - Intervistimi i kandidatėve pėr drejtor tė pėrgjithshėm tė Teatrit Kombėtar tė Kosovės, ėshtė shtyrė pėr afat tė pacaktuar. Kėshilli Drejtues i institucionit mė tė lartė teatror nė vend thonė se urdhri pėr kėtė ka ardhur nga Ministria e Kulturės, e cila ka kėrkuar kohė qė tė bėhet verifikimi i kandidatėve konkurrentė. Kjo ka ndodhur, ani pse tė gjashtė konkurrentėt - drejtoresha aktuale Burbuqe Berisha, Naser Shatrolli, Avni Abazi, Elmaze Nura, Avni Dalipi dhe Mucelja Meshkeran - ishin ftuar pėr intervistė, pėr tė martėn.

Burime tė afėrta me ministrin e Kulturės, Memli Krasniqi, kanė thėnė pėr gazetėn se kabineti ėshtė i shqetėsuar me fjalėt qė po qarkullojnė brenda komunitetit artistik, se Elmaze Nura ėshtė e favorizuara e Kėshillit pėr t’u zgjedhur nė krye tė TKK-sė, raporton “Koha Ditore”.

“Ėshtė e sigurt se Kėshilli Drejtues ka ndikime nga jashtė, dhe se tashmė Elmaze Nura ka siguruar tri nga shtatė votat e anėtarėve tė Kėshillit. Pėr kėtė kabineti ėshtė i shqetėsuar”, i ka thėnė gazetės nė kushte anonimiteti ky burim. “Por MKRS-ja nuk ėshtė pro kėsaj pėrzgjedhjeje”.

Ndėrkohė gazeta ka mėsuar se njėri prej konkurrentėve pėr drejtor tė TKK-sė ėshtė duke shqyrtuar mundėsinė e tėrheqjes nga gara, pikėrisht pėr shkak se ėshtė i bindur se Nura do tė fitojė nė kėtė garė.

“Nuk mund tė bėhem pre, ose argat i atyre qė duan tė sjellin nė krye tė TKK-sė dikė qė ju konvenon”, ka thėnė jozyrtarisht njėri nga kandidatėt. Shkas pėr kėtė, ky konkurrent merr edhe faktin se 5 nga shtatė anėtarėt e Kėshillit Drejtues janė punonjės sė Fakultetit tė Arteve tė UP-sė, ku ėshtė e punėsuar edhe Elmaze Nura.

Por vetė regjisorja Elmaze Nura ka thėnė se kjo ėshtė qesharake.

“Askush nuk mund ta dijė paraprakisht se kush ėshtė i favorizuar. Kjo thjesht ėshtė diēka paradoksale”, ka thėnė Nura. “Kėshilli Drejtues ka njerėz profesionistė, dhe e para e punės duhet tė dėgjojnė tė gjithė konkurrentėt dhe mė pas tė vendosin”, ka shtuar mė tej ajo.

Profesoresha nė Fakultetin e Arteve, ka bindjen se fakti se kolegėt e saj e pėrbėjnė Kėshillin Drejtues nuk i jep pėrparėsi asaj karshi konkurrentėve tė tjerė, si dhe pėr atė se ajo tashmė ka siguruar tri nga shtatė votat.

“Ne jemi kolegė, por unė nuk e marr si diēka qė mė favorizon. Kėto gjėra nuk mund tė paragjykohen. Po mė duket shumė qesharake qė dikush ta thotė njė gjė tė tillė”, ka thėnė Nura.

Konkurrenti tjetėr postin e drejtorit tė TKK-sė, Avni Abazi, thotė se nėse paraprakisht dihen gjėrat atėherė pse ka nevojė tė bėhet konkursi.

“Nuk kam koment. Por nėse zgjedhja e drejtorit ėshtė e ditur qysh nė start, nė cilėndo rrethanė do tė ishte e pahijshme”, ka thėnė Abazi. “Nėse kjo ėshtė e vėrtetė unė do ta shqyrtoj mundėsinė e tėrheqjes nga gara”, ka shtuar mė tej ai.

Nė anėn tjetėr, Zymber Kelmendi, kryetar i Kėshillit Drejtues tė TKK-sė, thotė se nuk e ka ndėrmend tė merret me kėto akuza.

“Ėshtė folur pėr secilin emėr veē e veē, dhe Kėshillit nuk mund t’i imponohet asgjė. Ky Kėshill do ta zgjedhė mė tė mirin”, ka thėnė Kelmendi. “Nuk e kam ndėrmend tė komentoj atė ēka thonė kandidatėt. Ne e kemi pėr detyrė tė bėjmė intervistimin dhe do tė jemi tė njėjtė pėr tė gjithė, nuk ka asnjė favorizim”, ka shtuar ai.

Kelmendi ka thėnė se nuk ka shkuar ndonjė ankesė nė adresė tė tyre kur bėhet fjalė pėr procesin e zgjedhjes sė drejtorit tė TKK-sė. E sa i pėrket shtyrjes sė ditės sė intervistimit, Kelmendi ka thėnė se ėshtė bėrė me urdhėr tė Ministrisė sė Kulturės.

“Vendimin e ka marrė Ministria e Kulturės pėr shkak tė verifikimit tė dosjeve tė kandidatėve. Nė takimin e fundit tė Kėshillit ne kemi menduar se ėshtė kryer kjo gjė, por na ėshtė thėnė se duhet tė shtyhet pėr shkak tė kryerjes sė disa procedurave ligjore nė Ministri. Ne po presim ndėrkohė tė na tregojnė se kur mund tė bėhet intervistimi”, ka thėnė Kelmendi (mė gjerėsisht nė “Kohėn Ditore”).