Ismail Kadare feston 77 vjetorin e lindjes

Publikuar: 28.01.2013 - 18:58

Tiranė, 28 janar -  Ismail Kadare, njė ndėr shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė letrave shqipe, disa herė kandidat i ēmimit Nobel nė letėrsi, lindi mė 28 janar tė vitit 1936 nė Gjirokastėr. Ai ėshtė autor i disa romaneve tė konsideruara si legjendė nė letėrsinė shqipe si "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", i pėrkthyer tė paktėn nė tetė gjuhė tė botės, "Muzgu i perendive tė stepės", "Koncert nė fund tė dimrit", por edhe i njė serie poezish, pėrmbledhjesh, novelash, esesh, etj. Kadare ėshtė nderuar me titullin e larte "Nderi i Kombit", ndėrsa bėn pjesė nė Akademinė Franceze, ndėr 12 anėtarė-shok tė huaj tė kėsaj Akademie dhe Akademinė e Berlinit.

Ai e kaloi fėmijėrinė nė qytetin e gurtė tė Gjirokastrės dhe jeta mitike qė ofron ky qytet duket se la gjurmė tė thella nė gjithė jetėn dhe krijimtarinė e tij. Studimet e larta i kreu nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, pastaj nė Institutin "Gorki" tė Letėrsisė Botėrore nė Moskė. Kadareja ka punuar nė gazetėn "Drita", e mė pas drejtoi revistėn "Les letres albanaises".

Ėshtė fakt qė Kadare ka qenė dhe ėshtė protagonist i jetės politike dhe i mendimit tė vendit qysh prej viteve '60. Edhe pse nė fund tė vitit 1990, Kadare u largua sė bashku me familjen nė Paris, ai mbajti lidhje me Shqipėrinė. Ai ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė, ėshtė shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, shkrimtari qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht nė mėnyrė tė pėrkorė dhe pėr kohėn absolute.

Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve kombėtare, kandidat i ēmimit Nobel pėr shumė vite me radhė, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave Morale.

Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 40 gjuhė tė huaja, duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar, raporton ATSH. Nė fushėn e prozės, Ismail Kadare ka lėvruar tregimin, novelėn dhe romanin. Prozėn e tij e karakterizojnė pėrgjithėsimet e gjėra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellė, i shprehur shpesh me anė tė parabolės, mbi bazėn e asociacionit apo tė analogjive historike. Ideja e romanit "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" (1964) ėshtė shpirti liridashės i popullit shqiptar. Temėn e shpirtit tė pamposhtur tė shqiptarėve nėpėr shekuj autori e trajtoi edhe nė romanin Kėshtjella (1975).

E veēanta e Ismail Kadaresė shfaqet sidomos nė trajtimin, nga njė kėndvėshtrim i ri, i temės historike dhe nė tingėllimin e mprehtė aktual qė ėshtė i aftė t'i japė asaj. Njė nga krijimet mė tė shquara tė Ismail Kadaresė dhe tė tė gjithė letėrsisė sė re shqiptare ėshtė romani "Dimri i madh" (1977).

Por edhe poezia e Ismail Kadaresė ėshtė njė prej zhvillimeve mė novatore nė vjershėrimin shqip gjatė njė gjysmė shekulli. Ajo shprehu vendosmėrinė e shkrimtarėve tė brezit tė viteve '60 pėr tė realizuar qėllime estetike tė ndryshme prej paraardhėsve.

"Frymėzime djaloshare" (1954), "Ėndėrrimet" (1957), "Endėrr industriale" (1960), "Shekulli im" (1961), "Poemė e blinduar" (1962), "Pėrse mendohen kėto male" (1964), "Shqiponjat fluturojnė lart" (1966), "Motive me diell" (1968), "Koha" (1976), "Shqipėria dhe tri Romat", pėrbėjnė titujt kryesorė tė veprės poetike tė Kadaresė.

Qėndresa hyn nė poezinė e Kadaresė qysh prej kohėrave antike, deri nė periudhat mė tė afėrta tė historisė. Veēmas ajo lidhet me "motin e madh", tė epokės sė Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi njė periudhė mė tė hershme se kjo, qė ishte mitizuar mė herėt prej Rilindjes Kombėtare: periudhėn e humanizmit evropian (siē mendon shkenca e historisė, kjo periudhė e gjeti Shqipėrinė nė tė njėjtėn shkallė zhvillimi me anėn tjetėr tė Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe nė njeriun dhe qytetėrimin shqiptar.

Pėrgjithėsisht vepra e Kadaresė ėshtė e sunduar prej mitit tė sė shkuarės, evokimit tė lavdisė sė dikurshme. Kadare synon ta ēlirojė njeriun shqiptar prej akuzash qė e kanė ndjekur ndėr shekuj, duke pėrfshirė akuzėn si popull i lindur me instinktin e luftės dhe tė mercenarizmit, binjak me armėn dhe peng i saj.

Ismail Kadare nė vitin 2005 ka fituar ēmimin "The Booker Prize Man", ėshtė dekoruar nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit tė Nderit” e “Oficer i Legjionit tė Nderit”. Nė vitin 2009 u nderua me Ēmimin e madh spanjoll "Princi i Asturias pėr Letėrsi".



Vepra tė Kadaresė

Frymėzime djaloshare - 1954

Shekulli im - 1961

Gjenerali i ushtrisė sė vdekur - roman- 1963

Pėrse mendohen kėto male - 1964

Dasma - 1968

Motive me diell - 1968

Kėshtjella - roman - 1970

Kronikė nė gur - roman - 1971

Koha 1976

Dimri i madh - roman - 1977

Ura me tri harqe - 1978

Prilli i thyer - 1980

Gjakftohtėsia - pėrmbledhje novelash - 1980

Koha e shkrimeve - 1986

Koncert nė fund tė dimrit - 1988

Vepra Letrare - 1981-1989

Dosja H - 1990

Piramida - 1992

Shqipėri - 1995

Pallati i ėndrrave - 1996

Dialog me Alain Bosquet - 1996

Spiritus - roman- 1996

Kushėriri i engjėjve - ese- 1997

Poezi - 1997

Kombi shqiptar nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė - ese- 1998

Tri kėngė zie pėr Kosovėn - triptik - 1998

Ikja e shtėrgut - tregim - 1999

Qorrfermani - roman - 1999

Vjedhja e gjumit mbretėror - tregime - 1999

Ra ky mort e u pamė - ditar pėr Kosovėn, artikuj, letra - 2000

Kohė barbare (Nga Shqipėria nė Kosovė) - biseda - 2000

Breznitė e Hankonatėve - 2000

Bisedė pėrmes hekurash - 2000

Elegji pėr Kosovėn - 2000

Lulet e ftohta tė marsit - roman - 2000

Unaza nė kthetra - 2001

Eskili, ky humbės i madh - 2001 (ribotim)

Qyteti pa reklama - roman - 2001

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002

Pasardhėsi - roman - 2004

Identiteti evropian i shqiptarėve - 2006

Hamleti, princi i vėshtirė - Sprovė – 2006

Mosmarrėveshja- 2010

Ēlirimi i Serbisė prej Kosovės - 2012.

 

Xhevat Berisha29.01.2013/08:19

Urime ditlindjen, krenarija e kombit tan.

Agroni29.01.2013/01:16

Kadareja eshte njeri i kalibrit boterore. Ibrahim Rugova dhe Ismail Kadare jane 2 personalitetet me lartpames ne shqiptari.

Lulebora28.01.2013/23:39

urime didelindja e 77 i madhi Kadare.veprat e tua e bejne jeten ton me te begate.uroj qe ju dhe zonja Helena te kaloni nje jete mu ashtu si e keni paramenduar.

Redoni28.01.2013/21:16

Urime Z.Kadare shendet dhe suksese te radhes,mos u merini me Qosjen se ai ka deshtua ne cdo pikpamje te populli shqiptar

Visar Pulaj28.01.2013/21:05

Urimet e mia per figuren e madhe te kombit tone Z.Kadare,mendoj se Kadare ka dhane ni kontribut te madh per ndorkomtarizimin e popllit shqiptar.Z.Kadare i u uroj jete te gjat dhe libra te ri per lexuesit e tij.

MustafeShabani28.01.2013/20:11

Urimet e mia nga thellesia e shpirtit,per penen tone te arte.
Per penen e shenjet e cila sheroj dhe ringjalli shpirtin e kombit.
Qoft e bekuar kjo pene per jete dhe mot.

loriki viti28.01.2013/20:08

urime ditlindja z. Kadare njerz sikur ju na bejn krenare qe jem shqiptare ju uroj jet te gjat e pa brenga