“Syzet e Erës” - filmi më i mirë i nxënësve të Kosovës

Publikuar: 23.01.2013 - 09:28

Gjakovė, 23 janar - Erės, njė nxėnėse e shkollės fillore, i shfaqen shenja tė dobėsimit tė syve. Por familja e saj nuk ka mundėsi t’ia blejė syzet. Kėtė problem e vėrejnė shokėt dhe shoqet e klasės, tė cilėt vendosin t’i dalin nė ndihmė. Ata gjejnė edhe mėnyrėn pėr t’i siguruar mjetet. Pėrgatisin ėmbėlsira, tė cilat nė njė pushim nė mes tė orėve i shesin. Kjo nismė gėzon Erėn, e cila me paratė e grumbulluara blen syzet.

Kjo ėshtė tema e njė filmi tė shkurtėr, qė nxėnėsit e klasės IV-8 tė shkollės nėntėvjeēare “Zekrija Rexha”, kanė fituar vendin e parė, nė njė garė qė ėshtė organizuar nga USAID-i. Konkurrentė kanė qenė nxėnėsit nga klasa e parė deri nė klasė tė pestė. Shpėrblimet janė ndarė tė martėn nė mesditė nė Gjakovė.

“Syzet e Erės” ka konkurruar nė kuadėr tė filmave qė promovojnė miqėsinė. Mirėpo nė njė ceremoni qė ėshtė mbajtur nė shkollėn e muzikės “Prenk Jakova”, janė shpėrblyer filma edhe nė katėr kategori tė tjera. Tri shpėrblimet e parė kanė mbetur nė Gjakovė. Ndėrsa dy, pėr nxėnėsit e Prishtinės.

Shkolla “Zekirja Rexha” ka marrė shpėrblimin pėr filmin mė tė mirė me krijimin “Sara Mollėkuqe”. Pėr kėtė shkollė janė ndarė edhe tri ēmime tė dyta. “Punė cilėsore dhe serioze, mėsueset janė tė interesuara dhe tė pėrkushtuara pėr punė”, ka thėnė drejtori i shkollės “Zekirja Rexha”, Agim Jaka, pas ceremonisė sė ndarjes sė ēmimeve.

Njė ēmim i parė ka shkuar edhe pėr nxėnėsit e shkollės “Fehmi Agani” po ashtu nė Gjakovė. Ata janė shpėrblyer pėr dramėn mė tė mirė me projektin “Pula e vogėl kuqaloshe”.

“Atėherė do tė jetė diēka speciale nė Gjakovė. Kemi marrė shumė aplikime dhe gjysma e tyre kanė qenė nga Gjakova”, ka thėnė udhėheqėsi i programit tė USAID-it, Keith Prenton. “Shpresoj se Gjakova do tė vazhdojė tė tregojė pėrmirėsime nė edukim”, ka shtuar ai.

Ndėrsa ēmimin pėr filmin mė tė mirė nė anglisht e ka marrė “My dreams” i nxėnėsve tė shkollės “Gjergj Fishta”’ nė Prishtinė. Po nga kryeqyteti, fitues ka dalė edhe filmi qė ka promovuar diversitetin, qė ishte krijim i nxėnėsve tė shkollės “Elena Gjika”.

Basic Education Program ėshtė njė projekt qė po realizohet sė bashku me Ministrinė e Arsimit, ndėrsa ka pėr qėllim tė ngrejė shkathtėsitė tek nxėnėsit si dhe pėrmirėsim tė cilėsisė sė arsimit.

Pjesė e programit ėshtė edhe gara nė film. Nė kėtė edicion kanė konkurruar 50 filma nė shkolla tė ndryshme tė Kosovės. “Jemi shumė tė kėnaqur pėr realizimet qė kemi pasur pėr kėtė garė. Nė fillim kemi menduar qė do tė marrim aplikime nga nxėnėsit mė tė vjetėr, por jemi befasuar kur kemi marrė aplikime mė shumė nga klasat mė tė ulėta”, ka thėnė Prenton.