“ll Trittico” me Ermonela Jahon nominohet nga “BBC Music Magazine”

Publikuar: 23.01.2013 - 09:25

Prishtinė, 23 janar - Adhuruesit shqiptarė tė muzikės klasike kanė arsyje tė klikojnė nė ueb - faqen e revistės britanike “BBC Music Magazine”. Kjo e fundit ka lansuar thirrjen “Votoni pėr incizimet mė tė mira tė muzikės klasike tė vitit 2012”, transmeton sot “Koha Ditore”. Nė mesin e 21 nominimeve, ėshtė edhe DVD-ja e shfaqjes operistike “Il Trittico”, nė tė cilin sopranoja shqiptare me nam botėror, Ermonela Jaho, ka portretizuar personazhin e Angelicas nė pjesėn “Sour Angelica”. Pėrveē kėsaj kategorie, nė garėn e “BBC Music Magazine” pėrfshihen edhe nominimet pėr vokal, intrumental, orkestrim, vepėr korale e kamertale. “BBC...” ėshtė revistė mujore e cila botohet nė Britaninė e Madhe dhe i dedikohet nė radhė tė parė muzikės klasike, por edhe asaj jazz. Votimet pėr tė zgjedhur incizimet mė tė mira tė vitit, do tė pranohen deri mė 23 tė muajit shkurt. Nominimet janė propozuar nga njė juri e kritikėve tė revistės, tė cilėt kanė shqyrtuar 250 incizime tė realizuara gjatė vitit 2012. Linkun me thirrjen pėr tė votuar nė profilin e saj nė rrjetin social “Facebook” e ka shpėrndarė edhe Jaho. Votimi mund tė bėhet nė www.classical-music.com

“Njė prej triumfeve tė shumta tė Pappanos si regjisor i muzikės nė “Covent Garden”. Shumė rrallė e shohim gjithė triptikun e Puccinit: kėtu janė tė trija operat tė produksion tė Richard Jones. Sour Angelica, roli mė sfidues, ėshtė realizuar nė mėnyrė gjeniale nga Ermonela Jaho”, ėshtė pėrshkrimi qė juria i ka bėrė DVD-sė “Il Trittico”, e qė ėshtė publikuar nė ueb faqen e “BBC Music Magazine”. Pjesė e kastės janė edhe baritoni Lucio Gallo, tenori Aleksandrs Antonenko, sopranoja Eva-Maria Westbroek, tenori Alan Oke, mezosopranoja Irina Mishura. Shfaqja operistike ėshtė inskenuar nė “Royal Opera House” tė Antonio Pappanos, nėn udhėheqjen e dirigijentit Richard Jones.

Sopranoja Ermonela Jaho gjatė karrierės sė saj ėshtė ngjitur nė teatro prestigjiozė, duke pėrfshirė “Metropolitan Opera” nė New York, “Opera de Marseille” nė Paris e shumė tė tjera. Gjatė viteve tė karrierės sė saj ajo ėshtė mishėruar me role tė shumta. Ka veshur “petkun” e Anna Bolenas, Violettas, Maria Stuardas e shumė personazheve tė tjera. Nė dhjetor tė vitit 2011, ajo i ishte bashkuar Filarmonisė - Opera e Kosovės nė njė koncert bamirės, tė organizuar nga shoqata “Nėnė Tereza” me seli nė Gjermani. Nė njė intervistė pėr “Kohėn Ditore”, kishte thėnė se gjithmonė mundohet tė kontribuojė nė rolin e njė ambasadoreje shqiptare.

“Ėshtė njė detyrim qė artistėt duhet ta bėjnė. Kudo qė jam e them me krenari qė jam shqiptare”, kishte thėnė Jaho.