Letërsia bashkëkohore shqipe larg botës

Publikuar: 23.01.2013 - 09:06

Prishtinė, 23 janar - Letėrsia shqipe ka mbetur jashtė zhvillimeve evropiane e botėrore dhe sfidat me tė cilat pėrballen krijuesit letrarė nė Kosovė janė tė shumta, ėshtė njėri nga konstatimet qė u bėnė nė tryezėn e parė letrare tė organizuar nga Klubi i Shkrimtarėve tė Kosovės, i themeluar rishtas. Tryeza me titull “Sfidat e letėrsisė dhe krijuesit sot nė Kosovė”, bėri bashkė nė hapėsirėn “Art Center” tė Fakultetit tė Arteve, shkrimtarė e studiues tė letėrsisė shqipe. Ata qė i hapėn udhė debatit me kumtesat e tyre, ishin shkrimtarėt Gėzim Aliu dhe Ragip Sylaj.

Ardian Haxhaj, kryetar i Klubit tė Shkrimtarėve tė Kosovės, ishte i pari qė mori fjalėn, pėr tė zbėrthyer idenė e themelimit tė klubit.

“Duke e parė se letėrsia bashkėkohore shqiptare ka vlera tė njėmendta artistike e kulturore dhe meriton vėmendjen e studiuesve tanė e tė huaj, me bindjen se rrethanat kulturore e kanė margjinalizuar letėrsinė ne e kemi themeluar kėtė asocioacion”, ka shpejguar Haxhaj, derisa ka arsyetuar edhe titullin e tryezės.

“Letėrsia dhe krijimi i saj nė shoqėrinė tonė po pėrballet me sfida dhe prandaj takimi i parė i dedikohet kėsaj teme”, ka thėnė ai.

Gėzim Aliu, studiues e shkrimtar, nė kumtesė ka pasqyruar tri sfida kryesore, me tė cilat, sipas tij, pėrballet letėrsia shqiptare.

“Ato janė gjendja e rėndė teorike historike, shkrimtari dhe ai qė mendon se ėshtė i tillė dhe mungesa e mbėshtetjes nga institucionet shtetėrore”, ka thėnė Aliu, i cili ka prekur edhe njė tjetėr sfidė me tė cilėn ballafaqohet letėrsia bashkėkohore shqiptare.

“Shtėpia botuese ėshtė njė tjetėr zinxhir i cili s’ka adresė, s’ka infrastrukturė pėr t’u botuar njė vepėr letrare. Edhe nė gazeta botohen fare pak shkrime letrare”, ka thėnė ai.

Tė gjitha kėto sfida, sipas Aliut, letėrsinė shqipe tė ditėve tė sotme, e kanė lėnė jashtė zhvillimeve botėrore.

“Gjendjet e rėnda nėpėr botė janė tokė pjellore pėr letėrsinė, por te ne ndodh e kundėrta. Letėrsia shqipe mbetet jashtė zhvillimeve evropiane e botėrore”, ka thėnė ai.

Studiuesi Ragip Sylaj, nė kumtesėn me titull “Poezia e letėrsisė dhe e krijuesit tė saj nė Kosovė”, ka thėnė se pozita e letėrsisė pėrbėhet nga trekėndėshi shkrimtar, botues e lexues.

“Pėrveē trekėndėshit a trekėmbėshit tė pėrmendur, varet edhe nga vetėdija shoqėrore pėr kulturėn dhe letėrsinė, nga furnizimi i bibliotekave, mėsimi i saj nė shkolla dhe njė varg ēėshtjesh jashtėletrare, siē janė media e interneti dhe format e tjera tė komunikimit masiv”, ka thėnė Sylaj. Sipas tij, nė kuadėr tė diskutimit tė ēėshtjes sė sfidave tė letėrsisė dhe tė krijuesit nė Kosovė do tė mund tė pėrmendej edhe pėrkthimi i letėrsisė.

“Por kjo ka ngecur, veēanėrisht me letėrsinė qė krijohet nė Kosovė”, ka thėnė Sylaj, derisa ka shpalosur brengėn e tij mė tė madhe.

“Ajo qė mė duket mė brengosėse ėshtė fakti qė, me sa di unė, sfidat e letėrsisė dhe tė krijuesit nė Kosovė janė mė tė mėdha dhe mė tė vėshtira se nė ēdo vend tė tjetėr tė kontinentit tonė”, ka thėnė ai. Pasqyrimi i kumtesave tė panelistėve i la vend debatit, nė tė cilin u inkuadruan shkrimtarėt pjesėmarrės.

Kujtim Rrahmani, studiues i letėrsisė, ka thėnė se sfida kryesore e letėrsisė shqipe lidhet me natyrėn e vetmisė qė kėrkon vepra letrare.

“Duket abstrakte por ėshtė esenciale sepse tregon se letėrsia duhet tė kthehet nga vetvetja”, ka thėnė Rrahmani.

n.n.23.01.2013/12:27

Një qytetar pasionant i librit i vëtëmi në kosovë,lëxuës i rregullt,edhe i librit të gjuhës frengë,kerkon vizë në ambasadën franceze për ti parë titujt e librave në ndonjë librari,apo bibliotekë,diku në Francë.Ia japin vizen dhë arrinë në qytetin e GRENOBLES.Më të hyrë në mengjes në librarin me siperfaqe të një stadiumi ndoshta edhe më shumë,dukë i shikuar titujt të panumerta të zhanreve të ndryshmë arrinë të ti bjerë të fikët aty kahë ora 19,dhë përfundon në spital,natyrisht që është francë,dhë ia bëjnë sherimin 2 ditor,dhë lëshojnë nga spitali dukë ia bërë pytjen se çka ndodhi.X.Y.i thot jamë tmerrua nga gjithë këto tituj të ndryshëm që i shikova dhë më ra terri i syve dhë për këtë u bëra për spital.Pasionusin e keni në kosovë i cili e kerkojë vizen për ti parë titujt e librave në Francë.

LexuesiKD23.01.2013/11:58

Letrarët tanë të rinj, duhet ta heqin kompleksin e GJUHËS SË VOGËL, e vendit të vogël, e shtetit të vogël, të Kosovës.Në pyetje është CILËSIA.Cilësia e VERBIT, me të cilën krijojnë veprat.As për TEMAT nuk kanë arsye të ankohen.Ka shkrimtarë, që kanë ardhë nga Amerika, dhe kanë bërë libra, me TEMA KOSOVARE.Tema këto, pothuajse të injoruara në Kosovë, nga shkrimtarët tanë shqiptarë.Kur të merret parasyshë, ODISEJADA E SHKRIMIT DHE LIBRIT SHQIP NË KOSOVË, atëherë, del se letërsia jonë,është zhvilluar, jashtë çdo parashikimi.Merreni me mend, shumica e prindërve të shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës, ishin analfabetë, por bijtë e tyre kanë vënë themelet e letërsisë.Pa pyetur për SHTETIN, sepse po ta kishin pyetur, as që do të krijonin letërsi.Vajtimi i letrarëve tanë për mungesën e Europës në TRUPIN dhe SHPIRTIN kosovar,ka të bëjë prandaj më shumë me kompleksin e inferioritetit, me mungesën e HARMONISË, duke përfshirë, edhe HARMONINË gjuhësoreletraresemiotikesemantike.Shenjat janë këtu.

LexuesiKD23.01.2013/11:22

Brumi i letërsisë është fjala, dhe shqetësimi kryesor i krijuesve duhet të jetë pikërisht për,FJALËN,jo si parullë, por si verb.Shkrimtarët vetë duhet ta kthejnë qetësinë e vetminë, ambientale.Paraprakisht, duhet ta kthejnë qetësinë shpirtërore.Duhet të kërkojë dhe të gjejë aleatë.Aleati i shkrimtarit në EuroZonë, është natyra.Në Kosovë, natyrën e shkatërron gjithkush.Fatkeqësisht, edhe shkrimtarët.Në Botë,krijuesit ikin në natyrë, maleve,kullosave,brigjeve.Në Kosovë,turren vetëm kafeneve, dhe gjithësesi, vetëm në KRYEQYTET.Dhe sapo të bllokohen,nga tymi,zhurma,kotësia,politika, turr e te SHTETI.Krijuesit letrarë të Europës, mandej janë shumë vetiniciativë.Letrarët tanë sikur harrojnë, se Europa është kapitaliste, dhe si e tillë, nuk është gjithaq dorëshlirë,as për letërsinë.Por,ka forma të shumëta të nxitjes e të përkrahjes së krijuesve letrarë.Por nuk duhet harruar se është një tjetër mentalitet, dhe jo si në Kosovë, ku as në shkollë, letërsia, ka vite që mësohet shkel e shko.

LexuesiKD23.01.2013/10:37

Letërsia shqipe e Kosovës, duhet të përkthehet.Përkthyesit, duhet të dalin, në rend të parë, nga gjiri i kësaj letërsie.A ka Kosova PËRKTHYES LETRARË të organizuar dikund.Tek, pasi ta përkthejmë letërsinë tonë, në dy tri gjuhët e mëdha, do të mund të bënim, eventualisht, krahasime, ku jemi e si jemi.Por edhe vetëm përkthimi,nuk e bën prapëseprapë, një vepër të madhe.Animi domosdo kah letërsia europiane e botërore, pa njohjen paraprake të letërsisë së Kosovës,është i gabueshëm.Letërsia shqipe e Kosovës, paradoksalisht,ka mundësi që edhe e papërkthyer, është europiane dhe botërore, edhe fare pa e njohur lexuesit e huaj.Problemi më i madh është tek studimi i letërsisë në UP. Mosinteresimi për të studjuar Letërsinë Krahasimtare, është tejet brengosës.
Vetë disa nga këta folës këtu, drejtojnë gazeta të përditshme, por,çështja është sa e çmojnë këta letërsinë, çfarë raporti kanë me letërsinë, dhe si ndjehen si krijues të letërsisë.SHTETI.Lëreni shtetin.Shteti jeni ju.