“Tri dritare dhe një varje” nuk bëhet pa 700 mijë euro

Publikuar: 23.01.2013 - 09:05

Prishtinė, 23 janar - Tetė vjet pauzė nga realizimi i projektit tė fundit filmik, ia kanė shtuar dilemat. Regjisori Isa Qosja, bashkė me skenaristin Zymer Kelmendi, tek tani i kanė dhėnė dorėn e fundit” skenarit me tė cilin nė vitin 2011 fituan pėrkrahje nga Qendra Kinematografike e Kosovės, pėr realizimin e filmit artistik me titull “Tri dritare dhe njė varje”. Por Qosja nuk e ka ndėrmend tė nisė xhirimin e filmit, pa siguruar mjetet. Fiks 680 mijė euro ėshtė “ēmimi” qė i ka vėnė regjisori filmit, pėr realizimin e tė cilit nga buxheti i shtetit janė ndarė 250 mijė euro. Qosja kishte paralajmėruar se do tė dalė nė shesh xhirimi nė pranverėn e vitit tė kaluar, por deri mė tani ende nuk ėshtė rrahur ēaku i parė. Kjo nuk do tė ndodhė deri nė prill. Vendimi i fundit, qė ka marrė regjisori, ėshtė qė xhirimet pėr “Tri dritare dhe njė varje” tė realizohen gjatė periudhės 15 prill deri mė 20 maj tė kėtij viti.

“Sapo i kemi dhėnė dorėn e shtatė skenarit. Kemi shtyrė afatin e xhirimeve, sepse jemi nė kėrkim tė fondeve”, ka thėnė Qosja (gjerėsisht sot nė “Kohėn Ditore”).