Rona në studion ku incizojnë yjet e muzikës botërore

Publikuar: 18.01.2013 - 10:01

Prishtinė, 18 janar - Kėngėtarja e cila vitin e kaluar i dha Shqipėrisė pozitėn mė tė lartė nė festivalin evropian tė kėngės, “Eurovision”, ka nisur vitin 2013 me incizimin e materialeve tė reja. E studio nė tė cilėn Rona Nishliu ka nisur tė incizojė ėshtė goxha e njohur. Studio “E” e “Writers Studio” qė ėshtė pjesė e shtėpisė diskografike “Premiere Studios” qė gjendet nė New York ėshtė hapėsira nė tė cilėn Rona ka nisur incizimet sė bashku me “Berman Brothers”, qė njihen si producentė tė grupeve me nam “Marron 5”, “Coldplay” e “Buena Vista Social Club” e kėngėtarėt si Sting, Reamon, Cher, Dido e Real Mc Coy.

Vetė Rona e cila me kėngėn e njohur tė saj “Suus” kishte fituar vendin e pestė nė ‘Eurosong” pėr tė vazhduar mė pas me paraqitjet e saj nė Rusi dhe koncertin me Orkestrėn Simfonike tė Sarajevės, nuk ka dashur tė zbulojė detaje se pėr ēfarė materialesh muzikore bėhet fjalė.

“Krejt ēka mund tė them ėshtė se jam duke incizuar disa materiale tė reja muzikore nė studion ‘Premiere...’ bashkė me ‘Berman Brothers’, tė cilėt punojnė nė atė studio”, ka thėnė Rona pėr gazetėn. Incizimi i kėtyre materialeve tė reja muzikore, sipas Ronės, do tė zgjasė tri ditė. Por Rona ka treguar se gjatė kėsaj kohe ajo ėshtė duke bėrė goxha qejf.

“Tepėr lezet. Studio ku po incizoj ėshtė e studio e atyre qė e bėjnė muzikėn”, ka thėnė Rona. “Plus krejt kėtė e bėn edhe mė tė mirė mbėshtetja e Fadil Berishės”, ka shtuar ajo. E studio nė tė cilėn po incizon Rona - e cila sė fundmi ka lansuar kėngėn ‘Se vetėm zemra flet saktė’ - ka goxha emėr nė Amerikė. Yjet e muzikės botėrore si Rihanna, Jenifer Hudson, “Coldplay”, Chris Brown, Bon Jovi, Ashanti, Madonna janė vetėm disa nga dhjetėra artistė tė cilėt incizojnė nė kėtė studio. Sipas tė dhėnave tė vet studios “Premiere...” aty ka incizuar edhe ylli i ndjerė Whitney Huston. Ndėrsa vėllezėrit Frank dhe Christian Berman me ndihmėn e tė cilėve po incizohen materialet e reja tė Ronės, janė tė njohur pėr suksesin e tyre nė muzikė pėr ēka edhe kanė marrė ēmime tė ndryshme. Nė vitin 2001 ata kishin marrė ēmimin “Grammy” pėr prodhimin e kėngės “Who let the Dogs Out” nga Baha Men. Revista e njohur muzikore “Bilboard magazine” i kishte futur “Berman Brothers” nė listėn e 20 producentėve mė tė suksesshėm tė muzikės.

Rona nuk ka pranuar tė tregojė se ēka saktėsisht do tė bashkėpunojė me “Berman Brothers”, tė cilėt qė prej vitit 1994 kanė rreth 80 “Gold and Plantinum Records” pėr krijimin e hiteve botėrore.