Vokalisti i “Radihead” paralajmëron kryeministrin britanik

Publikuar: 18.01.2013 - 09:50

Londėr, 18 janar - Vokalisti i bendit legjendar, kėrcėnon se do tė marrė masa ligjore ndaj kryeministrit britanik, nėse ai i pėrdor kėngėt e tij pėr tė promovuar Partinė Konservatore nė zgjedhjet e ardhshme. Thom Yorke ka kėrcėnuar se do “ta padisė ndyrėsirėn e gjallė”- duke iu referuar David Cameronit - nėse kryeministri pėrdor kėngėt e “Radiohead” nė fushatėn e zgjedhjeve tė ardhshme. “Nuk mund tė them se mė entuziazmon ideja qė ai ta pėlqejė muzikėn tonė”, ka thėnė kėngėtari. “Nuk e besoj se atij aq shumė i pėlqen ‘King of Limbs’. Por gjithashtu mendoj, kush brengoset pėr kėtė? Pėr aq kohė sa ai nuk e pėrdor kėngėn pėr fushatėn e tij zgjedhore, unė nuk brengosem. Do ta padisja nėse e bėn”, ka shtuar Yorke. Nė vitin 2010, kėnga e “Radiohead”, me titull “Everybody’s Changing”, ishte interpretuar nė fushatėn e njė partie konservatore. “Jam i tmerruar”, kishte shkruar bateristi Richard Hughes. “Asnjėherė nuk do tė votoj pėr ta”, kishte shtuar ai.

Ndėrkohė, Yorke, i cili ka qėndrime tė forta lidhur me ēėshtjet sociale e ambientale, nė njė konferencė pėr ndryshimet klimatike tė OKB-sė qė ishte mbajtur nė vitin 2009, e kishte pranuar se “nuk ėshtė qejf tė shkruash pėr politikė”. Ditėve tė fundit, frontmeni i “Radiohead” ėshtė duke u pėrpjekur ta qetėsojė veten me joga dhe meditim. “Nuk jam aq vital sa kam qenė, por ende mund tė kem ankth nate”, ka thėnė ai. Ndėrkohė, 44 vjeēari ėshtė po ashtu tepėr i dhėnė pas punės. “Kur jemi kthyer nga turneu, i pata dhėnė vetes njė javė pushim nga studio dhe kaq ishte. Por ndėrkohė, po e tradhtoja veten, sepse ashtu kėshtu punoja i qetė nė laptop”, ka thėnė ai. Vitin e kaluar, ai kishte qenė mė sė shumti i angazhuar nė projektin e “Atoms for Peace”, albumi debutues i tė cilėve del mė 25 shkurt. “Nuk ėshtė aspak si ‘The Eraser’. Por as nuk ėshtė album i njė vendi, nuk tingėllon sikur po interpreton nė njė vend... Kemi dashur tė hyjmė brenda kėngės, sepse ėshtė ndjenjė e mirė ta bėsh kėtė. Por nėse do tė varej nga unė, secila kėngė do tė zgjaste nga 10 minuta. Pėr mua, albumi i ‘Atoms’ nuk ėshtė asnjėherė mjaft”, ka thėnė ai. Megjithėkėtė, Yorke ka thėnė se asnjėherė nuk do ta imagjinonte tė realizonte njė album instrumental. “Me tė vėrtetė kėnaqem derisa shkruaj tekstin i ulur pranė pianos. Synoj tė humbas interesimin pėr daulle”, ka pėrfunduar ai.