Koreografi i skenave botërore pranon ftesën e Baletit të Kosovës

Publikuar: 18.01.2013 - 09:48

Prishtinė, 18 janar - Ai ėshtė udhėheqės i njė trupe baleti qė ka emėr nė kryeqytetin e botės. “Nė ‘Octet’ koreografia e Michael Mao shpreh shpirtin e muzikės sė Mendelsonit, derisa valltarėt e mahnitshėm e zėnė ėmbėlsinė e tekstit me muzikė”, kishte shkruar “New York Times” pėr koreografinė e realizuar nga Antonio Fini, drejtor i “Michael Mao Dance”. I lindur nė Kalabri tė Italisė, Fini ėshtė valltar profesionist i “Martha Graham Dance Company” dhe “Whitney Hunter Dance Company”, tė dyja nė New York. Aktualisht ėshtė drejtor i shkollės pėr vallėzim bashkėkohor “Martha Graham School of Contemporary Dance” dhe ish - valltar kryesor i spektaklit televiziv italian “Fantastico”. Nė karrierėn e tij, ai e ka sfiduar veten nė shumė rrafshe. Por kėtė vit e ka nisur ndryshe.

Fini ka pranuar ftesėn e Baletit Kombėtar tė Kosovės pėr tė realizuar shfaqjen e parė tė baletit pėr vitin 2013, shkruan sot “Koha Ditore”. Nga dita e parė e muajit shkurt ai do tė nisė punėn pėr tė realizuar premierėn e parė me tė cilėn BKK-ja do tė nisė vitin 2013. Njė spektakėl baleti bashkėkohor, ėshtė ajo qė premtojnė udhėheqėsit e kėtij institucioni.

Ahmet Brahimaj, drejtor i Baletit Kombėtar tė Kosovės, ka thėnė se institucioni qė ai drejton, sivjet, do tė nisė vitin me koreografin italian.

“Antonio Fini ėshtė koreograf shumė i njohur italian, i cili momentalisht ndodhet nė Amerikė. Kontaktet me tė i kemi siguruar pėrmes miqve tanė. Edhe pse baleti kėtu nuk vlerėsohet sa duhet, ne kemi miq tanė nėpėr botė dhe ata na propozojnė me kė tė bashkėpunojmė”, ka thėnė Brahimaj.

Ai nuk ka dhėnė shumė shpjegime pėr shfaqjen e parė tė Baletit Kombėtar tė Kosovės, por ka siguruar qė do tė jetė njė spektakėl atraktiv pėr publikun.

“Nga bisedat qė kemi pasur me koreografin, jemi dakorduar tė jetė njė shfaqje e baletit kontemporan. Ai do tė vijė me propozimet e tij dhe do tė diskutojmė pėr detajet”, ka thėnė ai.

Brahimaj ka thėnė se Baleti Kombėtar i Kosovės pėr vitin 2013 parasheh tė realizojė katėr premiera.

“Pėr kėtė vit kemi parashikuar katėr premiera. E para me koreografin italian do tė jetė nė mars, ndėrsa e dyta nė prill. E dy tė tjerat do tė realizohen nė pjesėn e dytė tė vitit”, ka thėnė ai.

Baleti i Kosovės, i cili sivjet i ka kėrkuar Ministrisė sė Kulturės mbi 200 mijė euro buxhet, mėton qė kėtė vit tė zhvillohet mė tej.

“Shpresojmė qė do tė kemi rritje buxheti, fillimisht pėr t’i realizuar projektet qė kemi. Meqė pėrmes punės ekipi ynė zhvillohet edhe artistikisht, edhe teknikisht”, ka thėnė ai.

Brahimaj ka thėnė se BKK do tė shqyrtojė mundėsitė qė gjatė vitit tė prezantohet nė festivale nė rajon.

“Nga turneu qė patėm vitin e kaluar nė Turqi kemi marrė premtime qė do tė kemi ftesa pėr festa. Por nėpėr Evropė e kemi mė problem pasi duhet tė gjejmė sponsorė”, ka thėnė ai.

Ndryshe, Antonio Pio Fini ka lindur nė Villapiana tė Kalabrisė sė Italisė. Nga mosha 16 - vjeēare kishte mėsuar tė vallėzonte me zjarr.

Ai ka diplomuar nė “Teatro Carcano” nė Milan. Ka vazhduar studimet nė “Martha Graham School of Contemporary Dance”, para se t’i bashkohej trupės “Michael Mao Dance”, nė New York. Pėr kėtė tė fundit kanė shkruar mediet mė prestigjioze botėrore. “Mao kombinon njė pėrzierje tė stileve personale, me tema dramatike dhe lėvizje koreografike postmoderne”, ka shkruar “Ballet News”.

Nė vitin 2011 ai themeloi festivalin “Alto Jonio Dance Festival”. Ai ishte lider i ansamblit “Martha Graham Dance” dhe ka qenė i angazhuar si solist nė “Long Island Ballet Theater”, “Boca Ballet Theater” nė Floridė etj. Ėshtė autor i disa koreografive, nė vitin 2005, Antonio Fini ka fituar “Olympics of Dance” nė Milano. Mė pas ėshtė ftuar nė Amerikė pėr t’u angazhuar si koreograf nė “New York City Opera”. Nė janar tė vitit 2011, Fini realizoi videoklipin e parė nė bashkėpunim me muzikantin izraelit Noa Guy.