Procedurat për hapësirë të përbashkët radiotelevizive Kosovë-Shqipëri brenda 4-5 javësh

Publikuar: 15.01.2013 - 13:07

Prishtinė, 15 janar - Kryetarja e Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit Shqiptar, Endira Bushati, nė njė intervistė pėr Radio Kosovėn tha se fillimi i transmetimit tė valėve radiotelevizive me pėrsėritėsa (repetitorė), mes Kosovės dhe Shqipėrisė, ėshtė ēėshtje vullneti e mundėsish. Nė njė intervistė pėr Radio Kosovėn, Bushati ka thėnė se pėr ta realizuar kėtė projekt, procedura administrative mund tė kryhet brenda 4-5 javėsh.

 E pyetur se ēfarė duhet tė bėjnė radiot dhe televizionet qė ta marrin lejen, pėr tė filluar transmetimet nė territoret e ndėrsjella, Bushati u pėrgjigj se njė subjekt radioteleviziv pėr tė mundėsuar transmetimin nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė nėpėrmjet pėrsėritėsave, mjafton qė tė paraqesė interesin pranė Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit. Pastaj, Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit studion mundėsinė teknike pėr tė realizuar kėtė, mė konkretisht hapėsirat frekuencore pėr transmetimin nė rrugė tokėsore. Mandej, pėr kėtė bėhet njė procedurė administrative nė dhėnien e vendimit administrativ dhe ėshtė thjesht ēėshtje teknike vendosja e njė transmetuesi nė pikat e transmetimit pėr zonėn qė kėrkohet tė mbulohet. Ėshtė njė praktikė qė ne, pra Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit, e ka bėrė ndėr vite. Ju jeni dėshmitarė tė gjithė qė, sot, nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, shihet televizioni francez ‘TV5’. Pėrpara disa javėsh ne licencuam radion ‘China International’ (“CRI”, pra radion kineze) dhe kemi edhe disa radio tė tjera qė transmetojnė nė territorin tonė nė kėtė mėnyrė, pra me pėrsėritėsa.

Nė vazhdim ajo sqaroi: Pėr tė transmetuar nė Shqipėri, konkretisht tė subjektit - Radiotelevizioni i Kosovės (RTK), iu referova njė kohe tė limituar, ose mė saktė njė lejeje provizore qė duhet tė mbarojė deri nė qershor 2015, kur ėshtė detyrimi i Shqipėrisė nė kuadėr tė marrėveshjeve ndėrkombėtare pėr kalimin nga transmetimet analoge nė transmetimet numerike apo siē quhen ndryshe transmetimet digjitale. Ka njė projektligj qė po diskutohet nė Komisionin pėr Media tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Sigurisht, ky projektligj krijon hapėsira mė tė mėdha pėr transmetimet e kanaleve televizive jo vetėm tė Kosovės apo tė Maqedonisė, apo nė pėrgjithėsi tė hapėsirės mbarėshqiptare, por edhe tė subjekteve tė tjera qė duan tė kenė njė program ose siē quhen ndryshe nė termat e ligjit “operatorė tė shėrbimit mediatik”.

Endira Bushati  duke iu pėrgjigjur pyetjes nėse mund tė ketė njė licencė kombėtare pėr operim nė tė dy kėto territore, tha: Sistemi numerik, siē dihet, ka njė avantazh shumė tė madh. Pėrveēse liron brezin e frekuencave pėr pėrdorimin (e frekuencave qė lirohen) e telefonisė celulare apo pėr shėrbimet e tjera tė telekomunikacionit, ka edhe avantazhin qė nė njė frekuencė mund tė transmetohen deri nė 16 kanale, gjithnjė nėse marrim parasysh standardin ‘definition’. Por, nėse kalojmė nė standardet e tjera si ‘high definition’ apo ‘full high definition’, atėherė ky numėr i kanaleve zbret nė varėsi tė teknologjisė sė pėrdorur. Pra, shėrbimi numerik sigurisht qė do tė ofrojė mė shumė mundėsi qė programet shqiptare tė subjekteve tė licencuara brenda territorit tė Republikės sė Shqipėrisė tė transmetohen edhe nė Kosovė dhe anasjelltas. Kjo nėnkupton qė dy entet tona rregullatore, pra Kėshilli Kombėtar i Radio Televizionit nė Shqipėri dhe KPM-ja nė Kosovė, tė bashkėpunojnė nė kuadėr tė njė projekti pėr licencimin e programeve televizive mbarėshqiptare nė rrjetet pėrkatėse nė territoret pėrkatėse.