Filarmonia mbyll vitin me muzikë latino-amerikane

Publikuar: 22.12.2012 - 21:53

Prishtinė, 22 dhjetor - Fiks 400 euro i ka kushtuar Filarmonisė sė Kosovės marrja me qira e vibrafonit - njė instrument i familjes sė perkusioneve - pėr shfrytėzim njėjavor. Por pėr drejtorin e Filarmonisė sė Kosovės, Baki Jashari, kjo ia ka vlejtur. Vibrafoni nė tė do tė luajė perkusionisti Patris Berisha ėshtė njėri prej instrumenteve kryesore nė programin e koncertit tė fundvitit nga Filarmonia e Kosovės. Njė javė para se tė mbyllet viti, institucioni mė i lartė i muzikės serioze, do tė mbajė gala koncertin i cili pėr dallim prej tė tjerėve, ka njė program me vepra kryesisht orkestrale  tė stilit muzikor latino-amerikan. Pėr Berishėn, vibrafoni ėshtė njė instrument, me tė cilin po luhet pėr herė tė parė nė Kosovė. “Shumica e publikut do t’i dėgjojnė pėr herė tė parė disa tinguj”, ka thėnė ai. “Pėr kėtė instrument ne jemi 5 ose 6 veta qė luajnė, e unė ushtroj nė Shkup”, ka thėnė ai. Pėrpos Berishės, ylli tjetėr i kėsaj mbrėmjeje do tė jetė sopranoja Arta Jashari e cila sipas Baki Jasharit - qė ėshtė edhe babai i sopranos - ka “njė rol tė vogėl por atraktiv”. Sopranoja do tė interpretojė  njė fragment tė kompozitorit Lobos tė titulluar “Bachianas Brasileiras nr.5” ndėrsa Berisha do tė luaj veprėn e Ney Rosauro. Drejtori i Filarmonisė ka thėnė se pėrzgjedhjen e kėsaj dysheje e ka bėrė dirigjenti austriak Claudio Buchler i rikthyer pėr tė tretėn herė nė Kosovė pėr tė dirigjuar koncertin tė Orkestrės sė Filarmonisė. Jashari ka thėnė se tė qenit baba i sopranos nuk ka ndikuar nė pėrzgjedhjen e saj.

“Nuk ėshtė vajza ime, por ėshtė soprano e diplomuar dhe anėtare e Korit tė Filarmonisė. Dirigjenti e njeh qė mė parė, pasi gjatė studimeve tė saj nė Slloveni kanė pasur kontakte”, ka thėnė i pari i Filarmonisė. Megjithatė ai ka shpalosur edhe njė detaj pėr vajzėn e tij. “Dirigjenti e ka ftuar atė, nė vitin 2013 qė tė prezantohet nė orkestrėn e tij nė Austri”, ka thėnė Jashari.

E dirigjenti nuk ka folur pėr kėtė ēėshtje. Ai ka folur mė shumė pėr lumturinė e tij pėr kėtė koncert. “Jam i lumtur tė jem pėrsėri nė vendin tuaj. Mendoj se do tė jetė njė koncert i mirė e i ngrohtė nė kėtė mot tė ftohtė”, ka thėnė Buchler. Ai ka thėnė se shpreson qė tė shoh sa mė shumė publik. “Ata kanė mundėsi tė dėgjojnė njė program shumė interesant me vepra latino-amerikane”, ka thėnė dirigjenti.

E sipas drejtorit tė Filarmonisė, bazuar nė prejardhjen e dirigjentit dhe lidhshmėrinė e tij tė ngushtė mė Argjentinėn, nga ky koncert pritet njė interpretim tė veēantė dhe origjinal tė veprave tė autorėve latino-amerikan. Arturo Marquez, Alberto Ginastera, H.Villa-Lobos do tė jenė disa nga kompozitorėt, veprat e tė cilėve do tė performohen nė kėtė koncert.

Ky ėshtė koncerti i parė qė Filarmonia e Kosovės e bėnė tėrėsisht me vepra tė muzikės lantino-amerikane. “Ėshtė muzikė vallėzuese dhe shpresoj qė publiku do tė lėvizė nga karriget”, ka thėnė Jashari. E publiku duhet tė paguaj pesė euro pėr biletėn nė koncertin qė do tė mbahet nė Sallėn e Kuqe tė Pallatit tė Rinisė. Pikėrisht nė koncertin e fundvitit tė kaluar, Filarmonia kishte filluar sistemin e pagesės pėr koncertet e saj. “Deri tani janė arkėtuar diku pesė mijė euro tė cilat do tė shfrytėzohen pėr tė investuar nė infrastrukturė”, ka thėnė Jashari. Ai ka folur edhe pėr performancėn e sė premtes mbrėma tė Korit tė Filarmonisė nė “Ditėt e muzikės kosovare”.