“Eposi i kreshnikëve” prezantohet në Pekin

Publikuar: 17.12.2012 - 12:50

Pekin, 17 dhjetor -  Ėshtė mbajtur nė Pekin muajin e kaluar “Konferenca ndėrkombėtare 2012 e studimeve epike: drejt diversitetit, kreativitetit, qėndrueshmėrisė”. Nė kėtė aktivitet tė Akademisė Kineze tė Shkencave Sociale morėn pjesė shtatėdhjetė e njė studiues tė epikės nga 4 kontinente e mes tyre edhe studiuesit tanė, epikologėt Zymer Neziri, Nicola Scaldaferri dhe Rigels Halili. Nė praninė e personaliteteve tė shquara shkencore e kulturore tė Kinės, studiuesi Zymer U. Neziri nga Prishtina mori pjesė nė kėtė konferencė me kumtesėn: “The Epos of the Frontier Warriors: Albanian poetic tradition and living heritage of oral epic world” (Eposi i Kreshnikėve: tradita poetike shqiptare dhe trashėgimia e gjallė epike gojore botėrore). Pjesėmarrės nė konferencė qenė edhe dy studiues tė tjerė shqiptarė, arbėreshi Nicola Scaldaferri, nga Universiteti i Milanos, Itali, me kumtesėn: “Textualizing the Performance: Issues on the Albanian and Arbėresh Epic Tradition”  (Tekstualizimi e performanca: Ēėshtje tė traditės epike shqiptare dhe arbėreshe), si dhe Rigels Halili, nga Universiteti i Torunjit, Poloni, me kumtesėn: “Between tradition and modernity - a typology of Albanian epic singers in Albania and Kosova nowadays.” (Midis traditės dhe modernitetit - njė tipologji e kėngėtarėve epikė shqiptarė nė Shqipėri dhe Kosovė nė ditėt e sotme). Nė njė ekspozitė tė veēantė janė paraqitur koleksione epike dhe studime nė Kinė, nė Bibliotekėn e Akademisė (CASS), duke pėrfshirė libra, gazeta, publikime nė lidhje me studimet epike nė Kinė (dhe mė gjerė) gjatė 10 dekadave. Nga botimet shqip aty u ekspozuan: “Visaret e Kombit”, I; “Visaret e Kombit”, II; Sh. Sinani, “Mitologji nė Eposin e Kreshnikėve”; Sh. Sinani, “Tradita gojore si etnotekst”; Q. Murati, “Kėrēova, hulumtime gjuhėsore, etnografike dhe folklorike”; A. Dushi, “Elemente tė epikės gojore nė prozėn e Ismail Kadaresė”; “Koncepte moderne”, pėrzgjodhi dhe pėrktheu A. Dushi; Rizah Bllaca, “Kėngė popullore”, I; M. Zeqiri, “Epika historike shqiptare e regjionit tė Kumanovės”; Z. U. Neziri, “Studime pėr folklorin, I: Eposi i Kreshnikėve dhe epika historike”; Z. U. Neziri, “Epika legjendare e Rugovės”, I; Z. U. Neziri, “Epika legjendare e Rugovės”, II; Z. U. Neziri, “Epika legjendare e Rugovės”, V; Z. U. Neziri, “Kėngė tė kreshnikėve”; “Lahutari i fundit” (Le dernier joueur de lahouta), film dokumentar, regjisor S. Kokolli; Rr. Ulaj, “Kėndon lahuta e Gucisė”, CD; “Tinguj tradicionalė tė Kosovės”, pėrgatitur nga V. Shkodra, K. Bajraktari dhe B. Xhemili, CD; “Kėngė epike historike”, 1997-2001, CD, pėrgatitur nga Z. U. Neziri. Pas konferencės, kėto materiale shqip iu dhuruan Arkivit, pėr njė projekt ndėrtimi,

i cili ėshtė duke u zhvilluar nė Akademinė Kineze tė Shkencave Sociale.