Halil Budakova vjen si Rambo në “Shkollën e maleve”

Publikuar: 08.10.2012 - 10:54

Prishtinė, 8 tetor - Personazhi qė e luan Halil Budakova nė filmin e tij pėrsėri ėshtė njė komandat i cili vdes pas njė akti heroik. Skena e vdekjes nė filmin e tij mė tė ri “Shkolla e maleve”, qė u dha premierė tė dielėn mbrėma nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės, ėshtė xhiruar nė tė njėjtin pozicion dhe ka gati tė njėjtin monolog sikur tek filmi i tij i parafundit “Azem Galica”. Veēse nė filmin e ri qė flet njė mėsues qė hap njė shkollė nė malet ku popullata kosovare ka qėndruar gjatė luftės, Halil Budakova nuk e ka rolin kryesor sikurse nė filmin e tij pėr Azem Galicėn. Por, megjithėkėtė, Halil Budakova nuk rri nė hije gjatė filmit. Si hero, pėrpos qė e ka prezantuar mėsuesin Burim qė luhet nga Avni Lushtaku, Budakova i ka dhėnė shumė rėndėsi paraqitjes sė tij. Nė film ai nuk ėshtė njė komandat dosido i UĒK-sė. Ai duket si Sylvester Stalone nė rolin e Rambos. Nė skenat ku bėn luftė nė tre metra distancė, Budakova i shkarravitur nė fytyrė, me njė mitraloz nė dorė, lufton pėrballė tė gjithėve. Ai ėshtė njė bashkatdhetar qė i ėshtė bashkuar luftės, pėrderisa “djalit tė tij Lirimit i premton se do t’ia ēojė lirinė nė Gjermani”. Mė dramatike ėshtė pjesa e ngadalėsuar ku ai duket idhnak. Tamam sikur nė filmat karate, ku aksionet kulmore bėhen nė “slow motion”. I gjithė filmi qė zgjat mė shumė se njė orė, ka mbledhur kastėn e aktorėve vendorė jo pak tė njohur. Pėrpos gruas sė tij qė e angazhon nė ēdo film, Meritėn, nė “Shkollėn e maleve” ka angazhuar edhe Enver Petrovcin nė rolin e komandantit tė UĒK-sė e Ēun Lajēiin nė rolin e njė komandanti nė ushtrinė serbe. Petrovci, i nxitur nga Budakova qė ka kritikuar Ministrinė e Kulturės qė nuk i ka dhėnė mbėshtetje financiare, e ka quajtur Ministrinė njė bandė.

Ka qenė Budakova ai qė ka vazhduar kėto kritika duke thėnė se edhe nėse nuk i japin pare, ai do tė vazhdojė tė bėjė filma. “Shkolla e maleve” vjen vetėm njė vit e shtatė muaj pas filmit “Azem Galica”, i kritikuar ashpėr edhe pėr kualitetin, por edhe pėr shtrembėrim faktesh.

“Nuk e kam problem tė bėj filma, sepse jam mė i fort sa krejt Qeveria”, ka thėnė Budakova. Ai ka falėnderuar Zotin dhe shumė tė tjerė qė i kanė ndihmuar.

“Me e kry filmin e kam pasur tė vėshtirė”, ka thėnė Budakova. Ai ka thėnė edhe dy tri fjalė tė tjera pėr Ministrinė e Kulturės. Asnjė zyrtar i kėsaj ministrie nuk ka qenė nė premierėn e tij. “Ndoshta pak e kam tepruar, por edhe kėtė film nuk e ka financuan Ministria e Kulturės, sepse janė alergjikė ndaj filmave tė mi”, ka thėnė Budakova. Regjisori i cili ėshtė i njohur edhe si njėri nga mė tė “fortėt” nė bėrjen e filmave, ka stėrmbushur sallėn e TKK-sė. Nė audiencė nuk janė regjisorė a aktorė tė njohur tė kinematografisė kosovare, pos atyre qė luajnė nė “Shkolla...”. Por njėri qė jeton nė Amerikė e qė ka qenė profesor i Halil Budakovės, Xhevat Nimani, e ka quajtur studentin e tij njė regjisor tė madh.

“Mendoj se ky film ėshtė dėshmi e ėndėrrimit tonė shqip, shqip dhe vetėm shqip”, ka thėnė Nimani. Por filmi i ri i Budakovės, tė cilin e ka sponsorizuar edhe njė gjellėtore nė kryeqytet, ka jo pak dialogė nė serbisht nė gjuhė tė huaja qė shumė herė iu mungonte pėrkthimi. Zėrimi, ani pse i sapoblerė nė Teatėr, nuk ka kryer punė. Shpeshherė ka pasur ulje e ngritje tė volumit.

“Shkolla e maleve” fillon me skenėn e protestave tė viteve ’90. Mė pas ngjarja zhvendoset nė njė fshat, ku forcat serbe sulmojnė edhe shkollėn. Aty plagoset nxėnėsi Krenari, qė luhet nga Shaban Jashari, anėtar i familjes sė Adem Jasharit. Skenat e filmit zhvillohen mė sė shumti nė male. Krenari me mėsuesin Burimin gjithmonė e kanė me vete njė glob. Ata ndėrtojnė njė shkollė nga druri e llastiku. Ndėrkohė aty bėhen edhe dasmat. Pak sekonda mė vonė aty afėr kris lufta. Dhe nė fund kur nxėnėsi Krenari zihet nga ushtria serbe nė mal, aty del Halil Budakova i cili i vret krejt armiqtė teksa arrin ta shpėtojė nxėnėsin, por vetė ai vdes. Pėrfundon lufta e fill pas kėsaj UĒK-ja ndėrton njė shkollė tė re. Krenari kthehet nga Zvicra, ku ka shkuar pėr shėrim. Me vete sjell edhe njė glob dhe filmi pėrfundon.

Murat Jashari, qė ka qenė edhe konsulent i Halil Budakovės pėr tė bėrė kėtė film, ka thėnė tė ketė bėrė gjithēka qė nga pėrvoja dhe njohuria e tij t’i shkrijė nė skenar. Por ka thėnė se filmi ka mundur tė bėhej mė mirė. “Nė film ėshtė munduar tė zbardhen disa periudha 50 deri 60-vjeēare. Natyrisht qė pėrpjekjet kanė qenė, por ka vend pėr pėrmirėsime”, ka thėnė Jashari. Megjithatė, sipas tij, filmi ka ruajtur kronologjinė. “Ndoshta ka mundur tė jetė edhe mė mirė sikurse tė kishte mjete mė shumė, ose teknologji mė moderne pėr ta bėrė njė film”, ka thėnė Jashari. E njė ish - komandant nė UĒK-nė e vėrtetė, tash deputet , Rexhep Selimi, ka thėnė se filmi ėshtė realizuar mirė. I pyetur nėse gjatė luftimeve frontale gjatė luftės ka ndodhur qė tė luftohet nė 5 metra afėrsi, Selimi ėshtė pėrgjigjur duke thėnė se ka pasur raste kur ėshtė luftuar edhe mė afėr. “Edhe nė tri metra kemi luftuar”, ka thėnė Selimi. Pėr tė “Shkolla e maleve” ėshtė njė realizim i mirė.

“Ėshtė vėshtirė qė tė pėrshkruhet ēka ka qenė, por asaj ēfarė i dedikohet. Ka shumėēka qė tė pėrmirėsohet, por shkollėn e maleve e pashė”, ka thėnė Selimi pėr filmin i cili prej sot (e hėnė) do tė zėrė vend nė repertorin e Kinemasė ABC.


FLORENTINA MALIQI11.12.2012/14:33

SA E FORT KE FILMI NE PODUJEV MENDOJ SE TE GJITHT E KINI PARE FILMI HALIL BUDAKAVA

ezana17.11.2012/15:51

mir e ka ba shum um ka pelqy

ezana17.11.2012/15:49

poooo i mir ama i trishtueshem a po jo zana jana gona tina boda roza lira ma te mirat. mir mir e ka ba filmin un kum kajt kur e kum pa po vallahi