Inaugurohen renovimet në Muzeun e Kosovës

Publikuar: 02.10.2012 - 18:15

Prishtinė, 2  tetor - Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka pėruruar sot pėrfundimin e restaurimeve tė pjesshme nė Muzeun e Kosovės. Pėrpos kėsaj, Ministri Krasniqi simbolikisht ka zbuluar edhe njė skulpturė tė gjetur nė kėtė vit gjatė gėrmimeve arkeologjike nė lokalitetin Ulpiana nė Prishtinė. Nė Muzeun e Kosovės po ashtu ėshtė mbajtur edhe njė ekspozitė me gjetje arkeologjike gjatė vitit 2012 dhe mė herėt, si dhe janė shfaqur sekuenca tė njė dokumentari tė realizuar nga MKRS pėr lokalitetin Ulpiana. Kėto aktivitete janė mbajtur nė kuadėr tė Ditėve tė Trashėgimisė Evropiane, qė ėshtė njė shėnim i parvjetshėm.

Ministri Krasniqi tha nė fjalėn e tij para tė pranishmėve se, nga institucionet ndėrkombėtare nė Kosovė si dhe pėrfaqėsues tė institucioneve tė trashėgimisė kulturore, se investime nė renovime tė tjera nė Muze do tė ketė edhe vitin e ardhshėm. MKRS kėtė vit ka investuar nė renovimin e dyshemesė nė tė tre katet e Muzeut. “Ndryshimi qė po e shohim nė Muze ėshtė njė reflektim edhe i shumė ndryshimeve tjera pozitive qė kanė ndodhur kėtė vit nė fushėn e trashėgimisė, qė ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė njė prioritet i MKRS-sė”, tha ai teksa ka njoftuar se tė hėnėn (dje) ka nėnshkruar plotėsimet nė Listėn e Pėrkohshme tė Monumenteve tė Trashėgimisė Kulturore nė Mbrojtje, qė pėrmban 1181 monumente. “Plotėsimi dhe miratimi i Listės sė pėrkohshme dhe pėrfundimi i renovimeve nė Muze, janė lajme tė mira qė marrim sot nė kėtė aktivitet qė ėshtė nė kuadėr tė shėnimit tė Ditėve tė Trashėgimisė Evropiane. Kosova ka vizion tė saj integrimin nė Evropė dhe padyshim se Trashėgimia Kulturore ėshtė njė aspekt i rėndėsishėm i angazhimeve tė tė gjitha vendeve anėtare. Ne mburremi me diversitetin tonė kulturor, qė ėshtė vėrtet njė vlerė evropiane”, tha ministri.

Listės sė miratuar dje nga ministri dhe e propozuar dhe pėrpiluar nga Komisioni, i janė shtuar 295 monumente, prej tė cilave 37 tė trashėgimisė arkeologjike dhe 258 tė asaj arkitekturore. Nga lista janė hequr 15 monumente qė kanė qenė tė pėrsėritura me emra tė ndryshėm dhe 29 varreza dhe komplekse varrezash, sipas vendimit tė Komisionit.

Nė fjalėn e tij, ministri ka pėrmendur njė numėr tė projekteve qė janė realizuar dhe po realizohen kėtė vit nė trashėgimi. Ai ka pėrmendur intervenimet emergjente nė mbi 30 monumente tė Trashėgimisė Kulturore, qė pėrben njė rritje krahasuar me vitin e kaluar. Po ashtu pėrmendi edhe restaurimet qė MKRS ka bėrė nė disa monumente historike nė disa komuna tė ndryshme.