“Dodona” gati për Festivalin e Teatrove të Kukullave

Publikuar: 23.09.2012 - 12:28

Prishtinė, 22 shtator - Skena e teatrit e “Dodonės” ėshtė gati pėr tė pritur trupa nga vendi e rajoni. Pėrgatitjet pėr edicionin e dytė tė Festivalit tė Teatrove tė Kukullave tashmė janė bėrė. Pėr dallim nga edicioni i kaluar, kur festivali ishte mbarėkombėtar - sivjet do tė marrin pjesė edhe teatro nga vendet e rajonit. Janė tri trupa tė njohura qė kanė konfirmuar pjesėmarrjen nė festivalin treditor i cili nis tė mėrkurėn e 26 shtatorit. Festivali i vetėm i kėtij lloji nė Kosovė nuk ka karakter garues. “Nė festival do tė marrin pjesė edhe Teatri i Qytetit tė Prishtinės -‘Dodona’, Teatri Kombėtar i Fėmijėve nga Tirana, teatri i kukullave ‘A.Z. Ēajupi’ nga Korēa, si dhe Teatri i Dramės dhe i Kukullave nga Vraca e Bullgarisė”, ka thėnė menaxheri i teatrit “Dodona”, Valdet Rama. Mysafirė specialė do tė vijnė nga Pogradeci dhe Elbasani.

Drejtori i teatrit “Dodona”, Agron Shala, ka thėnė se ky festival ka rėndėsi tė madhe, nga vetė fakti qė ėshtė i vetmi i kėtij lloji qė mbahet nė Kosovė.