“DokuFest” u mëson nxënësve realizimin e dokumentarit

Publikuar: 20.09.2012 - 10:05

Prishtinė, 20 shtator - Nxėnėsit e katėr shkollave tė Prizrenit, Dragashit dhe tė Rahovecit do tė marrin njohuritė bazike se si realizohen dokumentarėt. Festivali ndėrkombėtar i filmit dokumentar dhe tė shkurtėr “DokuFest” do tė zgjerojė programin edukativ nė kuadėr tė projektit “Shkolla dhe filmi dokumentar”. Nė bashkėpunim me drejtoritė e arsimit tė kėtyre komunave “DokuFest” do tė organizojė seminare pėr arsimtarėt e shkollave tė mesme tė disa qyteteve. “Nė shkolla ne do tė zhvillojmė edhe katėr klube tė filmit dhe do tė trajnojmė dymbėdhjetė nxėnės tė shkollave tė mesme nė videoaktivizėm. Manualėt metodikė pėr pėrdorimin e dokumentarėve nė klasė do tė pėrkthehen nė gjuhėn serbe pėr pėrdorimin e tyre edhe nga nxėnėsit serbė dhe goranė”, thuhet nė njė komunikatė pėr media tė “DokuFest”.

Sipas komunikatės, nė kuadėr tė projektit “Shkolla dhe filmi dokumentarė”, nxėnėsit e shkollave tė mesme do tė kenė rastin tė mėsojnė pėr teknikat e identifikimit tė storieve, pėrdorimit tė pajisjeve filmike, xhirimit dhe montazhit.

“Nxėnėsit do tė pajisen me mjete tė nevojshme pėr filmim dhe ata do tė prodhojnė filmat e tyre tė cilėt trajtojnė ēėshtje tė drejtave tė njeriut. Filmat do tė shfaqen nė edicionin e ardhshėm tė ‘DokuFest’ nė njė program special pėr filmbėrėsit e rinj”, thuhet nė komunikatė.

Qė nga viti 2008, “DokuFest” ka organizuar shfaqje tė filmave dokumentarė nė bazė javore pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme, tė cilėt pėrcollėn shfaqjen e filmave dhe shprehėn interesim pėr debatet e organizuara pas emetimit tė tyre. Po ashtu ky festival, nė bashkėpunim me personelin e sistemit tė arsimit kosovar ka publikuar njė manual me informata mbi filmat dokumentarė dhe pėrdorimin e tyre si mjet edukimi nė shkollat e mesme tė Kosovės pėr ēėshtjet e tė drejtave tė njeriut.

Projekti “Shkolla dhe filmi dokumentar” ėshtė i implementuar nė bashkėpunim me partnerin e festivalit “One World Festival” tė Pragės dhe i mbėshtetur nga Ndihma Kombėtare pėr Demokraci NED.