“Frigoriferi” - premierë në Ferizaj

Publikuar: 20.09.2012 - 10:02

Prishtinė, 20 shtator - Shfaqja qė pėr temė ka historinė e dy personazheve tė mbyllura nė njė frigorifer gjatė bombardimeve tė NATO-s, do tė jepet premierė sonte (e enjte) nė Teatrin Profesionist “Adriana Abdullahu” nė Ferizaj.  Shfaqja nėn regji tė Fatmir Hysenit e shkruar nga Naser Shatrolli me Dardana Mehmetin e Nexhat Gjoklin nė rolet kryesore do tė hapė sezonin e ri tė kėtij teatri.

Dy heronjtė e kėsaj drame, Atdheu dhe Liria, tė mbyllur nė frigorifer tentojnė qė ta sfidojnė atė ambient duke e tallur njėri - tjetrin pėr tė fshehur frikėn nga ajo qė ndodh jashtė frigoriferit. Sipas njė komunikate pėr media tė ekipit tė shfaqjes, mesazhi i “Frigoriferit” ėshtė qė tė tregojė, se si njeriu dita-ditės po tjetėrsohet. “Jemi nė provė gjenerale kur po e shtrojmė shfaqjen nėpėr tė gjitha hallkat skenike dhe shpresojmė se ka pėr tė reflektuar puna jonė zinxhirore”, citohet tė ketė thėnė Hyseni. Ndėrsa, autori i dramės “Frigoriferi” Shatrolli, beson se shfaqja do tė dalė mirė.