Muzeu i shekullit XXI duhet të komercializohet

Publikuar: 14.09.2012 - 10:06

Prishtinė, 13 shtator - Mėnyra e funksionimi tė muzeve, nė shekullit XXI ka ndryshuar. Shari Werb, drejtoreshė e Arsimit dhe Marrėdhėnieve me Jashtė nė Muzeun Kombėtar tė Historisė Natyrore “Smithsonian” nė Washington DC tė SHBA-sė, ka ardhur qė t’ua tregojė kėtė ballkanasve. Me ftesė tė Ministrisė sė Kulturės tė Maqedonisė ajo ka qėndruar nė Shkup pėr tri ditė rresht. E nė Kosovė ka ardhur me ftesė tė Ambasadės Amerikane dhe tė Muzeut Etnologjik tė Prishtinės. Nė objektin e kėtij institucioni, Werb ka mbajtur njė ligjėratė pasditen e sė enjtes. Ajo ka folur gjatė rreth asaj se si funksionon Muzeu ku ajo punon, e nuk ka kursyer kėshilla pėr kolegėt e saj nė Prishtinė.

Ēėshtja kryesore, sipas Werb, ėshtė qė audiencat e ndryshme tė inkurajohen qė tė vizitojnė muzeun.

“Nė SHBA e kemi vėrejtur se njė metodė e mirė pėr ta bėrė kėtė ėshtė duke ofruar shėrbime tė tjera qė lidhen me muzeun”, ka thėnė Werb. E nė kėto mėnyra ajo ka numėruar disa mėnyra.

“Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė konsultohen vizitorėt pėr qėndrimin e tyre nė muze, pėr ta bėrė atė vizitė sa mė tė pėlqyeshme dhe relevante pėr ta. Duhet ndėrtuar partneritete me institucione tė ndryshme, nė mėnyrė qė i gjithė programi tė jetė sa mė interesant dhe gjithėpėrfshirės”, ka thėnė ajo.

Werb ka pėrmendur edhe njė tjetėr element, sipas saj, tepėr me rėndėsi.

“Ajo qė tėrheq vizitorėt nė muze janė shėrbimet tjera qė mund tė organizohen brenda muzeve, si kafenetė, dyqanet apo shėrbimet shtesė qė lidhen me muzeun. E gjithė kjo ndihmon nė ngritjen e nivelit tė vizitave nė muze”, ėshtė shprehur Werb.

Nė rastin e Kosovės, thotė ajo, mund tė ketė specifika tjera kulturore.

“Pėr to unė aktualisht nuk jam e njoftuar, por duhet bėrė hulumtime shtesė, pėr tė kuptuar se ēka mund tė funksiononte kėtu mė sė miri”, ka thėnė Werb.

Para tė pranishmėve nė njėrėn nga dhomat e shtėpisė sė Emingjikut, tė vjetėr mė shumė se dy shekuj, nė zhurmėn e dėrrasave tė moēme, ajo ka folur pėr pesė tipa tė vizitorėve nė muze, teksa ka numėruar hulumtuesit, fasilituesit, profesionistėt, ata qė kėrkojnė pėrvoja tė reja dhe pelegrinėt shpirtėrorė.

“Hulumtuesit janė ata qė vizitojnė ēdo cep tė muzeut dhe grumbullojnė informata, fasilitaorėt janė zakonisht prindėrit, mėsuesit apo personat tjerė tė cilėt sjellin njė grup mė tė madh tė vizitorėve, profesionistėt janė ata qė nė mėnyrė profesionale merren me njė fushė tė caktuar dhe vijnė pėr tė vizituar muzeun nė mėnyrė qė tė zgjerojnė njohuritė e tyre”, ka thėnė Werb. “Ata qė kėrkojnė pėrvoja tė reja dhe vizitojnė muzeun thjesht pėr dėshirė si dhe pelegrinėt shpirtėrorė, tė cilėt e pėrjetojnė vizitėn nė muze”, ka vazhduar numėrimin ajo.

Werb ka porositur se ata qė bėjnė njė ekspozitė nė muze, duhet tė bėjnė vend pėr tė gjitha kėto kategori vizitorėsh.

“Kjo mund tė ndihmojė nė dizajnimin e ekspozitave tuaja nė muze”, ka thėnė Werb. Por puna nuk pėrfundon me kaq.

“Puna nuk pėrfundon kur njė ekspozitė bėhet gati. E vėrteta ėshtė se puna shkencore duhet tė vazhdojė edhe mė tutje”, ka thėnė Werb, e cila ėshtė ndalur nė disa shembuj interesant nga pėrvoja e saj nė Muzeun e Historisė Natyrore nė Washington.

“Njė shkencėtare e Muzeut tonė ka dashur tė sjellė 5 mijė mostra tė llojeve tė ndryshme tė peshqve, por nuk i ka ditur emrat e tyre dhe pėr kėtė nuk ka mundur t’i importojė nė SHBA, pa i mbushur formularėt. Ajo i ka postuar ata nė ‘Facebook’ dhe pėr dy ditė miqtė e saj tė tjerė shkencėtarė kanė gjetur emrat e tė gjithė llojeve tė peshqve, qė i kanė mundėsuar asaj t’i fusė ata nė SHBA”, ka treguar Werb.

Nė muzeun ku ajo punon ka 7 milionė vizitorė nė vit, e veē nga buxheti federal i ndahen 30 milionė dollarė nė vit.

“Me kėtė hiqen vetėm shpenzimet e pagave, tė sigurisė dhe tė menaxhimit. Por kėtu nuk hyjnė shpenzimet e programeve tė ekspozitave”, ka thėnė Werb. Por ajo ka treguar edhe pėr mėnyra tjera tė grumbullimit tė buxhetit, ani pse aty nuk paguhet hyrje pėr tė parė ekspozitat e pėrhershme dhe tė veēanta tė muzeut. Vetėm nė njė dhomė hyrja ėshtė me pagesė.

“Gjashtė euro ėshtė hyrja pėr nė ‘dhomėn e fluturave’ ku vizitori hyn nė njė dhomė qė ėshtė e mbushur me flutura nga lloje tė ndryshme”, ka treguar ajo. Veē shėrbimeve qė lidhen me muzeun, ajo ka pėrmendur edhe donacionet e individėve filantropė dhe tė organizatave e mekanizmave tjerė qė mbushin buxhetin e kėtij muzeu.

“Muzetė nė SHBA janė ndėr institucionet mė tė besueshme dhe mė tė respektueshme”, ka thėnė ajo.

Werb ka ardhur nė Kosovė pėr tė ndihmuar e pėr tė trajtuar metodat e sjelljes sė sa mė shumė audiencave tė reja nė muze, dhe pėr ta bėrė atė sa mė tė qasshėm dhe mė tė pėrshtatshėm.

Shafi Gashi, drejtor i Muzeut tė Kosovės, ka thėnė se “vizita ėshtė shumė e rėndėsishme qė ndihmon nė prezantimin e pasurisė muzeale”.

Valon Shkodra, punonjės nė Muzeun Etnologjik tė Kosovės, ka treguar se ligjėrata e Werb ėshtė e para e njė serie qė do tė zhvillohet pėr mė shumė se dy muaj.

“Do tė jenė nė mes tė 8 dhe 10 ligjėratave tė cilat do tė mbahen diku nga fillimi i muajit nėntor. Ato do tė jenė nga fusha e muzeologjisė, trashėgimisė kulturore, etnologjisė dhe folklorit”, ka treguar Shkodra.

Ai ka thėnė se projekti ka nisur si shkollė verore, por mungesa e buxhetit ka bėrė qė pėr kėtė vit tė mbetet me njė cikėl tė ligjėratave, si parapėrgatitje pėr shkollėn qė synojnė ta realizojnė vitin qė vjen. Ministria e Kulturės nuk ka gjetur mjete pėr tė mbėshtetur kėtė aktivitet. Kėtė cikėl ligjėratash e ka mbėshtetur Komuna e Prishtinės, ndėrsa ardhja e Shari Werb ėshtė mundėsuar nga Ambasada Amerikane nė Kosovė.