Haxhiu: Historia e klasës së pestë, përrallë e shkruar keq

Publikuar: 14.09.2012 - 09:50

Prishtinė, 14 shtator - Deputeti Bekim Haxhiu ėshtė shokuar me historinė e klasės sė pestė tė shkollės fillore. E kishte marrė pėr ta lexuar nga kureshtja, kur atė e kishte sjellė nė shtėpi vajza e tij, e cila sivjet ėshtė nė klasėn e pestė. Pėrshtypjet pas leximit tė kėtij libri shkollor, tė enjten ai i ka ndarė  me kolegėt deputetė nė Kuvendin e Kosovės. U ka thėnė se nga ajo qė ka lexuar ka ardhur nė pėrfundim se ky libėr nuk u mėson histori fėmijėve, por ua ofron njė “pėrrallė tė shkruar keq nga Fehmi Rexhepi dhe Frashėr Demaj”.

Mė pas ėshtė pėrpjekur ta arsyetonte perceptimin e tij ndaj librit. 

“Nė kėtė libėr shkollor fėmijėve tanė u mohohet historia e vėrtetė...Nė tė, le qė nuk flitet pėr themelimin dhe historinė e UĒK-sė, por fėmijėve u mohohet tė mėsojnė pėr komandantin legjendar tė UĒK-ės Adem Jashari,  pėr heronjtė tanė si Zahir Pajaziti , Luan e Shkėlzen Haradinaj, pėr Fehmi e Xhevė Lladrovcin,  Ilaz Kodrėn e shumė heronj tė tjerė”, ka thėnė Haxhiu. Nuk ka mbaruar me kaq.

“Fėmijėve tanė, nė kėtė libėr shkollor u mohohet tė mėsojnė pėr heronjtė dhe figurat mė tė ndritura, qė dhanė mė sė shumti qė kėta fėmijė tė rriten tė lirė”, ka vazhduar Haxhiu. “Mė besoni ose jo, fėmijėt tanė nė kėtė libėr mund tė lexojnė nė faqen 104 vetėm tre rreshta pėr luftėn e fundit tė UĒK-sė, kurse nė faqen 106, si pėr ironi shkruhen dy rreshta mė shumė pėr administratėn e UNMIK-ut dhe mė pas shkruhet edhe pėr zgjedhjet e pasluftės dhe historinė e tyre”, ka shtuar ai.

Autorėt e librit, sipas tij, mė shumė u kanė dhėnė hapėsirė krijimit tė partive politike dhe filmave si “Uka i Bjeshkėve tė Nemuna” dhe “Era e Lisi” sesa formimit tė UĒK-sė dhe komandantit tė saj.

“Nė kėtė libėr fėmijėt tanė nuk mund tė mėsojnė pėr protestat e studentėve tė 1 tetorit 1997, as pėr Adem Demaēin e as pėr Ukshin Hotin, e as qė mund ta gjesh njė fjalė tė vetme pėr mijėra tė burgosur politikė. As edhe njė fjalė, as edhe njė numėr pėr mijėra tė vrarė nė luftėn e fundit”, ka konstatuar Haxhiu.

Frashėr Demaj, si njėri nga autorėt e librit, i ka vlerėsuar kėto kritika tė paqėndrueshme. Pėr “Kohėn Ditore” ai ka thėnė se historia e klasės sė pestė qėllimisht nuk ėshtė ngarkuar me fakte, data e emra, sepse nė tė kundėrtėn do tė bėhej e pakapshme pėr fėmijėt e asaj moshe.

“Qėllimi, ka qenė qė nxėnėsit tanė tė mėsojnė ngadalė histori e jo tė ngarkohen me fakte e mė gjėra tė tjera qė janė vėshtirė tė kapshme pėr nxėnėsit e klasės sė pestė”, ka thėnė Demaj.

Shqiptarėt, sipas tij, kanė njė histori mbi 2500-vjeēare dhe secila periudhė e ka rėndėsinė e saj.

“Pastaj ėshtė ēėshtje e autorėve tė teksteve shkollore se ēka ata e ēmojnė si mė tė rėndėsishme. Por secili duhet ta kuptojė se autorėt e teksteve, nė vija tė trasha pėrfshijnė tė gjitha periudhat e historisė dhe pėrfshijnė tė gjitha personalitetet e rėndėsishme qė kanė lėnė gjurmė. Kėshtu kemi vepruar edhe ne”, ka deklaruar Demaj.

Ai nuk ėshtė befasuar nga Haxhiu qė ka thėnė se UĒK-sė i janė kushtuar vetėm tre rreshta, duke thėnė se po tė varej vetėm prej tij, edhe vetė do t’i kishte bėrė shumė gjėra mė ndryshe.

“Mirėpo, secili duhet ta dijė se ka rregulla se si duhet shkruar historia pėr mosha tė caktuara”, ka thėnė Demaj. “Duhet tė jemi tė vetėdijshėm si historianė dhe si deputetė, por edhe si qytetarė tė thjeshtė se historia nuk fillon as nuk mbaron me neve. Unė nuk jam i gatshėm qė tė bėj ndryshime pėr teka tė askujt. Do tė ishte mirė qė secili qytetar i Kosovės tė vetėdijesohet dhe ta kryejė punėn e vet nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme”, ėshtė shprehur ai.

Nė kėtė kuptim, ai ka shtuar se edhe deputetėt duhet tė gjykojnė me njė gjuhė pak mė intelektuale dhe mė tė pranueshme kur dėshirojnė tė komunikojnė me intelektualėt. Tekefundit, ka thėnė se: “Kritikat nga joprofesionistėt janė joserioze”.

Nė fakt, libri i historisė pėr klasėn e pestė ėshtė kritikuar edhe nga  disa historianė qysh para dy vjetėsh.

Por jo pėr UĒK-nė! Asokohe ėshtė polemizuar rreth “paraardhėsve tė ilirėve”. Derisa autorėt e librit kanė shkruar se: “Dijetarėt mendojnė se pellazgėt janė paraardhėsit e ilirėve”, historiani Jahja Dranēolli pati thėnė se kjo ėshtė vetėm njė hipotezė, qė nuk ėshtė dashur t’u servohet fėmijėve pėr mėsim.

“Kėto teza janė lansuar mė shumė nga historianėt romantikė tė shekullit nėntėmbėdhjetė, mandej janė pėrsėritur, por janė krejt hipotetike”, pati thėnė ai.

Ish-ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, i cili vetė ėshtė historian, pati thėnė se pėr tekstet shkollore tė historisė, pėrgjegjėsinė e mbajnė autorėt. Libri i historisė pėr klasėn e pestė, megjithatė, ėshtė lejuar nga MASHT-i. 

Seferi14.09.2012/10:32

Nuk e ka hallin e UÇKse ky se asnjihere nuk ka qene ne uck,por ka qene nji profiterSHIK,por i dhemb se aty shkruan per presidentin historik IBRAHIM RUGOVA

lumbardhi14.09.2012/10:32

Ti po mendon shume gabim se historia e popullit Shqipetar i ka renjet me te thella uqk ja i takon historis me te re.

Petiriti14.09.2012/10:13

Pajtohemi dielli dhe kozmosi eshte krijuar me big bangun e masdh qe quhet ICK .Kamishi qaa shume ka profitu prej luftes se lavdishme te privatizimit te Kosoves sa i duket qe UCK eshte Pejgameri .Ska faj njeri kish met perndrysh e me shit marka te stacioni i Autobusave ne Mitrovic

drini14.09.2012/10:08

unë mendoj se historija ka fillu dhe përfundu me UQKen