Përrallat e Vëllezërve Grimm festojnë 200-vjetorin

Publikuar: 04.09.2012 - 09:42

Londėr, 4 shtator - Pėrderisa shumė njerėz kanė lexuar pėrrallat e njohura pėr Borėbardhėn dhe shtatė shkurtabiqėt, Kėsulėkuqen, Hirushen, shumė tė tjerė i kanė parė kėto tregime nė versionin e filmit, tė cilėt janė shfaqur nė kinematė mė tė njohura botėrore. Historitė e vėllezėrve tė njohur, Jakob dhe Wilhelm Grimm, janė tė njohura nga njė numėr i madh i njerėzve nė mbarė botėn. E popullariteti i tyre ka nisur fiks 200 vjet mė parė.

Pėr tė festuar pėrvjetorin e kėtyre pėrrallave, “Radio 3” e BBC-sė ka vendosur qė nė javėn e parė tė muajit shtator tė bėjė njė seri tė intervistave dhe leximeve me disa prej shkrimtarėve mė tė mėdhenj tė Britanisė, siē janė: Philip Pullman, John Agard, Sir Terry Pratchett, Carol Ann Duffy dhe Michael Morpurgo. Gjatė kėsaj jave, 5 autorėt e njohur do tė flasin rreth ndikimit qė kanė pasur pėrrallat e Vėllezėrve Grimm nė veprat e tyre, si dhe do tė bėjnė interpretimet e tyre tė pėrrallave.

Nė kuadėr tė kėtij pėrvjetori, njėri nga shkrimtarėt pjesėmarrės, Philip Pullman, ėshtė gati tė publikojė edhe pėrmbledhjen e vet tė disa prej pėrrallave tė vėllezėrve tė njohur. Qėllimi kryesor i tij ka qenė qė tė marrė disa nga tregimet qė ai i ka lexuar dhe i ka dashur shumė dhe t’ia interpretojė audiencės me zėrin e vet nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme.

Jacob Ludwig Carl Grimm (1785 - 1863) dhe Wilhelm Carl Grimm (1786 - 1859) kanė lindur nė Hanau pranė Frankfurtit. Njihen si akademikė, gjuhėtarė, studiues kulture dhe autorė gjermanė. Mbi tė gjitha, janė tė njohur si rrėfimtarė tė tregimeve popullore evropiane, dhe puna e tyre popullarizoi tregimet e mėdha si: “Hirushja”, “E bukura dhe Bisha”, “Borėbardha dhe shtatė shkurtabiqėt”, “Kėsulėkuqja” e shumė tė tjera. Nė vitin 1812, ata publikuan koleksionin e parė tė pėrrallave “Fėmijėt dhe shtėpia”, i cili sot ėshtė i njohur me titullin “Pėrrallat e Vėllezėrve Grimm”. Ndikimi i kėtij koleksioni, i cili u publikua nė rajonin gjerman tė Westphalisė, shumė shpejt u pėrhap nė gjithė botėn. Ky libėr ėshtė i dyti mė i shituri nė gjuhėn gjermane, menjėherė pas Biblės. Midis 1812 dhe 1857 pėrmbledhja e tyre e parė u rishikua dhe kėto tregime u ribotuan shumė herė, duke u rritur kėshtu numri i tyre nga 86 tregime nė mė shumė se 200. Tregimet e Vėllezėrve Grimm janė nė dispozicion nė mė shumė se 100 gjuhė tė botės dhe janė pėrshtatur pėr filmat e kompanisė sė njohur tė Disneyt.