Të rinjtë fotografojnë përballjen me paragjykimet dhe problemet sociale

Publikuar: 30.08.2012 - 09:47

Prizren, 30 gusht - Tė rinjtė nga Kosova nuk kanė mundur tė udhėtonin jashtė shtetit pėr shkak tė regjimit tė vizave, mirėpo bashkėmoshatarėt e tyre evropianė kanė ardhur nė vendin e tyre pėr tė ndarė pėrvojat e pėrbashkėta dhe pėr tė mėsuar rreth heqjes sė paragjykimeve ndaj tė tjerėve. Tė gjitha kėto ndjenja janė pasqyruar nė fotografi, qė janė realizuar gjatė njė kampi dedikuar tė rinjve nga pesė shtete tė ndryshme. Fotot janė ekspozuar tė mėrkurėn nė Sheshin e Shatėrvanit tė Prizrenit. Imazhe tė ndryshme tė jetesės nė Kosovė janė pėrjetėsuar nga objektivėt e artistėve tė rinj, tė cilėt pėrgjatė dy javėsh janė shoqėruar me njėri-tjetrin, kanė diskutuar pėr paragjykimet dhe problemet sociale dhe kanė hulumtuar praktikat e mira tė ndryshimit tė realitetit ekzistues. "'Youropixel' ėshtė njė kamp mbi shkėmbimin ndėrkulturor dhe ndėrkombėtar tė tė rinjve nga pesė shtete tė ndryshme, Austria, Zvicra, Italia, Kosova dhe Armenia. Nė kėtė kamp kanė marrė pjesė 35 tė rinj, qė kanė shqyrtuar temat shoqėrore dhe mėnyrėn pėr arritjen e ndryshimeve. Njė pjesė e kėsaj pėrvoje ėshtė paraqitur nė fotografitė e ekspozuara sot nė Prizren", ka thėnė Nadia Rainer nga Italia, bashkorganizatore e projektit.

Sipas saj, ekspozita me fotografi do tė shėtisė nė pesė shtetet evropiane, si formė e komunikimit tė tė rinjve. Ajo ka sqaruar se pėrgjatė dy javėve tė kampit tė rinjtė kanė pasur rastin qė tė merrnin pjesė nė punėtori, debate dhe tė realizojnė fotografi nė komunitete tė ndryshme, duke trajtuar kėshtu ēėshtjen e paragjykimeve, tė varfėrisė, komunitetet RAE, BE-nė, etj. "Janė trajtuar problemet aktuale por ėshtė diskutuar edhe pėr zgjidhjet, pra si tė ndryshohet realiteti aktual", ka deklaruar Rainer. Ajo ėshtė shprehur e kėnaqur me tėrė rrjedhėn e aktivitetit qė ka kulmuar me ekspozitėn me fotografi, duke konfirmuar se nė mesin e tė rinjve ėshtė arritur njė harmoni tejet e lakmueshme.

Orhan Miftari nga “Caritas” Kosova, organizatė qė ka qenė nikoqire e kėtij takimi, ka bėrė tė ditur se regjimi i vizave qė aplikohet pėr qytetarėt e Kosovės ka qenė arsyeja qė kampi ėshtė mbajtur nė Prizren, nė mėnyrė qė tė gjithė tė rinjtė tė kenė rastin qė tė shprehin ndjenjat dhe talentin e tyre. Sipas tij, kampi qė ka rezultuar me njė ekspozitė ka qenė rast tejet i mirė qė tė rinjtė e Kosovės tė shkėmbejnė pėrvojat e tyre me bashkėmoshatarėt nga Evropa, tė njoftohen mbi politikat rinore nė mėnyrė qė tė jenė edhe pjesė e zbatimit tė tyre, me qėllim tė pėrmirėsimit tė realitetit aktual.