”Festa e muzikës” gjallëron Shtëpinë e Pleqve

Publikuar: 22.06.2012 - 09:47

Prishtinė, 22 qershor - Hasime Musaj (75) nuk e mbante mend kur kishte dėgjuar muzikė pėr herė tė fundit. Kjo ka qenė arsye qė ajo tė shijojė mė tepėr performancat qė i janė ofruar nė shtėpinė ku ėshtė strehuar prej kohėsh. “Po mė pėlqen shumė”, thoshte ajo, teksa shijonte tingujt e muzikės.

Pėr tė e moshatarėt e saj e enjtja nuk ka qenė ditė e zakonshme. “Festa e muzikės” ėshtė bėrė sebep qė Shtėpia e Pleqve tė vizitohej nga njė grup muzikantėsh tė rinj. Studentėt e muzikės nė Fakultetin e Arteve pėr mė shumė se njė orė janė kujdesur qė tė interpretonin live nė Shtėpinė e Pleqve nė Prishtinė. Njė sallė me tavolina e karrige modeste shėrbeu si vend i skenės dhe audiencės. Tė moshuarit nuk e mirėpriten fillimin e programit, kur studentėt nisėn tė performonin vepra tė muzikės klasike. Atmosfera u ndez vetėm kur ata performuan “Gajdexhiun”. Tingujve tė klarinetės e  tė darabukėve nuk kanė mundur t’u rezistonin. Ata kanė vallėzuar pėr mė shumė se gjysmė ore. Muzika ka emocionuar tė gjithė. Madje edhe studentėt.

“Ndoshta do tė kishte qenė mirė qė mė shpesh tė organizoheshin ngjarje tė tilla”, ka thėnė Arta Mazreku, studente e vitit tė parė e solo kėndimit nė Fakultetin e Muzikės, derisa fshinte lotėt. Ajo ka komentuar edhe programin.

“Nė fillim ndoshta ishte pak i ngadalshėm, por pastaj u ngjall atmosfera”, ka thėnė Mzreku.

Profesoresha e saj, mezopranoja Besa Berberi, ka thėnė se 21 qershori ėshtė rast i mirė qė muzika tė depėrtojė gjithkund.

“Ėshtė shumė e rėndėsishme qė studentėt tė jenė pjesė e manifestimeve tė tilla dhe tė dėrgojmė muzikė edhe te ata qė nuk mund tė dalin”, ka thėnė Berberi.

Trim Musliu, organizator i “Festės sė muzikės” - e cila shėnohet ēdo vit nė mė shumė se 250 qytete nė 100 vende tė botės - ka thėnė se njė prej parimeve themelore tė kėsaj feste ėshtė pjesa sociale.

“Shpresoj qė sado pak t’i lehtėsojmė dhe argėtojmė nė njėfarė mėnyre kėtė shtresė qė ndodhet nė kėtė shtėpi”, ka thėnė Musliu. Ai ka shpjeguar se kjo nuk ėshtė hera e parė qė nė Shtėpinė e Pleqve dėrgojnė muzikė. “Tash e dy vjet qė realizojmė kėtė eveniment kalojmė shumė mirė dhe pėr kėtė arsye kemi vullnet sepse na presin mirė dhe i shohim tek relaksohen”, ka shtuar ai.

Pėrveē aktivitetit nė Shtėpinė e Pleqve, “Festa e muzikės” ka ofruar edhe performanca nė sheshin “Nėna Terezė”, si dhe aktivitete nė Qendrėn Korrektuese nė Lipjan dhe nė Prizren. Agjenda ka pėrfshirė muzikė tė tė gjitha zhanreve, si rock, rap, muzikė klasike, tradicionale e muzikė pėr fėmijė.

“Festa e muzikės” ishte shėnuar pėr herė tė parė Francė nė vitin 1982. Ajo karakterizohet me njė dinamikė tė fuqishme, pasi ėshtė rritur nga viti nė vit. Muzikantėt e ēdo niveli dhe stili performojnė me mijėra koncerte tė muzikės, kryesisht nė ambiente tė hapura. Aktivitetet qė organizohen nė kuadėr tė kėsaj feste janė falas pėr audiencėn.

“Festa e muzikės” nė Kosovė ėshtė pėrkrahur nga Zyra Ndėrlidhėse e Komisionit Evropian, Ambasada e Francės nė Kosovė dhe nga Komuna e Prishtinės.



 

fitnete ahmeti22.11.2012/21:46

shum mir keni vepruar ,vizitoni eshe me shpesh se ata kan nevoj per per aktivitet te ndryshme veq vazhdoni keshtu.te mendojn se edhe ne dot plakemi nje dit si ata.