Sportistët amerikanë kthyen primatin me medalje

Publikuar: 12.08.2012 - 20:27

Londėr, 12 gusht – Sportistėt e SHBA-sė e kthyen primatin sa i pėrket fitimit tė numrit mė tė madh tė medaljeve olimpike, qė e kishin humbur para katėr vjetėve nė Pekin. Ata nė LOV Londra 2012 fituan gjithsej 17 medalje mė shumė se Kina, kurse sa i pėrket vetėm medaljeve tė arta fituan tetė mė shumė se sportistėt kinezė.

SAD 46 29 29 104

Nė Londėr, sportistėt amerikanė fituan 104 medalje olimpike, nga to 46 tė arta, 29 tė argjendta dhe po ashtu 29 tė bronzta, kurse kinezėt e pėrmbyllėn me gjithsej 87 medalje olimpike, nga tė cilat 38 tė arta, 27 tė argjendta dhe 22 tė bronzta. Nė krahasim me LOV Pekini 2008, amerikanėt fituan 10 medalje tė arta mė shumė nė Londėr, kurse sportistėt kinezė mbetėn me minus 13 medalje tė arta mė pak se para katėr vjetėve.

Pas sportistėve tė kėtyre dy shteteve, sportistėt mė tė suksesshėm ishin ata vendės, tė Britanisė sė Madhe, tė cilėt fituan gjithsej 65 medalje, nga kėto 29 tė arta, 17 tė argjendta dhe 19 tė bronzta. Menjėherė pas vendėsve renditen sportistėt e Rusisė me 24 medalje tė arta, pastaj ata tė Koresė Jugore me 13 tė arta, tė Gjermanisė me 11, sa medalje tė arta kanė fituar edhe sportistėt e Francės, kurse nė mesin e mė tė suksesshmėve janė edhe Italia e Hungaria me nga tetė medalje tė arta. Pas tyre vijnė Australia, Japonia e Kazakistani me nga 7 tė arta, Holanda dhe Ukraina me nga 6 medalje tė arta e kėshtu me rashė.  

Gjithsej medalje olimpike fituan sportistėt nga 85 shtete pjesėmarrėse.